Çfarë ndodhi në Idlib të Sirisë?

Kryetari i Turqisë Rexhep Tajip Erdogani ka akuzuar qeverinë siriane për sulmin në të cilin dyshohet se janë përdorur armë kimike, në të cilin janë vrarë me dhjetëra njerëz dhe fëmijë, duke quajtur kryetarin sirian Asadin “vrasës”.

Ushtria siriane ka porosit se forcat e saja nuk kanë kryer kurrfarë sulmi kimik në hapësirën e krahinës Idlib në Siri, gjersa Rusia thekson se forcat ajrore siriane kanë goditur depon e armëve në të cilin terroristët kanë prodhuar armë kimike. SHBA-të, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë bërë thirrje në hulumtimin gjithëpërfshirës dhe kanë gjykuar qeverinë siriane për këtë”masakër të frikshëm”, i cili ka ndodh disa orë para fillimit të konferencës së donatorëve për Sirinë në Bruksel. Por, ushtria siriane kategorikisht refuzoi përgjegjësinë për këtë sulm, gjersa Rusia e cila e mbështet Bashar al Asadin ka deklaruar se avionët e saj luftarak në momentin e sulmit nuk kanë qenë në atë hapësirë ajrore.

Por, në deklaratën e Ministrisë ruse të mbrojtjes theksohet se” aviacioni sirian ka sulmuar depon e madhe të armëve të terroristëve në pjesën lindore të Kan Shejkunit dhe si”pasojë e këtij sulmi, është liruar gazi helmuese”. Pala ruse thekson se bëhet fjalë për”depon terroriste” në të cilin ishin të deponuara edhe “substancat kimike” dedikuar terroristëve në Irak.

Hamish de Bretton Gordon, drejtori i organizatës”Mjekët nën sulm”, ish komandant britanik për armë kimike, biologjike dhe nukleare, deklaratat e ministrisë ruse i ka quajtur” të pavërteta”.”Deklarata e tyre ishte në të vërtet imagjinare. Theksimet se bëhet fjalë për depon e substancave kimike të Al Kaidës e cila ka eksploduar gjatë sulmeve ajrore është e paqëndrueshme dhe jo e vërtetë”, ka deklaruar Gordoni i cili cek se ky ishte sulmi me sarin dhe rusët tentojnë të mbrojnë aleatët e tyre sirian.

Zëdhënësi i Kremljinit Peskovi, ka thënë se Rusia edhe më tutje do të mbështesë ushtrinë siriane në luftën e saj kundër terrorizmit, në pyetjen e gazetarit se a do të ndryshojë politika e Rusisë pas sulmit kimik në Idlib të Sirisë.

“ E keni dëgjuar deklaratën e ministrisë sonë të mbrojtjes dhe nuk kam çka të shtojë . Federata ruse dhe ushtria e saj do të vazhdojë operacionet e mbështetjes në luftë kundër terrorizmit për çlirimin e vendit të cilin e kryen ushtria siriane”, ka deklaruar Peskovi.

Fuqitë perëndimore, SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca, kanë porositur se do të kërkojnë miratimin e Rezolutës së KB për të akuzuar forcat qeveritare siriane. Për rezolutën do të votohet gjatë kohës së mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Rezoluta e propozuar e Kombeve të Bashkuara për sulmin e supozuar kimik në Siri është e papranueshme për Rusinë, ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë ruse të punëve të jashtme Marija Zaharova. “Nuk besojmë që është e nevojshme të miratohet rezoluta për sulmin me armë kimike në formën e tillë të propozuar”, ka thënë Zaharova.

Washingtoni, Londra dhe Parisi kanë përpiluar projekt rezolutën për sulmin e supozuar kimik me ç’rast kërkojnë zhvillimin e hulumtimit gjithëpërfshirës. Rusia ka të drejtën e vetos në miratimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjë që edhe përpara kësaj ka bërë për të bllokuar rezolutat paraprake të Këshillit të Sigurimit të OKB-së,të propozuara në dëm të kryetarit siriane Bashar al Asadin.

Burimi : Global cir/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne