“Champions League”, triumfojnë Manchester City dhe Atletico Madrid

Janë luajtur mbrëmjen e sotme dy ndeshjet e tjera të raundit të 1/8-ve të kompeticionit të “Uefa Champions League”, të cilët ishin Manchester City-Monaco dhe Bayern Leverkusen-Atl Madrid. Dy ndeshje të cilat dhuruan mjaft emocione dhe gola të shumtë. Një sfidë vërtet spektakolare ishte ajo mes Manchester City dhe Monacos, ku u shenuan plot shtate gola por qe ne fund fitorja i buzqeshi vendasve që morën nje fitore të mundimshme.

Vendasit arritën që të kalonin të parët në avantazh me anë të Sterling në minutën e 26-të, por Monaco arriti që të përmbysë shifrat. Radamel Flacao në minutën e 32-të dhe Mbappe ne te 40-ten, përmbysën shifrat duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-2.

Pjesa e dytë do të ishte akoma edhe më emocionuse, ku që në minutën e 50-të Falcao kishte mundësinë të thellonte rezultatin, por gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Ky moment u shfrytëzua më së mirë nga ana e City që barazoi pas 8-minutash me Sergio Agurreon. Barazimi nuk do të zgjaste shumë pasi në të 61-tën, Radamel Falcao kalon sërish në avatazh Monacon.Por, gëzimi i miqve nuk do të zgjaste shumë pas Manchester City merr nën kontroll ndeshjen duke përmbysur rezultatin.

Agurro në minutën e 71-të, Stones në të 77-tën dhe Sane në minutën e 82-të i dhanë fitoren skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola, duke hedhur një hap të rëndësishëm për kualifikimin në raundin tjetër. Po aq emocionuese ishte dhe sfida mes Bayern Leverkusenit dhe Atl Madrid, ku dhe aty u shënuan plot gjashtë gola. Fitorja shkoi në drejtim të ekipin spanjoll që triumfuan me shifrat 2-4, qe tashme e presin të qetë ndeshjen e kthimit në fushën e tyre. Autorët e golave për Atletikon u shënuan nga ana e Niguez, Greizman Gameiro dhe Fernando Torres, ndërsa për Leverkusen shënuan Bellarabi dhe autogoli i Savic./tema

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne