Champions League: Luis Enrique bën deklaratë shokuese pas humbjes

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka thënë se ekipi i tij luajti shumë dobët në pjesën e parë ndaj Juventusit dhe kjo ndikoi në humbjen 3 me 0 në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Juventusi arriti të shënonte dy gola në 22 minutat e parë dhe një tjetër në pjesën e dytë për fitoren bindëse në Torino.

“Nuk luajtëm mirë në pjesën e parë. Në të dytën ishim më të mirë, por pësuam golin e tretë”, ka thënë Luis Enrique në konferencën për media pas takimit. “Në net si kjo, nuk patëm fat që të na kthente në lojë”.

Nga ana tjetër me datën 19 do të luhet ndeshja e kthimit për të siguruar biletën në gjysëmfinale.//Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne