Çfarë kërkon vërtetë populli iranian?

Nga Alptekin Dursunoğlu

Në anketën e bërë nga Universiteti Amerikan Marylandështë vërtetuar se as identifikimet e qeverisë amerikane dhe as identifikimet e qeverisë iraniane në lidhje me arsyet e protestave të fillim-vitit në Iran nuk kanë qënë të drejta.

Pavapërsisht dhe motivimet dhe rezultatet që kanë marrë prej tyre kanë që të ndryshme, në mënyrë shumë ironike deklaratat e Presidentit amerikan Donald Trump kanë një ngjashmëri të evidentueshme me deklaratat e Presidentit iranian Hasan Ruhani në lidhje me motivimet e ngjarjeve që janë dëshmuar gjatë këtij fillim-viti.

Sipas asaj që pretendon Trumpi populli iranian është ngritur në protesta sepse “iranianët janë lodhur nga korrupsioni i regjimit dhe nga përdorimi i pasurive shtetësore si burim për financimin e terrorizmit.”[1]

Ndërkohë që Ruhani nga ana e tij shprehet se “Në ngjarjet e fundir ekzistonte një çështje shumë thelbësore e cila fatkeqësisht nuk është pasqyruar as në mediat e brendshme kombëtare dhe as në platforma të tjera mediatike… Problematika jonë është: Ne kërkojmë që brezat që janë të paktën dy gjenerata më të reja se ne të jetojnë sipas mënyrës që ne parapërlqejmë të jetojmë jetët tona. Megjithatë është e gabuar nga ana jonë që t’u parapërcaktojmë atyre mënyrën tonë të jetesës dhe t’i tregojmë se vetëm mënyra jonë është ajo

e duhura për të jetuar… Nëse shumica e popullësië së vendit tonë përbëhet nga brezat e rinj, atëherë kjo do të thotë se: Duhet të përmbushim përkesat e shumicës.”[2]

Pika e përbashkët e këtyre dy deklaratave është kjo: pavarësisht se duket sikur arsyet që kanë nxitur protestat kanë qënë pakënaqësitë ekonomike, në të vërtetë problemi i vërtetë ka qënë me regjimin. Populli iranian nuk është drejtuar kundër qeverisë që ka përgjegjësinë për pakënaqësitë ekonomike por është drejtuar kundër vetë regjimit.

Ndërkohë që edhe sipas Trumpit në themel të pakënaqësive ekonomike qëndronte mllefi që populli ka kundrejt regjimit; sepse ky regjim është duke harxhuar pasurinë kombëtare për të mbështetur terrorizmin nëPalestinë, Liban, Siri, Irak dhe nëJemen. Për këtë arsye, populli iranian kërkon që ta rrëzojë këtë regjim.

Ndërkohë, sipas Ruhani pakënaqësitë ekonomike ishin pika e fundit që e derdhën qypin. Në të vërtetë, populli nuk ndej mllef kundër qeverisë që udhëheq qeverinë, por kundër regjimit që mundohet t’i imponojë stilin e tij të veçantë të jetesës.

Ndërkohë që anketa e zhvilluar nga universiteti Maryland me ndërmjetësimin e kompanisë të kërkimit publik IranPoll dhe qëështë publikuar bashkë me gjithë detajet në agjencinë e lajmeve Tasnim[3] na parashton një të vërtetë të ndryshme nga këto të dyja.

Në përgjigjet e dhëna në anketën e përbërë nga 11 pyetje nuk janë gjendur shifra të konsiderueshme që të mbështesin ato që thonë Trumpi apo Ruhani.

Faktorët Ekonomik

Pyetja e parë e pyetur në anketë qëështë parashtruar në periudha të ndryshme është: “Sipas mendimit tuaj cila është gjendja e përgjithshme ekonomisë në vend?”

Përgjigja “shumë mirë” në lidhje me këto pyetje ka pasur këto nivele të ndryshme Maj 2015 11%, janar 2016 8%, shtator 2016 3%, qershor 2017 2% dhe ka qëndruar 2% edhe nëjanar të vitit 2018.

Duke marrë parasysh se lëvizshmëria e përqindje që i është përgjigjur kësaj pyetje me “shumë mirë” reflekton edhe të njëjtën pjesë të popullsisë që mbështet edhe qeverisjen ekonomike të qeverisë Ruhani, duke dalë kështu në përfundimin se ekonomia e Ruhanit ka qënë në mënyrë të vazhdueshme gjithnjë e më e dështuar.

Përqindja e atyre që e përshkurajnë ekonominë e vendit si “shumë të keqe” ka varjuar në këtë mënyrë: Maj 2015 21%, janar 2016, 24%, shtator 2016 33%, qershor 2017 33% dhe janar të vitit 2018 40 %.

Rritja e përqindjes së përgjigjes “shumë mirë” në nivelin ‘më të lartë’ dhe ulja e përgjigjes “shumë keq” në nivelin ‘më të ulët’ është shënuar në maj të vitit 2015, që mund të burojë nga siguria që sillte marrëveshja bërthamore që do të firmosej nëKorrrik të vitit 2015.

Sepse Ruhani i pati përdorur bisedimet që kishte zhvilluar për arritjen në një marrëveshje bërthamore gjatë mandatit të parë në pushtet si mjetin më të rëndësishëm gjatë fushatës për zgjedhjet pasardhëse duke e parqitur këtë marrëveshje bërthamore si një mjet magjik që do të zgjidhjte në mënyrë të menjëhershme të gjitha problemet e Iranit.

Po kështu, vazhdimi de facto i sanksioneve edhe pas firmosjes së marrëveshjes bërthamore dhe mungesa e reflektimit të ndonjë ndryshimi pozitiv në ekonominë e vendit në jetën e përditshme të popullit shpjegon edhe paktin pse përqindja e atyre që përgjigjeshin “shumë mirë” vazhdonte biente në mënyrë konstante, ndërkohë që në mënyrë të njëjtë vazhdonte të rritej përqindja e atyre që përgjigjeshin “shumë keq”.

Pyetja e dytë e anketës është: “Sipas mendimit tuaj në përgjithësi ekonomia e Iranit po shkon drejt përmisimit apo drejt përkeqësimit?”[4]

Përqindja e atyre që janë përgjigjur me “po përmisohet” ka ndryshuar në mënyrë të këtillë, më: Maj 2015 49%, Gusht 2015 %57, Janar 2016 47%, Shtator 2016 41%, Maj 2017 40%, Qershor 2017 39%, Janar 2018 31%.

Përqindja e atyre që janë përgjigjur me “po përkeqësohet” ka ndryshuar në mënyrë të këtillë, më: Maj 201537%, Gusht 2015 %28, Janar 201641%, Shtator 201651%, Maj 201752%, Qershor 201750%, Janar 201858%.

Rritja e përqindjes që mendonte se ekonomia e vendit ‘po përmisohej’ në maj dhe gusht të vitit 2015 si dhe ulja e përqindjes së atyre që mendonin se ekonomia ‘po përkeqësohej’ gjatë këtyre muajve lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me marrëveshjen bërthamore. Duket me qartësi që, populli iranian shpresat që ka shprehur në lidhje me përmisimin e ekonomisë një muaj para marrëveshjes bërthamore dhe i ka vazhduar edhe një muaj pas marrëveshjes ka filluar t’i humbë me kalimin e kohës.

Pyetja e tretë e anketës është parashtruar kështu “Në katër vitet e kaluar ekonomia juaj famijarë ëshë përmisuar, është përkeqësuar, apo ka qëndruar e pa ndryshuar?”

Ata që i janë përgjigjur kësaj pyetje me “është përmisuar” ka varjuar kështu: Maj 2017 23%, Janar 2018 17%.

Ata që i janë përgjigjur kësaj pyetje me “është përkeqësuar” ka varjuar kështu: Maj 2017 40%, Janar 2018 41%.

Ata që i janë përgjigjur kësaj pyetje me “nuk ka ndryshuar” ka varjuar kështu: Maj 2017 26%, Janar 2018 41%.

Rritja e përqindjes nga maji i vitit 2017 deri në janar të vitit 2018 së atyre që janë përgjigjur kësaj pyetje me “është përkeqësuar” dhe atyre që janë përgjigjur me “nuk ka ndryshuar” dhe ulja e oërqindjes ë atyre që janë përgjigjur “është përmisuar” tregon se edhe pse vazhdon të mbetet në një ulje të vazhdueshme jo shumë të lartë ekonomia sa vjen dhe po përkeqësohet.

Kush është përgjegjës për ekonominë e keqe?

Pyetja e katërt e anketës i drejtohet popullit iranian për të marrë një përgjigje që në këndvështrimin e tyre kush është përgjegjës për këtë përkeqësim të ekonomisë[5]: “Sipas mendimit tuaj, nga alternativat e mëposhtëme cila prej tyre ka ndikueshmëri më negative në ekonominë e Iranit?”

Përqindja e atyre që mendojnë se përkeqësimi i ekonomisë i ka burimet nga “sanksionet dhe presionet e jashtme” ka ndryshuar kështu: Maj 2017 26% dhe Janar 2018 32%.

Përqindja e atyre që mendojnë se përkeqësimi i ekonomisë i ka burimet nga “qeverisja e brendshme në vend dhe korrupsioni” ka ndryshuar në këtë mënyrë: Maj 201764% dhe Janar 201863%.

Këto të dhëna vërtetojnë se populli iranian nuk fajëson Trumpin për përkeqësimin e ekonomisë në vend, përkundrazi mban përgjegjës Ruhanin. Përtej kësaj, një element tjetër që tërheq vëmendjen është se përpara marrëveshjes bërthamore përqindja e atyre që kanë mbështetur situatën e keqe politike të jashtme për përkeqësimin e ekonomisë ka qënë më e ulët se përqindja e atyre që mendojnë të njëjtën gjë pas marrëveshjes bërthamore.

Faktorët Politikë

Pyetjet në vazhdim të kësaj ankete kanë për qëllim që të hedhin dritë në çfarë pëmase kërkesat e popullit iranian janë kërkesa ekonomike dhe në çfarë përmase janë politike; si rezultat të matet në çfarë pëmase problemi është me qeverinë dhe në çfarë pëmase problemi është me regjimin politik.

Pyetja e pestë e anketës është ndërtuar kështu: “Siç jeni në dijeni, periudhën e fundit në Iran janë zhvilluar protesta për arsye të ndryshme. Do t’ju parashtojme disa prej slloganeve që dëgjoheshin gjatë protestave. Sa i mbështesni dhe sa jeni kundër këtyre pakënaqësive të shprehura?”[6]

Qeveria nuk bën mjaftueshëm përsa i përket ndihmës për shtresën e varfër.

Ata që janë shprehur se e mbështesin plotësisht: 43%; Ata që janë shprehur se e mohojnë plotësisht: 9%

Qeveria nuk ndihmon fermerët që kanë probleme për shkak të thatësirave::

Tamamen katılıyorum: %44; Tamamen karşıyım: %7

Ata që janë shprehur se e mbështesin plotësisht: 44%; Ata që janë shprehur se e mohojnë plotësisht: 7%

Qeveria duhet të shpenzojë më pak në lidhje me Irakun dhe me Sirinë:

E mbështes ploësisht: 21%, (e mbështes pjesërisht: 20%)

Jam plotësisht kundër: 28% (jam pjesërisht kundër: 23%)

Qeveria nuk duhet t’i aplikojë ligjet islamike me përpikmëri:

E mbështes ploësisht: 21%, Jam plotësisht kundër: 33%

Për momentin prezenca në Irak dhe në Siri nuk është e përshtatshme për interesat kombëtarë:

E mbështes ploësisht: 17%, Jam plotësisht kundër: 30%

Qeveria nuk duhet t’i rrisë çmimet e karburantit

E mbështes ploësisht: 73%, Jam plotësisht kundër: 7%

Qeveria duhet që të përpiqet më shumë që të parandalojë rritjen e çmimeve të ushqimeve.

E mbështes ploësisht: 81%, Jam plotësisht kundër: 0.8%

Qeveria duhet të përpiqet më shumë që të luftojë kundër korrupsionit administrativ.

E mbështes ploësisht: 85%, Jam plotësisht kundër: 1%

Qeveria nuk duhet të ndërhyjë shumë në jetën personale.

E mbështes ploësisht: 11%, Jam plotësisht kundër: 30%

Duhet të bëhet ndryshim rrënjësor i regjimit politik në Iran.

E mbështes ploësisht: 4%, (mbështes pjesërisht 11)

Jam plotësisht kundër: 53% (jam kundër pjesërisht 23)

Qeveria duhet të kompesojë të dëmtuarit nga falimentimi i organizatave financiare.

E mbështes ploësisht: 46%, Jam plotësisht kundër: 6%

Qeveria nuk duhet t’i ndërpresë subvencionet.

E mbështes ploësisht: 69%, Jam plotësisht kundër: 7%

Organet ushtarake duhet të shpenzojnë më pak para për prodhimin e raketave.

E mbështes ploësisht: 8%, Jam plotësisht kundër: 39%

Qeveria duhet të ndërhyjë në mënyrë më të ashpër kundrejt atyre që janë të dhunshëm dhe që kanë shkaktuar dëme të pronave publike.

E mbështes ploësisht: 63%, Jam plotësisht kundër: 6%

Çfarë kërkon me forcë populli iranian dhe kundër çfarë po del ai kundër me forcë?

Pjesa më interesante e kësaj pyetje të anketës është se përqindja që ‘mbështet tërësisht’ përgjigjet përsa i përket kërkesave ekonomike është shumë më e lartë sesa përqindja e atyre që janë ‘tërësisht kundër’ në lidhje me pakënaqësitë në lidhje me regjimin politik.

Gjë që do të thotë se sipas këtyre përgjigjeve për shembull, populli iranian po kërkon me forcë që qeveria të përpiqet më shumë në lidhje me të varfërit dhe me fermerët në vështrisë, të mos ndërpresë subvencionet, të kompesojë personat që janë dëmtuar nga falimentimi i organeve financiare dhe të luftojë undër koorupsionit administrativ.

Dhe përkundër këtyre kërkesave, populli iranian po del kundër me forcë kundër ndërprerjes së ndihmave për vende të këtilla si Iraku dhe Sirian, për mos aplikimin e duhur të ligjeve të Islamit, ndryshimit rrënjësor të regjimit politik, ndërprerjen e buxhedit për prodhimin e mëtejshëm të raketave.

Pavarësisht slloganeve që u dëgjuan dhe u treguan me parulla gjatë protestave “as Gaza, as Libani sakrifikohem për Iranin”, apo “Lëre Sirinë, shih nga ne”, populli iranian nuk mendon se prezenca e Iranit në Irak dhe Siri nuk bie ndesh me intersat kombëtarë.

Ndryshe nga Ruhani, populli iranian nuk mendon se “përfshirja në jetën personale është e ekzagjëruar” dhe ndryshe ngaTrumpi beson se “duhet bërë ndëhyrja e duhur kundrejt atyre që kundërpërgjigjen duke përdorur dhunën apo edhe duke shkaktuar dëme në pronat publike.”

Amerika “aktor pa ndikim”

Edhe përgjigjet e dhëna në lidhje me pyetjen e gjashtë të anketës që kishte për qëllim matjen e ndikueshmërisë së deklaratave për mbështetje të protestave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe zyrtarëve të tjera amerikanë tek protestuesit, kanë qënë përgjigje që do t’i zhgënjejnë amerikanët:

Ata që mendojnë se deklarata mbështetëse të zyrtarëve amerikanë në lidhje me protestat “kanë ndihmuar”: 9%, ata që mendojnë se në fakt këto deklarata ‘i kanë dëmtuar’ protestat: 39% dhe ata që mendojnë se këto deklarata “nuk kanë pasur kurrëfarë ndikimi”: 48%

Populli Iranian dhe Përparësitë Strategjike

Tre pyetjet në vazhdim të anketës kanë për qëllim që të masin në çfarë niveliështë mbështetja e popullit iranian kundrejt përparësive strategjike të regjimit politik iranian.

Tre pyetjet në vazhdim të anketës theksojnë faktin se përparësitë strategjike të regjimit politik të Iranit kanë qënë arsyeja se pse populli irianian është i detyruar që të përballet me sanksione ekonomike dhe në këtë mënyrë mat se deri në çfarë shkalle është i gatshëm populli iranian që të heq dorë nga këto përparësi me qëllim që të hiqen sanksionet ekonomike.

Pyetja e shtatë e anketës është ndëtuar kështu: “Sa e rëndësishme është për ju ndërtimi i raketave në vendin tuaj” dhe ka marrë këto përgjigje: Shumë e rëndësishme 73%; pjesërishte rëndësishme 21%; jo shumë e rëndësishme 1%; aboslutisht e parëndësishme 2%.

Pyetja e tetëështë ndërtuar si një vazhdimësi e pyetjes së mëpiërme: “Është e ditur tashmë se Këshilli i Sigurimit të OKB-së i ka kërkuar Iranit që të mos vazhdojë të ndërtojë raketa që mund të përdoren për mbarjten e armëve bërthamore. Sepse një gjë e këtillë bie ndesh me vendimin e OKB-së dhe qëllimin e marrëveshjes bërthamore. Vitin që lamë pas, Garda e Revolucionit ka bërë shumë teste të raketave të shumta. SHBA-ja dhe disa shtete të Evropës duke u mbështetur tek vendimi i marrë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së dhe e kërcënuan Iranin se do t’i vinin sanksione të reja. Ndërkohë, Irani nga ana e tij për çdo raketë që ka testuar ka dhënë provat e nevojshme që tregojnë se asnjë prej këtyre raketa nuk është projektuar për të mbajtur arm bërthamorë. Duke marrë parasysh këtë situatë, në këndvështrimin tuaj cili është qëndrimi që duhet të mbajë Irani?”

A) Irani duhet të vazhdojë me testimin e raketave balistike dhe duhet t’i bëjë të qartë palëve se kjo çështje nuk mund të shtrohet për bisedime: qershor 2017 54%; Janar 2018 56%.

B) Irani duhet të vazhdojë testimin e raketave balistike; megjithatë duhet të përpiqet që të krijojë siguri në lidhje me faktin se këto raketa nuk janë projektuar për të përdorur armë bërthamore dhe duhet të propozojë bisedime: qershor 2017 31%; Janar 2018 28%.

C) Irani duhet të ndërpresë prodhimin e raketave dhe testimit të raketave balistike derisa të krijohet bindja e plotë se Irani nuk do t’i përdorë ato për mbushje bërthamore: qershor 2017 12%; Janar 2018 10%.

Përsa i përket çështjes së zhvillimit të procesit të raketave duhet të rikujtojmë se alternativa “A” është zgjedhje e Liderit të Revolucionit Islamik dhe Ushtrisë së Gardës së Revolucionit, alternativa “B” është zgjedhje e qeverisë dhe alternativa “C” është teza e atyre që kanë problem me vetë regjimin.

Pyetja e nëntë e anketës lidhet majtjen e pikëpamjes së popullit iranian në lidhje me ndihmat që jepen për Hizbullahun, Hashd Shabin dhe Ushtrisë Siriane: “Sipas këndvështrimit tuaj, Irani duhet ta rrisë, ta zvogëlojë apo të mos e ndryshojë nivelin e mbështetjes për grupet që luftojnë kundër grupeve terroriste?”

Ata që thonë të shtohet: maj 2016 62%, qershor 2016 59%, shtator 2016 56%, qershor 2017 67% dhe janar 2018 54%.

Ata që thonë tëpakësohet: maj 2016 13%, qershor 2016 8%, shtator 2016 9%, qershor 2017 6% dhe janar 2018 10%.

Ata që thonë tëmos ndryshojë: maj 2016 19%, qershor 2016 29%, shtator 2016 29%, qershor 2017 22% dhe janar 2018 5431

Ulja e përqindjes së përgjigjes “duhet të shtohet” të kësaj pyetje gjatë janarit të vitit 2018 dhe rritja e përqindjes së përgjigjes “duhet të kufizohet” në të njëjtën periudhë mund të mendohet se ka të bëjë me faktin se ISIS-i tashmë e ka humbur kontrollin që kishte në territoret e Sirisë dhe të Irakut.

Pyetja e 10 e anketës mat nëse populli iranian vazhdon që të mbështesë politikën e Teheranit në lidhje me Sirinë duke marrë parasysh se kjo zgjedhje është një ndër arsyet më të rëndësishme të izolimit të Iranit si në arenën ndërkombëtare po kështu edhe në botën islame.

Pyetja është ndërtuar e këtillë: “Irani dhe Rusia kanë deklaruar se e kanë fituar luftën e tyre kundër ISIS-it në Siri. Sipas mendimit tuaj, a duhet ta ndërpresë tashmë Irani mbështetjen ushtarake për qeverinë e Bashar Assadit? Apo duhet ta kufizojë këtë mbështetje ushtarake? Apo duhet të vazhdojë mbështetjen e mëtejshme për qeverinë Siriane derisa ajo të marrë në dorë kontrollin e të gjitha territoreve të vendit?”

Ata që mbështesin ndërprerjen e ndihmave: 14%

Ata që mbështesin limitimin e ndihmave: 30%

Ata që mbështesin alternativën se duhet të vazhdojë mbështetja për qeverinë Siriane derisa ajo të marrë në dorë kontrollin e të gjitha territoreve të vendit: 48%

Si përfundim, pyetja e 11 e anketës ka qënë e këtillë: “Cila nga alternativat e mëposhtëme i përafrohet më së shumti këndvështrimit tuaj në lidhje me qëndrimin përsa i përket çështjes së Jemenit?”

Irani duhet t’i ndihmojë Husit që të fitojnë në konfiktin e tyre kundër palëve opozitare: 46%

Irani nuk duhet të përfshihet në konfliktet e brendshme që ekzistojnë në Jemen: 41%

Përfundimi

Të dhënat e përftuara nga anketa e bërë në Iran nga Universiteti Maryland na tregojnë në mënyrë të përmbledhur këto tre pika:

Edhe deklaratat e Presidentit të Iranit Hasan Ruhani dhe deklaratat e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump në lidhje me protestat e fillimit të ktëij viti nuk janë interpretime të së vërtetës por janë thjesht manipulime politike.

Populli iranian i sheh si problematika thelbësore çështjet në lidhje me ekonominë si dhe korrupsionin. Nuk e lidhin situatën e rënduar ekonomike me arsye të jashtme, përkundrazi mendojnë se rrjedh nga dështimi i qeverisë dhe korrupsionit që gjendet në këtë qeveri.

Ashtu siç nuk po kërkojnë një ndryshim të regjimit politik mbështesin me qëndrueshmëri edhe politikat e jashtme dhe zgjedhjet në lidhje me sigurinë kombëtare të këtij ‘regjimi politik’, pavarësisht se këto zgjedhje përbëjnë arsyen se pse janë vënë këto sanksione politike.

[1] BBC. 30 Dhjetor 2017. Protestat kundër qeverisë iraniane në 5 pyetje http:/www.bbc.com/turkce/haberler-dunya-42522004

[2] YDH. 8 Janar 2018. Ruhani: Askush nuk është i pakritikueshëm http://ydh.com.tr/HD15527_ruhani–kimse-elestirilmez-degildir.html

[3] Tasnim, 3 Shkurt 2018. https://www.tasnimnews.com/fa/news/1396/11/14/1645853/%D9

[4] Për të mos zgjatur edhe më tej këtë artikull nuk është analizuar pjesa që është përgjigjur me “nuk ka ndryshuar” dhe “nuk kam asnjë opinion”. Për më tepër, për një lexueshmëri më të saktë nuk janë parashtruar shifrat e pasigurta.

[5] Për të mos zgjatur edhe më tej këtë artikull nuk është analizuar pjesa që është përgjigjur “nuk kam asnjë opinion”.

[6] Për të mos zgjatur edhe më tej këtë artikull nuk është analizuar pjesa që është përgjigjur “jam pjesërisht dakord”, “jam pjesërisht kundër” dhe “nuk kam asnjë opinion.”

Burimi : Yakın Doğu Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne