Çfarë thotë OSBE një ditë para protestës së opozitës?!

Frikesohet OSBE nga humbja e demokracise ne vend, qe per fat te keq ka shume kohe qe ky term nuk funksionon dhe ka humbur.
Një ditë para mbajtjes së protestës masive të opozitës shqiptare, Prezenca e OSBE-ODHIR në Shqipëri ka dhënë një mesazh.
“E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore është një prej themeleve të demokracisë. Në Shqipërinë e vitit 2017 nuk ka vend për dhunë”, shkruhet në faqen zyrtare të prezencës së OSBE në Shqipëri, misioni që do të monitorojë zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017.

Me këtë apel, OSBE i referohet zërave të përhapur dhe frikës për dhunë në protestës që Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të mbajnë në orën 12:00 të së shtunës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Liderët demokratë kanë deklaruar se nuk do të ketë dhunë, por nga ana tjetër kërkojnë rrëzimin e qeverisë aktuale, largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti dhe krijimin e një qeveri teknike me në krye një kryeministër tjetër.

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha nesër në protestë “do të vërshojnë mbi 500 shqiptarë për votën e lirë dhe kundër varrhimësit të pluralizmit, Edvin Kristaq Rama

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne