Çfarë interesash ka kush nga kriza e Katarit?

Conn Hallinan

Coptimi i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) në kampet luftarake –ku njëra palë përfaqësohet nga Katari, i cili ka mbështetjen e Turqisë dhe Iranit nga njëra anë qëndrojnë në palën tjetër Arabia Saudite, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), të cilat kanë mbështetjen e Egjiptit, është më shumë i ndërlidhur me mosmarrëveshjet me zhvillimet e brendshme politike dhe ekonomike në Lindjen e Mesme sesa me politikën e jashtme dhe fenë.

Justifikimi zyrtar i GCC-së në lidhje me vendimine 4 qershorit për prishjen e marrëdhënieve me Katarin dhe vendosjen e njëbllokade për këtëvend të vogël është se Doha po ndihmon “organizatat terroriste”. Ndërkohë që arsyet e vërtetaveçanërisht në mesin e lojtarëve kryesorë janë shumë më komplekse.

Njëherë e një kohë, gazetari për Lindjen e Mesme, Patrick Cockburn e pati përkufizuar luftën e Sirisë si një lojë shahu me pesë lojtarë, tre dimencionale, por që luhet pa rregulla. Megjithatë, përsa i përket krizës së Katarit, palët janë tkurrur në vetëm dy duke lënë pas edhe simetrinë në lidhje me lojën e shahut.

tensioni nuk është i ri

Tensionet në mesin e anëtarëve të GCC-sëkanë ekzistuar për një kohë të gjatë tashmë. Përsa i përket rastittë Katarit, këto tensione datojnë që në vitin 1995, kur babai i sundimtarit aktual, Emir Tamin Al Thanirrëzoi nga pushteti babin e tij. Sipas ekpertit në Institutin të Washingtonit për Politikat e Lindjes së Afërt, Simon Henderson, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe “e konsiderojnë grushtin e shtetit të Emir Tamin Al Thani si një precedent të rrezikshëm për familjet që mbajnë pushtetin në këtë rajon” dhe janë përpjekur të organizojnë një kundërpërgjigje për këtë veprim. Megjithatë, ky anti-grusht u ekspozua dhe kështu u detyrua që të anulohej.

Riadii ka kërkuar Katarit që të shkëpusë marrëdhëniet e tij me Iranin – një kërkesë kjo e pamundur për shkak se të dy këto vendendajnë së bashku një fushë të gazit natyror në Gjirin Persik –si dhe qët’i japin fund të gjitha lidhjeve të mundshme të Dohas zyrtare me Vëllazërinë Myslimane. Në të vërtetë, nëse ka ndonjë entitet në gjithë Lindjen e Mesme që sauditët e urrejnë – dhe që në të njëjtën kohë ifrikësohen – më shumë sesa Irani është Vëllazëria. Riadi ka luajtur një rol të rëndësishëm në rrëzimin e qeverisë së Vëllazërisë Myslimane në Egjipt në vitin 2013 dhe u bashkua me izraelitët për të margjinalizuar Hamasin, versionin palestinez të Vëllazërisë Myslimane që ushtron aktivitetin e tij dhe dominon në Gazë.

Megjithatë pikat e dëmtimit te marrëdhënieve brenda GCC-së nuk ekzistojnë vetëm në mesin e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Katarit. Oman, është një shtet që gjithmonë ka vepruar sipas interesit të tij, duke ruajtur lidhje të ngushta me armikut rajonal të Arabisë Saudite, Iranin dhe duke refuzuar të bashkohet së bashku me Riadin në luftën kundër Hutive në Jemen. Kuvajti gjithashtu ka penguar dominimin saudit të GCC-së, duke refuzuar qëtë bashkohet me bllokadën kundër Dohas dhe po përpiqet të luajë një rol ndërmjetës në krizën aktuale.

trumpi i ka ndezur dritën jeshile bllokadës

Bllokada ndaj Katarit u deklarua haptazi pak pas vizitës së Donald Trump-it në Arabinë Saudite, kur sauditët përgatitën një shfaqje për Presidentin e SHBA-së, që ishte e ekzagjëruar madje edhe për standardet e ekzagjëruara të monarkisë. Të dehur ngatablotë masive dhe në numër të lartëdhe nga vallet me shpata të ekzagjëruara, Trumpipërqafoi pikëpamjen e sauditëve në lidhje me Lindjen e Mesme, e akuzoi Iranin si një mbështetës të terrorizmit dhe me sa duket i ka dhënë dritënjeshile edhe bllokadëssë Katarit. Ai madje u përpoq që të merrte të gjitha meritat për këtë gjë.

Arabia Saudite, e mbështetur nga Bahreini, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ku i është bashkëngjitur edhe mbështetja e lojtarëve më të vegjël arriti të përpilonte 13 kërkesa për Dohan, që në vërtetë ajo mund t’i përmbushte vetëm duke braktisur sovranitetin e saj. Këto kërkesa variojnë nga dhënia fund në mënyrë krejtësisht të pamundurtë të gjitha kontakteve me Iranin, tek mbyllja e bazës ushtarake turke,si dhe akoma edhe më e pamundur ka qënë kërkesa përasgjësimin e gjigantin të medias popullore dhe fitimprurëse, Al Jazeera.

Ndërkohë që, “terrorstët” për të cilët akuzohet se po mbështetet Doha janë Vëllazëria Myslimane, të cilët sauditët dhe egjiptianët i konsiderojnë si një organizatë terroriste, por që në të vërtetë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian nuk ndan të njëjtën pikëpamje…

kjo luftë nuk i ka rrënjët as tek islami as tek terrorizmi

Pavarësisht se në pamje të jashtme e gjithë kjo ka të bëjë me faktin se Arabia Saudite ka shumicësunnite,ndërkohë që Irani ka shumicë shiite, dhe pavarësisht se në vërtetë dallimet fetare luajnë një rol të rëndësishëm në rekrutimin dhe motivimin e disa prej të përfshirëve në konflikt, kjo nuk është një betejë për një çështje të lidhur me Islamin. Më e rëndësishmjaështë se nuk ka të bëjë aspak me“terrorizmin”, pasi shumë nga vendet e përfshira janë të zhytur deri në grykëpërsa i përket mbështetjessë organizatave ekstremiste. Në të vërtetë, interpretimi reaksionar vehabist i Arabisë Saudite në lidhje me Islamin është ideologjia thelbësore për grupet terroriste të këtilla si Shteti Islamik (IS) dhe Al Kaida, dhe të gjitha palët po mbështesin një sërë ekstremistësh në Siri dhe në luftërat civile të Libisë.

Sulmi ndaj Katarit është pjesë e politikës së re agresive të Arabisë Saudite që udhëhiqet nga Princi trashëgimtar dhe Ministri i Mbrojtjes, Muhammed bin Salman. Që nga shpallja e “mbretit në pritje” nga Mbreti Selman Al Saud, Muhamedi ka nisur një luftë shkatërrimtare në Jemen që ka vrarë më shumë se 10,000 civilë, ka shkaktuar një epidemi të kolerës në të gjithë vendin dhe ka shpenzuar të paktën 700 milionë dollarë në muaj nga Thesari i Arabisë. Duke pasur parasysh çmimin në rënie të naftës dhe një popullsie në rritje – 70 për qind e të cilëve është nën 30 vjeç dhe shumë prej tyre janë të papunë –kjo nuk është një kosto që mbretëria mund të vazhdojë ta përballojë, veçanërisht me ekonominë saudite që vazhdon të jetë në recesion.

arsyeja e agresionit të arabisë saudite buron nga frika

Arsyeja e vërtetë që fshihet pas këtij agresioni të Arabisë Saudite është në të vërtetë frika… Fillimisht, ekziston frika se qeverisja islamike e modeluarë nga Vëllazëria Myslimane përbën një kërcënim për absolutizmin e mbretit të Gjirit. Së dyti, ekziston frika se MarrëveshjaBërthamoree Iranit me SHBA-në, BE-në dhe OKB-në po i lejon Teheranit të largohet nga izolimi i tij ekonomik dhe të kthehet në një qendër rivale të pushtetit në Lindjen e Mesme. Si dhe frikëase çdo gjë tjetër përveç një front i bashkuar nga GCC-ja, të udhëhequr nga Riadi do të inkurajojë kritikët e brendshëm dhe të jashtëm në lidhje me qeverisjen saudite.

Deri më tani, përpjekja për të bllokuar Katarin ka qenë më shumë një pengesë e papërfillshme se një kërcënim serioz për Dohën. Turqia dhe Irani janë duke dërguar furnizime në Katar dhe turqit kanë vendosur deri në 1.000 trupa në një bazë ushtarake afër kryeqytetit. Gjithashtu gjenden rreth 10,000 trupa amerikane në aeroportin Al Udeid të Katarit, bazën më të madhe ushtarake të Washingtonit në Lindjen e Mesme dhe një bazë qëndrore në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri dhe Irak. Çdo pushtim që synon rrëzimin e regjimit të Katarit rrezikon edhe një përplasje me Turqinë dhe SHBA-në.

aleatët e arabisë saudte nuk janë entuziastë për luftën

Ndërkohë që Egjipti është pjesë e aleancës kundër Katarit, egjiptianët janë të zemëruar me Doha duke qënë se nu kanë mbështetur anën e Kajros në luftën civile libiane dhe njëkohësisht regjimi egjiptian gjithashtu eurren Vëllazërinë Myslimane – megjithatë Egjipti nuk është një aleat entuziast. Pavarësisht se Arabia Saudite mban ekonominë e Egjiptit në këmbë, Egjipti ka refuzuar që të dërgojë trupa në luftën e Jemenit dhe nuk është i kënaqur me versionin e Islamit të Arabisë Saudite. Kairo aktualisht është në një luftë të ashpër me ekstremistët brenda vendit të frymëzuar nga vehabistët. Egjipti gjithashtu vazhdon të mbajë marrëdhënie diplomatike me Iranin.

Përveç Emirateve të Bashkuara Arabe, aleatët e tjerë të arabisë Saudite nuk janë shfaqen shumë entuziatë për këtë luftë. Sudani do të dërgojë trupa – nëse Rijadi paguan për ta –megjithatë do të dërgojë një numër të limituar. Bahreini do të përfshihet, por vetëm për shkak se ushtritë e Arabisë dhe EBA-s janë pozicionuar në krahun kundërshtar me shiitët. Jemeni dhe Libia janë pjesë e aleancës kundër Katarit, por të dyja janë në thelb shtete të dështuara. Dhe ndërsa Maldivet janë një vend i bukur për pushime, por që nuk kanë shumë për të kontribuar në këtë fushë.

Nga ana tjetër, Pakistani i cili ka qënë një aleat i Arabisë Saudite për një kohë të gjatë tashmë ka bërë me dije se nuk do të bëhet pjesëe bllokadës dhe se nuk do t’i prihë marrëdhëniet as me Katarin as me Iranin. Po kështu vende të tjera myslimane të mëdha si Malaizia dhe Indonezia vazhdojnë të ruajnë marrëdhëniet me Katarin. Ndërsa jë tjetër aleat i Arabisë, Maroku ka ofruar madje edhe që t’i dërgojë ndihma Katarit. Pra, duke parë këtë situatë nuk mund të themi me siguri se cili shtet është izoluar më shumë.

Ndërkohë që vetë Presidenti Trump mbështet Sauditët, Departamenti i Mbrojtjes dhe Departamenti i Shtetit po punojnë për të zgjidhur krizën. Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson sapo ka realizuar një udhëtim në rajon në përpjekje për t’i dhënë fund bllokadës dhe Komiteti i Senatit të SHBA-së për Marrëdhëniet me Jashtë po kërcënon të pezullojë shitjen e armëve në Riad, nëse mosmarrëveshja nuk zgjidhet. Ky kërcënim nuk është kërcënim i parëndësishëm. Arabia Saudite do të kishte vështirësi serioze për të përfunduar luftën në Jemen pa armët e SHBA-së.

por cila është ana tjetër e monedhës?

Ndërkohë që aleatët e Dohas kanë një sërë axhendash, jo të gjitha përputhen me njëra-tjetrën. Irani ka marrëdhënie të drejta, por jo të ngrohta, me Katarin. Të dy vendet duhet të bashkëpunojnë për të shfrytëzuar fushën e gazit të Parsit Jugor dhe Teherani është i mendimit se Doha ka qënë gjithmonë një anëtaree rezervuare koalicionit anti-iranian, duke u shprehur se nuk mund ta përdorte bazën ushtarake të SHBA-sënë Katar për të sulmuar Iranin.

Sigurisht që Irani tregon interes për çdo gjë që mund të përçajë GCC-në. Gjithashtu,iranianët kërkojnë që Katari të investojë në përmirësimin e industrisë energjetike të Iranit dhe madje i ka ofruar mbështetje financiare prej 177 miliardë dollarëshnë projektet e ndërtimit që Doha po kryen në kuadër të përgatitjeve për të zhvilluarKupën e Botës së vitit 2022. Po kështu, në Katarjetojnërreth 30,000 iranianë.

Ndërsa për kë kuptuar Turqinë aktuale, na mbetet vetëm të lexojmë fallin e ndonjëfilxhani kafeje.

Nga njëra anë, mbështetja e Ankarasë për Katarin është e dukshme. Katari mbështet Vëllazërinë Myslimane dhe Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdoganit është një në një këndvështrim një formë turke ie Vëllazërisë, megjithëse është më shumë e përqendruar tek pushteti sesa tek ideologjia. Erdogani ishte një mbështetës i fortë i Vëllazërisë Egjiptiane dhe marrëdhëniet mes Kajros dhe Ankaras shkuan në ngrirjen e thellë kur ushtria e Egjiptit përmbysi organizatën islamike.

Katari është gjithashtu një burim i rëndësishëm financiar për Ankaranë, ekonomia e brishtë e së cilës ka nevojë për çdo ndihmë që mund të marrë. Industria e madhe e ndërtimit të Turqisë kërkon që të nënshkruaj disa nga kontratat e ndërtimit me vlera shumëmiliardere që do të gjenerojnë lojërat e Kupës Botërore. Projektet e ndërtimit turk në Katar tashmë kanë arritur deri në vlerat 13.7 miliardë dollarë.

Nga ana tjetër, Turqia po përpiqet gjithashtu të tërheqë vëmendjen e Arabisë Saudite dhe monarkivetë tjera të Gjirit për investimet e tyre. Erdogani madje u bashkua me sulmet e GCC-sëkundër Iranit pranverën e kaluar, duke akuzuar Teheranin për planifikim të“zgjerimittë nacionalizmit persian”, një koment që shqetësonte komunitetin e biznesit të Turqisë. Ndërsa sanksionet mbi Iranin po lehtësohen, firmat turke e shohin popullatën e madhe dhe të arsimuar të vendit si një minierë ari të mundshme.

zgjidhja e erdoganit

Që prej këtij momenti, presidenti turk ka hedhur dorë nga retorikakundër Iranit dhe Ankaraja dhe Teherani madje po konsultohenme njëri-tjetrinpërsa i përket krizëssë Katarit. Thirrja e parë telefonike mbështetëse që Erdogan mori gjatë grushtit të shtetit të mbetur nëtentativë vitin e kaluar ishte nga emiri i Katarit dhe presidenti turk nuk e ka harruar se disa anëtarë të tjerë të GCC-së kanë ruajtur heshtjen e tyre për disa ditë.

Kohët e fundit, Erdoganika hedhur një pretendim të ri se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qënë të përfshira në këtëgrusht shteti.A është kjo një çështje personale për presidentin e Turqisë? Jo, por Erdogan është ndër dhëheqësit i Lindjes së Mesme i cili i ngjan më së shumti Donald Trumpit:reagon në gjaknxehtësi dhe mban mëri. Dallimi qëndron në faktin se ai është shumë më i zgjuar dhe më i informuar se presidenti i SHBA-së dhe e di se kur duhett’i shkëpusë lidhjet e tij.

Një rast i përsosur që e vërteton këtëështë lërkimi i faljes së tij ndaj rusëve pas rrëzimit të një prej aavionëve luftarakë bombardues të tyre. Fillimisht, Erdoganie kërcënoi Moskën me luftë, por përfundimisht u largua për në Shën Petersburg, me kapelë në dorë, për të bërë paqe me presidentin rus, Vladimir Putin. Dhe pasi pohoi se amerikanët ishin pas grushtit të shtetit të vitit 2016, ai u takua kohët e fundit me Tillerson në Stamboll për t’i zbutur marrëdhëniet e tensionuara. Turqia pranon se do të ketë nevojë për Moskën dhe Washingtonin për të zgjidhur luftën në Siri.

Rusët janë treguar të kujdesshëm që të qëndrojnë neutralë, janë konsultuar me Turqinë dhe Iranin dhe i kanë bërë thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin paqësisht dallimet e tyre.

Nuk ka gjasa që të kemi një zgjidhje të shpejtë të krizës së Katarit, sepse Arabia Saudite vazhdon të dyfishojë vendim pas vendimi katastrofik të politikës së jashtme, duke përfshirë edhe shpërbërjen e bllokut të vetëm ekonomik bërthamor të botës arabe. Megithatë ka zhvillime në rajon që mund të detyrojnë Riadin të tërhiqet.

shumë gjëra mund të marrin drejtimin e gabuar

Duket sikur lufta siriane është drejtuar drejt një zgjidhjeje. Lufta e Jemenit ka arritur përmasat e krizës – OKB-ja e përshkruan atë si gjendjetë jashtëzakonshmetë krizës humanitare në botë dhe presioni po rritet për SHBA-në dhe Britaninëme qëllim që të ulin mbështetjen e tyre për aleancën saudite. Dhe Irani jo shumë shpejt, por në mënyrë të vazhdueshme është duke rimarrë rolin e saj si një forcë udhëheqëse në Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore.

Ka shumë gjëra që mund të shkojnë në drejtimin e gabuar. Mund të ketë një luftë shkatërruese me Iranin, e cila tani po nxitet nga Arabia Saudite, Izraeli dhe neo-konservatorët në SHBA, ndërkohë që Rusia, SHBA-ja dhe Turqia mund të pozicionohen kundër njëra-tjetrëspërsa i përket çështjes së Sirisë. Lindja e Mesme është një vend i gatshëm për të hyrë në telashe. Por nëse ka rreziqe, ka edhe mundësi, dhe këto mundësi na japin shpresë.

Burimi : Counterpounch.org/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne