Çfarë ka për të thënë eksperti për Mbretërinë Saudite shkrimtari dhe kërkuesi libanez, Ali Mourad në lidhje me krizën Arabi Saudite-Katar

Hasan Sivri: Është thënë shumë dhe është shkruar shumë në lidhje me krizën. Për këtë arsye, gjatë këtij reportazhi le të fokusohemi më së shumti për sauditët dhe për vendin që ata zënë në balancat brenda në rrajon. Për të bërë një hyrje, sipas jush cilat janë arsyet që fshihen pas kësaj krize? Dhe pse pikërisht tani?

Ali Mourad: Arabia Saudite është shteti kryesor që po drejton aktualisht “sulmin kundrejt Katarit”. Ndërsa përsa i përket Emirateve muund të themi se ato rreshtohen të dytat. Pas pjesëmarrjes së presidentit të SHBA-së, Trump në mbledhjen e Riadit duket qartë se SHBA-ja i ka dhënë dritën jeshile Arabisë Saudite që të veprojë. Pra jemi përballë një Saudi që i është dhënë leje që të drejtojë këtë projekt, pra SHBA-ja i ka deleguar të drejtën për riformimin e Gjirit. Siç e dimë, Katari ka qënë një shtet që ka ndjekur një rrugë të ndryshme nga të gjithë vendet e Gjirit. Kjo rrugë i ka hapur shumë probleme Arabisë Saudite. Për këtë arsye, në momentin që SHBA-ja i ka dhënë dritën jeshile, sauditët kanë filluar të vënë në jetë një projekt në rajon që përveç rindërtimit të Gjirit, Saudi do të ‘disiplinojë’ çdo shtet që përpiqet të veprojë në kundërshtim me atë që projekti parashikon. Ishte planifikuar që ky rindërtim i rajonit të fillonte Katarin, më pas ndoshta rradhën e ka Kuvajti dhe Sulltanati i Omanit. Sepse sauditët kërkojnë që të gjithë degët e tyre dhe mbështetësit e tyre të përgjigjen në një zë të vetëm kundër Iranit. Ndërsa qëllimi kryesor pas këtyre vendeve, bashkë me mbështetjen e SHBA-së do të jetë Irani.

Ka prej atyre që komentojnë se “Pranvera Arabe” ka depërtuar deri në vendet e gjirit dhe se kriza mes Arabisë Saudite dhe Katarit është vetëm fillimi. A i mbështesi këto teori? A po i hedh SHBA-ja në zjarr aleatët e saj? Kemi dëgjuar spekulime të ndryshme, por çfarë dëshiron vërtetë SHBA-ja?

Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se popujt e Gjirit, apo të paktën shumica e popujve të Gjirit janë ndikuar nga zhvillimet që kanë ndodhur në Tunizi dhe Egjipt që prej vitit 2011. Gjtë mbledhjes së vitit 2011 të Gjirit, sauditët patën marrë disa masa paraprake me qëllim që të pengonin vazhdueshmërinë e Pranverës Arabe deri në vendet e tyre. Në këtë mbledhje vendet arabe të Gjirit kanë marrë një vendim të përbashkët: “Pranvera Arabe” nuk duhet t’i afrohet vendeve të Gjirit. Kishte pretendime se në Mars të vitit 2011 në Sulltanatin Umman ishin vënë re disa lëvizje dhe se ekzistonte mundësia që situata të dilte nga kontrolli. Gjatë mbledhjes së Gjirit, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe morën vendimin që të mbështesnin Sulltanatin Umman me 22 miliardë dollarë. Kështu Sulltanati Umman bëri disa lëvizje ekonomike, rriti rrogat dhe kështu në këtë mënyrë, me 22 miliardë dollarët që i mundësoi Gjiri arriti ta shuante fitilin e ndezur të krizës. Duket shumë qartë, se vetë vendet e Gjirit janë munduar që të mos lejojnë që “revolucionet” të mos futen edhe në vendet e tyre. Sipas pikëpamjes sime personale, “revolucionet” e SHBA-së nuk kanë pasur për qëllim që të hyjnë në këto vende të Gjirit. Veçanërisht, administrata aktuale e Trumpit nuk e do kurrësesi një gjë të këtillë. Ne e dimë shumë mirë se administrata e Trumpit ka nevojë për të përdorur vendet e Gjirit në luftën e tij kundër Iranit. Sepse ata mendojnë se në çdo moment kur Gjiri mund të mbetet në boshllëk, Irani do të ndërhyjë në rrugët e Gjirit duke e dërguar atë drejt kaosit dhe do të marrë pjesën e tij në rajonin e Gjirit. Bashkëngjitur kësaj, marrëdhëniet historike mes SHBA-së dhe sauditëve mbështeten ruajtjen e pandryshueshme të politikës së tyre. Është e vërtetë që kanë ndodhur disa ndryshime jo thelbësore në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe sauditëve, megjithatë nuk ekziston ndonjë mundësi për të cilën të ketë menuar SHBA-ja që të rrëzojë famlijen mbretërore saudite. Për këtë arsye. SHBA-ja mbështet sauditët dhe emiratet në luftën kundër Katarit.

Si e interpretoni pozicionimin që ka marrë Turqia në mbështetje të Katarit? A mendoni se kështu është bërë i mundur përforcimi i Katarit? Duket sikur Katari deri më tani ka mundur t’i rezistojë këtij sulmi?

Në ditët e para të “sulmit” të përbashkët të sauditëve, emirateve, Egjiptit dhe Bahrenit kundër Katarit, ky i fundit ishte në një pozicion të dobët. Disa nga deklaratat që kishte dhënë Pentagoni dhe SHBA-ja, pozicioni i SHBA-së nuk ishte i qartë. Megjithatë, tëeet-et e para që Trumpi pati shkruar në atë kohë (Konkretisht Trump shkruante se: “Shtetet me të cilat ne bashkëpunojmë kanë marrë në shenjstër Katarin, si mbështetës të terrorizmit”) kanë dhënë indicien e qartë se SHBA-ja e ka dhënë dritën jeshile për këtë sulm. Më pas janë përjetuar disa zhvillime të tjera. Parlamenti turk mori vendimin për t’i dërguar ndihmë ushtarake Katarit. Fillimisht ky vendim ishte mbi të gjitha një mbështetje morale për aleatin e Turqisë, Katarin. Së dyti, ky vendim mund të ndihmojë në favor të Katarin gjatë bisedimeve për zgjidhje të përbashkët. Po kështu, edhe pozicionimi i Iranit mund të interpretohet si mbështetës i Katarit në Gji kundër sauditëve dhe emirateve. Për disa arsye të ndryshme, lënja e Katarit mënjanë dhe sulmimi i tij nuk do të ishte në iinteresat më të mira të Iranit. Një ndër arsyet kryesore është ekonomike. Sepse Irani dhe Katari kanë burime të përbashkta të gazit. Një arsye e dytë është vendimi për pavartësi. Irani gjithnjë ka punuar që vendet e Gjirit të ndërveprojnë të pavarurë nga sauditët. Kështu që qëndron fakti se Katari aktualisht është në një pozicion më të favorshëm sesa në fillim të krizës. Qëndrimi i Iranit dhe Turqisë pranë lidershipit të Katarit i ka dhënë atij disi mbështetje kundër veprimeve të sauditëve të mbështetur nga SHBA-ja. Sipas këndvështimit tim, ne fund të gjithë kësaj do të arrihet një zgjidhje me anë të ndërmjetësimit. Sepse të gjithë janë të vetëdijshëm se baza ushtarake më e madhe në rajon e SHBA-së gjendet në territoret e Katarit. Në këtë bazë ushtarake gjendet përafërsisht 10 mijë ushtarë amerikanë. Kjo bazë ushtarake është e rëndësishme për SHBA-në, për këtë arsye ajo i jep fuqi edhe saudtëve dhe vendeve të tjera të Gjirit. Edhe nëse ushtarët turq mbërrijnë në Katar, unë nuk mendoj se Katari do të ndërmarrë ndonjë veprim kundër SHBA-së, apo kundër dëshirës së SHBA-së.

Si do të ndikojë kjo situatë për Turqië? Si do të ndikojë në Këshillin e Bashkëpinimit Arabi-Turqi dhe Arabi Saudite-Vendet e Gjirit?

Unë mendoj se ky problem është i rëndësishëm. Sot është e mundur që të diktojmë disa shenja për të analizuar se pse administrata e Trumpit ka marrë këtë pozicionim në krizën e Katarit. Ne e dimë se Katari ka pasur një marrëdhënie të rëndësishme dhe historike me SHBA-në. Ekzistojnë të dhëna për një teori se administrata e Trumpit kërkon të izolojë shtetet që janë pozicionuar në mbështetje të komunitetit Ihvan-i Muslimin dhe të gjithë aksi që mbështet këtë komunitet. Nëse sauditët e mbështetur nga SHBA-ja arrijnë që me lëvizjet e tyre të izolojnë Katarin dhe ta detyrojë atë të heqë dorë nga komuniteti i Vëllazërisë Myslimane, sulmi i ardhëshëm do t’i drejtohet Turqisë. Turqia dhe qeveria e Erdoganit ëshë e vetëdijshme se në qoftë se arrihet që të izolohet Katari në të ardhmen rradhën e ka Turqia. Për këtë arsye, është në interes të Turqisë të dalë në mbështetje të Katarit kundër këtij sulmi.

Pika e dytë dhe e rëndësishme është se: Ka qënë mjaft e qartë se pas përpjekjeve të dëshruara për grusht shteti në Turqi, marrëdhëniet e Erdoganit me vendet e Gjirit, veçanërisht mes sauditët dhe emiratet janë dobësuar. Në ditët që lamë pas, Erdogani ka bërë një deklaratë ku ndër të tjera ka thënë se “Ne e dimë kush e ka bërë grushtin e shtetit” dhe vazhdoi duke thënë se disa shtete të Gjirit do të ishin lumturuar nëse ky grusht shteti do të ishte i suksesshëm. Edhe brenda këtyre dy viteve të fundit, marrëdhëniet ekonomike mes Arabisë Saudtie dhe Turqisë kanë qënë pozitive, ekzistonin disa marrëveshje dhe fushat tregtare ishin të gjëra. Megjithatë, po kështu nga ana tjetër është Katari që është i përqëndruar tek tregtia e gazit natyror dhe ka një pasuri të tërë që mund “ta investojë” në Turqi. Po kështu dimë se Arabia Saudite është në një krizë të madhe ekonomike. Dimë se shitjet e Aramco-s, me anë të së cilës ushqehet ekonomia saudite po kalon kohë të vëështira. Turqia i ka analizuar këto situata dhe ka bërë lëvizjen që do t’i interesojë më shumë dhe vendosi të pozicionohet në mbështetje të Katarit, edhe pse kjo gjë do të thotë të sakrifikojë disa nga projektet e ardhshme të Arabisë Saudite.

Cili është probabiliteti i një konflikti ushatarak me dërgimin e trupave ushtarake në Turqi?

Ashtu siç u shpreha edhe më parë, unë nuk mendoj se dërgimi i trupave ushtarake në Katar nuk do të përkthehet në një konflikt ushtarak. Dimë që Turqia ka marrëdhënie edhe me Katariin edhe me Arabinë Saudite, SHBA-në dhe Emiratet e bashkuara Arabe. Turqia është një antare e NATO-s. katari ruan marrëdhënie të mira me SHBA-në si dhe në të njëjtën kohë mbart në territorin e tij edhe një bazë ushtarake të SHBA-së. Po kështu edhe sauditët dhe emriatet kanë marrëdhënie parësore me SHBA-në. Nuk mendoj se në mundësi për konflikt ushtarak do të hidhet në tryezë. Nëse do të mendonim një panoramë kur trupat ushtarakë të Arabisë dhe Emirateve do të hynin në Katarin, i cili mbart në territorin e tij edhe një bazë ushtarake të SHBA-së do të ishte një figurë e “turpshme” për SHBA-në. SHBA-a nuk do të lejojë kurrësei që kjo situatë të shkoj drejt çfarëdo lloj përplasjeje ushtarake. Siç jam shprehur edhe më lart, këtë lëvizje të Turqisë duhet ta interpretojmë në dy pika: Fillimisht i ka dhënë mbështetje morale Katarit dhe së dyti do të ndikojë për të shtuar mundësitë e e Katarit gjatë bisedimeve që do të kenë me Arabinë dhe emiratet.

Katari i ka tërhequr trupat e tij nga Koalicioni Arab që është përdorur për të goditur Jemenin. Ka një konkurrencë mes emirateve dhe Katarit në jug të Jemenit. Është një luftë hegjemonie. Sauditët tashmë po shtojnë fuqinë e tyre në kufi të Jemenit. Si do të jetë e ardhmja e Jemenit?

Përpara se t’i përgjigjemi pyetjes se për ku është nisur Jemeni, duhet të jemi të vetëdijshëm se sulmi që po zhvillohet kundrejt Katarit është i ndërlidhur me ato që kanë ndodhur në Jemen. Problemi mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Katarit në jemen është kështu: Në Jemen ndodhen emiratet, për të cilën Katari i akuzon se gjithmonë kanë punuar për interesa negative karshi Katarit. Katari është akuzuar se i ka dhënë informacon në lidhje me vendndodhjen e bazave ushtarake të Emirateve të Bashkuara Arabe husinjve. Në sulmin që husinjtë ka zhvilluar në bazën ushtarake Maareb-Safer kanë mbetur të vrarë shumë ushtarë të emirateve. Për më tepër është sulmuar edhe një tjetër bazë ushtarake e emirateve në Bab Mendeb. Edhe në këtë sulm kanë mbetur të vrarë shumë ushtarë të emirateve. Në mesin e tyre ka qënë edhe Komandanti i Forcave Speciale të Emirateve. Për këtë arsye, Emiratet i kanë bërë shumë paralajmërime të forta Katarit. Këtë situatë Emiratet e komentojnë si “Katarin duke luajtur një rol tradhëtuesi”. Ata shprehen se Katari ka tradhëtuar Koalicionin Arab në Jemen.

Katari duke përfituar edhe nga situata e agravuar u mundua që të merrte një pozicion të mirë në Jemen. Katari tashmë ishte në Jemen, megithatë po mundohej të ruante edhe kanalet dhe kooridoret e komunikimit me Ali Abdullah Salih dhe Husinjtë. Shkëmbimi i pretenduar i pengjeve bëhej me ndërmjetësimin e Katarit. Sauditët arritën në një pikë ku nuk kishin më shpresa se mund të merrnin në dorë kontrollin në Jemen. Sauditët duan t’i mbajnë larg vetes të gjitha operacionet ushtarake në Jemen që në mënyrë të drejtpërdrejtë, apo në mënyrë të ndërthortë kanë dyshimin më të vogël që mund t’i dëmtojnë. Nuk është shumë e drejtë të themi se Katari i ka tërhequr trupat e tij ushtarakë, Katarit i është kërkuar që t’i tërheqë trupat dhe ushtarët e tij nga Jemeni. Madje, në një këndvështrim mund të thuhet se Katari u dëbu nga Jemeni. Në të vërtetë prezenca ushtarake gjatë kësaj kohe e Katarit në Jemen përfaqësohej vetëm nga 1000 ushtarë. Aktualisht sauditët po dërgojnë forca të tjera në kufi. Kjo është thjesht një përpjekje që është zbatuar edhe më parë. Më parë shpërhapja e këtillë e forcave ushtarake nuk ka sjellë asnjë rezultat. Nuk duket se ka ndonjë mundësi që sauditët të mund të korrin ndonjë fitore ushtarake në Jemen. Megjithatë nuk është vërtetë që përgjegjësi për mos arritjen e suksesit të trupave ushtarake saudite në Jemen nuk është Katari, pavarësisht se po mundohen ta tregojnë të këtillë.

Ka edhe lajme që së fundmi Katari ka zhvilluar takime edhe me izraelitët. Madje disa zyrtarë e kanë pranuar haptazi një gjë të këtillë. Ps krizës Katar-Arabi Saudite kemi parë se në të vërtetë izraeli është pozicionuar më në afërsi të suditëve. A ka lidhje ky qëndrim me mbledhjen e fundit të Riadit?

E kemi parë qartë se Izraeli është pozicionuar haptazi në anën e aksit Arabi Saudite-Egjipt-Emirate-Bahrejn kundër Katarit. Një Katar që mbështet dhe mbron Hamasin është një rrezik i mundshëm për Izraelin. Ekziston kjo mendësi e këtillë. Megjithatë, një situatë e këtillë më parë nuk përbënte rrezik për Izraelin. Po kështu ne e dimë se Katari dhe Izraeli kanë marrëdhënie të një historie të gjatë. Në Doha ndodhen zyra ekonomike izraelite që zhvillojnë aty aktivitetet e tyre që prej viteve ’90. Ndryshimi i pozicionimit të fundit të Izraelit duhet interpretuar bashkë me mbledhjen e fundit të Trumpit dhe Mbretit Selman ku u firmosën edhe aleanca mes sauditëve dhe arabëve. Sjellja e Izraelit është e koordinuar me këtë ngjarje. Në momentin që Trumpi flutoroi drejtpërsëdrejti nga Arabia Saudite për në Izrael tregon shumë qartë se ai do t’i përcillte Izraelit dhe Netenyahu një mesazh nga sauditët. Në këtë mesazh, Trumpi i ka trasmetuar se vendet e Gjirit dhe vendet arabe në përgjithësi janë të gatshme që të arrijnë në një marrëveshje që të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin. Për izraelitët kjo ishte një mundësi e mirë që më në fund ata të mund të dilnin hapur për marrëdhëniet që gjithnjë kanë patur me sauditët. Në të ardhmen do të dëshmojmë sesi edhe me koordinimin e SHBA-së marrëdhëniet mes Izraelit dhe regjimit saudit do të arrijnë majat më të larta.

Si do të përfitojë Irani, i cili është në konkurrencë me Arabinë Saudite nga kjo krizë? Kemi parë se me vizitën e Trumpit në Arabinë Saudite në shenjestër është marrë Irani. Si do të ndikojë kjo krizë në konkurrencën mes Iranit dhe Arabisë Saudite?

Është në interes të vetë Iranit që të mbështesë Katarin kundër Arabisë Saudite. e kemi thënë tashmë se qëllimi i sulmit të Arabisë Saudite, të mbështetur nga SHBA-ja është që të rimarrë kontrollin mbi vendet e Gjirit. Kjo masë e marrë në vendet e Gjirit është një hap parapërgatitës drejt planeve të SHBA-së dhe sauditëve. Është në interes të Iranit që Katari të tërhiqet nga luftrat në Irak dhe në Siri. Në Siri ndodhen grupe të armatosura të cilat mbështeten nga Katari. Po kështu ka edhe grupe që mbështeten nga Turqia. Në të njëjtën kohë, këto grupime të armatosura me qëllimin e fillimit të procesit politik dhe të pushimit të operacioneve ushtarake, edhe me Rusinë si vëzhguese knë bërë të mundur që të arrihet një kompromis mes Iranit dhe Turqisë. Është në interes të Iranit që Katari t’i futet një procesi të këtillë. Në të ardhmen mund të shohim të njëjtën gjë edhe mes Iranit dhe Katarit. Veçanërisht mund të flitet për Gutan Lindore. Madje mund të bëhet fjalë edhe për marrëveshje në lidhje me Sirinë në interes të Iranit, i cili po mbështet pozicionin e Iranit dhe po e ndihmon me ndihma ushqimore. Më së fundmi, me ndihmën ushqimore në Katar u dërguan 6 avionë të mbushur me ndihma. Kjo është një goditje kundër lëvizjes së sauditëve që i bllokuan kufirin Katarit. Dihet se 80 përqind e konsumit të përditshëm në Katar kalon nga Arabia Saudite. Aktualisht këto sasi po dërgohen në Katar në rrugë ajërore dhe detare nga Irani. Sigurisht kjo gjë arrihet edhe në koordinim me Turqinë. Irani dhe Turqia kanë arritur në një kompromis për të mbështetur Katarin kundër këtij sulmi.

Nëse i hedhim një sy historisë së iranianëve do të mund të shohim se edhe në të shkuarën ata kanë ndërmarrë veprime të këtilla. Në vitin 1992, në kufirin mes Arabisë Saudite dhe Katarit kishte një krizë. Në kuf filluan sulme të ndërsjella dhe mbetën të vrarë dy ushtarë të Katarit. Në atë kohë, Irani i propozoi Katarit një marrëveshje mbrojtjeje dhe t’i dërgonte 30 mijë trupa ushtarakë iranianë. Megjithatë, në atë periudhë Katari e kishte të pamundur të pranonte një gjë të këtillë. Regjimi i asokohe në Katar që drejtohej nga gjyshi i emir Temimit, Shejh Halife Al-Hamad ishte shumë më i ndërlidhur me regjimin saudit. Në vitet në vijim ai firmosi një marrëveshje me Iranin, megjithatë në Katarin ku është ndërtuar baza ushtarake e SHBA-së nuk u pa të hynin ushtarë nga Irani. Çdo vendim i pavarur aktual i shteteve të Gjirit është në interes të Iranit. Irani tashmë e ka hedhur hapin e parë drejt kësaj rruge me mbështetjen që po i jep aktualisht Iranit.

Rusët kanë deklaruar se lufta në Siri ka përfunduar. Megjithatë ende vazhdon konflikti Rusi-SHBA në lindje të Sirisë. Si do të ndikojë në Siri kjo luftë? Për ku do të pozicionohet roli i sauditëve në Siri?

Sauditët po mundohem me çdo kusht që të mos shpallin humbjen e tyre në Siri. Nuk duan ta ranojnë se nuk patën sukses. Në Wikileaks mund të gjeni të dokumentuar një dokument që traskripton një mbledhje të vitit 2012 të Kryetarit të Shërbimeve të Inteligjencës Arabe me Ministrat e Jashtëm, të Brendshëm dhe të Mbrojtjes. Në këtë mbledhje thuhet haptazi se “Nuk duhe të lejojnë kurrësesi që lufta kundër regjimit iranian që po zhvillohet në Siri të rezultojë e pasuksesshme.” Në të kundërt ata mendojnë se situata do të ktheht në bumerang dhe konflikti do të bëhet brenda territoreve të tyre. Aktualisht sauditët kanë rinovuar disa nga projektet e tyre me administratën e re të Trumpit. Sauditët po mundohen ta bindin administratën e Trumpit që t’i hyjë një aventurë të re që fillon në kufirin me Jordaninë dhe Irakun dhe që zhgjatet lart më tej deri në veri të Sirisë. Në takimin e fundit që është zhvilluar mes ushtrisë siriane dhe asaj të Irakut i është dhënë një goditje tjetër projekteve të sauditëve. Ndodhet një territor i gjërë nga Tenefi për në jug në kufirin me Jordanin dhe në zonën Deraa. Sauditët kërkojnë të krijojnë një shtet të pavarur aty. Ata duan në këtë territor të gatshëm një shtet sunni.

Sipas mendimit tim, në këtë rajon rusët ndodhen në një pozicion “të turpshëm”. Sipas atyre që arrijmë të shohim këtu duket se pas çështjes së zonave të pakonfliktuara në Astana po arrijnë në kompromis me amerikanët. Nga ana tjetër, duket se rusët po inojrojnë edhe koordinimin e ushtrive irakiane dhe siriane për të organizuar operacione të përbashkta në zonat kufitare. Ushtritë irakiane dhe siriane e shohin kontrollin e kufirit të tyre si një goditje kundrejt projekteve që sauditët po zbatojnë apo që kanë përgatitur për të ardhmen. Para dy javësh, Reuters pati bërë me dije se shërbimet e inteligjencës arabe dhe shërbimet e inteligjencës së Jordanisë kanë mbështetur në Tenef dhe Badiya, vende në lindje të Dejr Zor grupimet e armatosura të vendosura në këto zona. Po bëhen gjithashtu përpjekje që edhe instancat e ndodhura në Dejr Zor të bëhen pjesë e luftës. Qëllimi i këtushëm është që të goditen Hizbullahu, Mbrojtësit e Revolucionit dhe Ushtria Siriane që bashkëvepron me fraksionet e Irakut. Në këndvështrimin tim, edhe në këto zona sauditët janë të destinuar të dështojnë. Ndërsa skenaret më të fundit janë që me koordinimin e aamerikanëve, sauditët në bashkëpunim me izraelitët të bashkëveprojnë në zonën e Golanit dhe të bashkëpunojnë drejtpërsëdrejti në rajonin Deraa. Sepse në zonën Badija, në lindje të Dejr Zorit, ku ushtria siriane, Irani dhe aleatët e tyre kontrolojnë me ngulmin rajonin deri në kufirin me Irakun është e pamundur që të kemi një prezencë ushtarake saudite aty.

Burimi : Medya Şafak/ ml

53