Çfarë po ndodh në Katar?

Nga Isa Myzyraj

Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jemeni dhe Maldivet ndërprenë të hënën marrëdhëniet diplomatike me Katarin, duke e akuzuar atë për mbështetje të terrorizmit, dhe akuzat e tyre i mbështesnin mbi një sulm kibernetikë i cili kishte ndodhur mbi agjencinë e lajmeve të Katarit ku udhëheqësi i Katarit, Emir Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, ngriti pikëpyetje rreth armiqësisë së SHBA ndaj Iranit dhe foli për “tensione” midis Katarit dhe Shteteve të Bashkuara, lajme këto që u përhapën me shpejtësi të madhe duke sjellë vendimin ekstrem të fqinjëve.

Por cila është e vërteta e gjithë kësaj historie, dhe pse pikërisht tani?!

Këto ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike, mund ti kushtojnë shumë rëndë shtetit që deri sot është njohur si një ndër vendet më të pasura të Lindjes së Afërme, i cili kufizohet vetëm me Arabinë Saudite dhe ka dalje të gjerë në Gjirin Persik.

Pak javë më parë në Arabinë Saudite ishte Donald Tramp, Presidenti Amerikan i cili vendosi të vizitonte një vend mysliman në vizitën e tij të parë diplomatike. Por pse pikërisht AS, dhe pse pikërisht tani erdhi vendimi për ndërprerje diplomatike dhe ekonomike?!

SHBA sigurisht që ka ecur dhe vazhdon të ecë me një politikë ndërkombëtare, “Përça dhe Sundo”, ashtu siç bëri dhe vazhdon të bëjë në vendet e lindjes së mesme dhe shpesh-herë në shumë vende, aty ku influenca e SHBA është më e madhe.

Arabia Saudite ka mbyllur edhe kufirin tokësorë me Katarin çka mund dhe do të sjellë probleme mjaft serioze për këtë vend, i cili duhet menjëherë të sigurojë ushqimin nga Turqia dhe Irani me të cilat është në bisedime, edhe pse mund të ketë rezerva ushqimorë siç kanë deklaruar zyrtarët e lartë të Katarit, por këto rezerva nuk do të jenë të përhershme, dhe afatgjate aq sa mund të zgjasë kjo krizë, çka mund të sjellë pasoja fatale për Katarin.

Në kulmin e tensioneve është përmendur edhe Rusia, që si gjithmonë SHBA për ‘krimet’ e veta  ka dikë pas të cilit fshihet, duke hedhur akuzat e orkestruara dhe të zbatuara nga vetë shërbimet inteligjente amerikane, që siç na ka dëshmuar historia me fakte, këto shërbime i fusin hundët kudo që SHBA ka interes.  E për ta faktuar këtë gjë me prova konkrete ishte Edëart Snoëden i cili vendsi pikat mbi “i” në filmin e tij, në të cilin amerika u angazhua maksimalisht për ta ndalaur së transmetuari, madje ndaloi çdo sponzorizim të mundshëm, por që fatkeqësisht nuk ja doli, sepse e vërteta e shërbimeve doli ‘lakuriq’ për t’i vendosur këtyre shërbimeve hije të madhe dyshimi, mbi punën që ato bëjnë, e për ta përforcuar akoma më shumë argumentin që FBI është kapur nga qeveria amerikane ishte dhe shkarkimi i drejtorit të FBI James Comey, i cili tha fakte tronditëse në dëshmitë e tij në senatin amerikan.

E kështu SHBA, luajnë gjithmonë me një lojë të pisët e cila ka si qëllim asgjë më shumë e asgjë me pak, sesa përçarjen e muslimanëve mes njëri-tjetrit, dikur me Bin-Ladenin, tani me ISIS, por dhe me armiqësimin e shteteve myslimane me njëra-tjetrën, dhe rasti i Katarit e dëshmon mjaft mirë ketë gjë.

Arabia Saudite nga ana tjetër është një vend, i cili i servilet Amerikës, dhe si vend ‘musliman’ nuk bëri kurrë asgjë për muslimanët, por kundra tyre, dhe këtë e dëshmon fakti që për dekada të tëra nuk mundi t’i vendoste asnjë masë shtetit të Izraelit për ta përkrahur Palestinën, por i vendosi masa të ashpra Katarit për ta përkrahur agresivitetin e Amerikës, që vazhdon të mbjellë terror në tokat myslimane.

Kështuqë “Vëllazëria Muslimane” është pretekst, sulmet kibernetike janë pretekst, e vërteta është e vërtetë e dukshme, SHBA do të përçajë vendet e lindjes, dhe fatkeqësisht po ja del./Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne