Che Guevara, 50 vjet nga vdekja e revolucionarit kubanez

Nga Isa Myzyraj

Sot, me datën 9 shtator, bëhen 50 vjet nga vdekja e revolucionarit Ernesto Che Guevara. Kush ishte Che Guevara?
Ernesto Che Guevara lindi më, 14 qershor 1928 në Argjentinë. Ishte fëmija i madh i një famileje me 5 fëmijë. Ai ishte një mjek, pëlqente poezinë, ishte një guerrilas, një ushtar i madh dhe një hero i revolucionit kuban.

Si student i ri i mjekësisë, Che Guevara udhëtoi në të gjithë Amerikën Latine dhe u trondit nga varfëria që kishte kapluar kontinentin. Ai luftoi gjithmonë që të ndërgjegjësonte njerëzit, dhe të krijonte lëvizje revolucionare. Në fillim ishte e pamundur për shkak të rrethanave dhe të shtypjes së këtyre lëvizjeve, herë pas here nga Amerika. Më vonë ai takon vëllezërit Fidel dhe Raul Kastro dhe u bashkua në lëvizjen e tyre të 26 korrikut. Sëbashku me ta udhëtoi drejt Kubës, me qëllim përmbysjen e regjimit të diktatorit kuban Fulgencio Batista të
mbëshetur nga SHBA. Ai ishte nyjë ndër udhëheqësit kryesor të revolucionit kuban, që rrëzuan më vonë regjimin e Batista-s.

Pas rrëzimit të diktaturës, Che Guevara luajti një rol shumë të madh në qeverinë e re. Përvoja e gjatë e tij dhe studimi i hollësishëm i marksizëmleninizmit, e bënë që të arrinte në përfundimin se
zhvillimi dhe varësia e Botës së Tretë ishte një rezultat i brendshëm i imperializmit, neokolonializmit dhe
kapitalizmit monopolist. Sipas tij, zgjidhja e vetme ishte revolucioni proletar(punëtor).

Pasi mori postë të rëndësishme në qeveri, Che Guevara nuk mund të rrinte në Kubë. Duke parë vendet e tjera që vuanin nga varfëria,më 1965 ai u largua për të nisur lëvizje të tjera revolucioanre.
Sapo mbërriti në malet e Bolivisë, Che Guevara u kap nga forcat e brendshme.
Më, 8 tetor të 1967-ës, pak kilometra nga një fshat i quajtur La Higuera, Guevara pas një luftimi të ashpër, u detyrua të dorëzohej, pasi ishte plagosur në këmbë dhe pushka e tij ishte shkatërruar nga plumbat. Më, 9 tetor të 1967, ai u ekzekutua në shkollën e fshatit.

Fakte për Che Guevara

Revistat amerikane e kanë konsideruar Che Guevara, si njërin nga 100 personat më me ndikim në shek. XX.

Rebel me titullin doktor

Duket se ka shumë diskutime mbi këtë fakt në burime të ndryshme informacioni, por në qershor të vitit 1953 Che Guevara përfundoi studimet në mjekësi dhe u diplomua si doktor Ernesto Guevara. Teksa studionte në mjekësi, ai ishte veçanërisht i interesuar në sëmundjen e lebrozës. Che mund të konsiderohet një rebel me titullin doktor.

Loja që kishte pasion, shahu

Ndryshe nga imazhi që kemi për Guevara-n, kur ishte i ri ai ishte lloji i personit që e quajmë “peshkop”. Ai luante shah dhe madje ka marrë pjesë në disa konkurse lokale. Përveç kohës që kalonte me shokët e tij të shahut, ai lexonte poezitë që i donte me pasion të madh. Lëndët e tij të preferuara në shkollë ishin matematika dhe inxhinieria./ dritare.net

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne