CIA, 70 vite të krimit të organizuar (2)

Guy Debord shprehej se e fshehta është ajo që kontrollon botën dhe çështja më e rëndësishme qëndron në faktin që ky kontroll është i fshehtë. Duke fshehur sekretet e CIA-s media ju fsheh juve sesi ju kontrolloheni. Media dhe CIA bëjnë të njëjtën gjë. Pika e përbashkët mes FOX-it dhe MSNBC-së është se për ata në këtë shoqëri të lirë kapitaliste lajmet janë thjesht produkte.

Lars Schall: Sipas mendimit tuaj, “sekreti më i madh dhe më i errët i strukturës së Sigurisë Kombëtare” është përfshirja e kësaj strukture në trafikimin ndërkombëtar të drogës. Si ndodhi që u arrit në këtë situatë?

Douglas Valentine: Ekzistojnë dy aspekte të menaxhimit dhe kontrollit të trafikun ndërkombëtar të drogës nga CIA, në emër të interesave të korporatave që sundojnë Amerikën. Është e rëndësishme të theksohet se përfshirja e qeverisë amerikane në trafikun e drogës ka qënë prezente edhe para se të formohej institucionni i CIA-s, si një mjet për të kontrolluar shtetet, si dhe lëvizjet politike dhe shoqërore brenda tyre, përfshirë këtu edhe vetë Amerikën. Përfshirja e drejtpërdrejtë filloi në vitet 1920 kur SHBA ndihmoi regjimin nacionalist të Chiang Kai-Shek të përforconte fuqinë e tijnë Kinë përmes tregtisë së lëndëve narkotike.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, institucioni parardhës i CIA-s, OSS-ja i ofroi opiumi guerilëve të Kachin që luftonin kundër japonezëve. Gjithashtu, për më tepër, OSS-ja dhe ushtria amerikane i përforcuan edhe më shumë lidhjet me botën e nëndhenshme kriminale amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në këtë mënyrë arritën të siguronin fshehurazi mbrojtje për trafikantët amerikanë të drogës të cilëtkishin pranuar të angazhoheshin për të kryer punët e pista e qeverisë brenda dhe jashtë vendit.

Pasi nacionalistët u dëbuan nga Kina, CIA i vendosi këta trafikantë droge të arratisur në Tajvan dhe Burma. Që prej viteve 1960 tashmë, CIA kishte në dorë trafikimin e drogës në të gjithë Azinë Juglindore dhe ndërkohëzgjeroi edhe më shumëkontrollin e saj në mbarë botën, veçanërisht në Amerikën e Jugut, por gjithashtu edhe në të gjithë Evropën. CIA mbështetste gjithashtu edhe aleatët e saj të trafikimit të drogës në Laos dhe Vietnam. Gjenerali i Forcave Ajrore, Nguyen Cao Ky, ndërsa shërbente në 1965 si kreu i drejtorisë kombëtare të sigurisë në Vietnam i kaloi CIA-s të drejtën dhe kompetencën për të organizuar milicitë private dhe për të ndërtuar qendra sekrete hetimi në çdo krahinë dhe në këmbim CIA i dha kontrollin mbi një ekskluzivitet fitimprurës të kontrabandës narkotike. Përmes fuqisë së tij, General Loan si dhe gjithëklika e tij financuan aparatin e tyre politik dhe forcat e tyre të sigurisë nëpërmjet fitimeve të opiumit. Të gjithë këto arritën i bënimm vetëm me ndihmën e CIA-s.

Rreziku se lidhjet e CIA-s me trafikantët e drogës në Azinë Juglindore mund të zbuloheshin është pikërisht edhe arsyeja që shënon fillimin e aspektit të dytë:tëinfiltrimit dhe të marrjes në dorë të kontrollit nga CIAtë agjencive e ndryshme qeveritare të përfshira në zbatimin e ligjit në lidhje me çështjet e drogës. Zyrtarët e lartë amerikanë arritën që të shpërbënin Byronë e Vjetër e Narkotikëve dhe të krijohej në vend të saj në vitin 1968 një strukturë e brendshme nën Departamentit të Drejtësisë si Byroja e Narkotikëve dhe Drogave të Rrezikshme (BNDD). CIA menjëherë filloi menjëherë të infiltrojë nënivelet më të larta të BNDD-së me qëllim të mbrojtjes së aleatëve të saj të trafikimit të drogës në mbarë botën, veçanërisht në Azinë Juglindore. Dega Kundër-Inteligjencës e CIA-s, e cila ishte nën udhëheqjen e James Angleton kishte qenë në marrëdhënie me këto agjenci të drogës që prej vitit 1962, megjithatë në vitin 1971 ky funksioni iu kalua ndarjes së operacioneve të CIA-s. Në vitin 1972, oficeri i CIA-s Seymour Bolten u emërua Asistent Special pranë Drejtorit të CIA-s për Koordinimin e Narkotikëve. Bolten u bë këshilltar i William Colby dhe më pas u emërua edhe si këshilltar personal i George H.W. Bush. Deri në vitin 1973, me themelimin e DEA, CIA ishte në kontroll të plotë të të gjitha operacioneve të zbatimit të ligjit në lidhje me lëndët narkotike dhe ishte në gjendje të mbronte trafikantët edhe brenda territoreve të SHBA-së. Në vitin 1990 CIA krijoi qendrën e saj kundër-lëndëve narkotike, pavarësisht se ishte e ndaluar të ushtronte ndonjë funksion të brendshëm të zbatimit të ligjit.

LS:A është lufta kundër drogën në të njëjtën kohë edhe një luftë kundër njerëzve me ngjyrë? Më lejoni t’ju paraqes një kornizë gjithëpërfshirë të kësaj pyetje, thuhet se John Ehrlichman, ish-këshilltar i lartë gjatë administratës sëRichard Nixon, të ketë pranuar se: “Gjatë fushatëssëNixon në vitin 1968 dhe më pas gjatë periudhës në Shtëpinë e Bardhë tëNixon, për atë ekzistonin dy armiq: njerëzit që ishin kundër luftës dhe njerëzit me ngjyrë. A më kuptoni se çfarë dua të them? Ne ishim të vetëdijshëm se nuk mund ta bënim të paligjshëm të qenit kundër luftës apo të qënit njeri me ngjyrë, megjithatë duke e bërë publikun që hippit t’i përngjasonin gjtihnjë me përdoruesit emarihuanës dhe t’i shihnin zezakët si përdorues të heroinës, dhe pastaj duke kriminalizuar shumë rëndë, ne e dinim se mund t’i shkatërronimkëto komunitete. Ne mund të arrestonim udhëheqësit e tyre, të bastisnim shtëpitë e tyre, të ndërprisnim mbledhjet e tyre dhe t’i nxirrnim ata natë pas nate në lajmet e mbrëmjes për krimet e tyre. A e dinim ne se ishim duke gënjyer në lidhje me drogën? Sigurisht që e dinim.” (1) Sigurisht në lidhje me këtë çështje mund të citoj edhe nga ditari i H. R. Haldeman. Në fazat e hershme të presidencës së tij, më konkretisht më 28 prill të vitit 1969, Nixon përshkroi strategjinë e tij themelore tek shefi i tij i përgjithshëm i administratës: “[Presidenti Nixon] theksoi se faktin se të gjithë duhet të përballeni me faktin se i gjithë problemi qëndron në të vërtetë tek njerëzit me ngjyrë. Ai theksoi se çështja kryesore është të struktrohet një sistem që vepron sipas kësaj të vërtete por që në të njëjtën kohë nuk e shfaq haptazi.” (2) Pra, a është lufta kundër drogës që nisi gjatë administratës së Nixonin edhe një luftë kundër njerëzve me ngjyrë? Dhe nëse kjo është e vërtetë, çfarë na tregon kjo gjë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

DV: Amerika është një shtet ku ka funksionuar skllavëria dhe një shoqëri haptazi raciste, kështu që përgjigja ime ëhtë pozitive, lufta kundër drogës, e cila manaxhohet nga supremacistët e bardhë, ka qënë dhe vazhdon tëdrejtohet kundër njerëzve me ngjyrë dhe të gjitha pakicave të tjera të përçmuara si një mënyrë për t’i privur ata nga të kërkuarit të drejtat dhe liritë e tyre. Byroja e vjetër e narkotikëve ishte në mënyrë të hapur raciste: deri në vitin 1968 nuk ka patur agjentë zezakë në rradhët e FBN-së që t’u lejohej të bëheshin mbikëqyrësit e grupit (klasa 13) dhe të manaxhonin agjentët e bardhë.

Gjatë kohës që shkruaja librin tim The Strength of the Wolf, Fuqia e Ujkut, për të mbledhur informacione në lidhje me FBN-nëkam intervistuar ish agjentin e FBN-së, William Davis. Davis më pati treguar në lidhje mekushtet e vështira nëpër të cilat kalonin agjentë me ngjyrë. Pasi ishtediplomuar pranë Universitetit Rutgers në vitin 1950, Davis, gjatë një vizite të tij në New York City kishtë dëgjuar këngëtaren Kate Smith duke thurur lëvdata për agjentin e FBN-së, Bill Jackson në një emision në njëradio. Davis i kujton kështu fjalët e saj: “Ajo e përshkroi atë si një avokat me ngjyrë që po bënte një punë të shkëlqyer si një agjent federal i narkotikëve dhe kështu ai u kthye në një frymëzim për mua. Aplikova pranë Zyrës së Narkotikëve dhe u punësova menjëherë, por shpejt kuptova se kishte një rregull të pashkruar që agjentët me ngjyrë nuk mund të mbanin pozita të respektit: ata nuk mund të bëheshin udhëheqës të grupit, ose të menaxhonin ose t’i jepnin urdhra agjentëve të tjerë të bardhë. Davis me një vuajtje dhe hidhërim në zërin e tij më tha se “Në të njëjtën periudhë kohe, vetëm një numër shumë i vogël agjentësh me ngjyrë liheshin në detyrë, madje ky numër nuk kalonte as 8 persona në rang kombëtar, një situatë kjo që i linte gjihnjë të indinjuar.”

Gjatë bisedave, Davis mëtregoi se si Wade McCree, gjatë kohës që punonte si agjent i FBN-së në vitet 1930 kishte krijuar një ilaç me patentë të rregullt. Megjithatë, McCree bëri një gabimduke i shkruar një letër Eleanor Roosevelt në të cilën i ankohej se prokurorët në Jug të venditi drejtoheshin agjendëve me ngjyrë si “zezakë”. Si rezultat ikësaj letre, stafi ligjor i FBN-së e akuzoi McCreepër përdorimin e objekteve të FBN-së për të krijuar ilaçin e tij me patentë personale. McCree u shkarkua me mendimin se do të shkaktonte një efekt shkundës: largimi i tij dërgoi një mesazh të qartë se ankesat nga agjentët me ngjyrëi nuk do të toleroheshin.

Gjatë një interviste tjetër që kam realizuar për librin timThe Strength of the Wolf, Clarence Giarusso, një agjent narkotik veteran që kishte ushtruar detyrën e tij nëNew Orleans dhe kishte shërbyer si shefi i policisë në vitet 1970 më shpjegoi situatën e racizmit nga perspektiva e zbatimit të ligjit në nivel vendor. Ai tregoi se “ Fillimisht kryenim operacione në lagjet ku banonin njerëz me ngjyrë sepse ishte më e lehtë. Ne nuk kishim nevojë për një urdhër kërkimi, kjo gjë na lejonte që t’i përmbushnim kuotat tona me lehtësi dhe kjo ishte forma që ndoqëm edhe në vazhdim. Në momentin që gjenim sasi droge në posedim tënjë njeriume ngjyrë, ne mund ta fusim në burg për disa ditë dhe askush nuk ishte i interesuar për shkelje të ligjit. Njerëz të këtillë nuk kishin para për një avokat, kështu që dhe gjykatat ishin të gatshme që t’i dënonin; po kështu nuk kishin asnjë shpresë përpara jurisë saqë madje ne nuk kishim nevojë as të ndëronim një çështje. Për këtë arsye, këta persona në vend që të linin veset e tyrebëheshin informator, që do të thotë që ne mund të kapnim edhe më shumë raste në lagjen e tij, gjë e cila na interesonte të gjithëve. Ne nuk interesoheshim për Carlos Marcello apo Mafian. Policët e qytetit nuk kanë interes se kush e sjell drogën. Kjo është puna e agjentëve federalë.”

Çdokush që mund të mendojë se situata është ndryshe në ditët e sotme është duke jetuar në një botë me fantazi. Aty ku unë jetoj, në Longmeadoë, MA, policët janë linja e parë e mbrojtjes kundër njerëzve me ngjyrë dhe Puerto Ricansve në qytetin e afërt të Springfield. Rreth 15 vjet më parë, pati ndodhur një vrasje mafioze në seksionin që njihet siItalia e Vogël,Springfield. Në atë kohë, në këtë lagje ishin shpërngulur shumënjeëz me ngjyrë dhe Puerto Ricans dhe për rrjedhojë pati shumë tensione racore. Stacioni televiziv lokal më ftoi që të bënim një intervistënë lidhje me këtë çështje, gjatë së cilës unë thashë se Al Bruno, shefi i vrarë i mafias, kishte shumë mundësi që të kishte qënjë një informator i FBI-së. Të nesërmen, njerëzit që njihja nuk do të flisnin me gojë. Gjithkund dëgjoja komente. Dikush më tha se djali i Bruno vinte në të njëjtin klub shëndetësor që shkoja edhe unë. Në një qytet si Springfield dhe lagjet e saj periferike, të gjithë janë të lidhur me mafian ose kanë miq që janëpjesë e mafias.

Disa vite përpara se të vritejBruno, pata krijuar miqësi merojen në portën hyrëse të klubit shëndetësor të cilin ndjek. Rastësisht, roja e portës ishte djali i një detektivi të lëndëve narkotike nëSpringfield. Patëm krijuar miqësi sa shkonim në pishinë bashkëdhe dilnim për të pirë birra në baret lokale. Një ditë më rrëfeu një sekret që i kishte thënë babai i tij. Babai i tij i kishte treguar se policët e Springfield i lejonin shefat e mafias të sillnin lëndë narkotike në Springfield dhe në këmbim, ata u jepnin emrat e klientëvetë tyre zezakë dhe Puerto Ricans. Në këtë mënyrë, siç u shpreh edhe më parë Giarusso, policët vazhdonin të krijoninçështje pët të mbushur kuotat,ndërkohë që komunitetet nëpakicë e kishin gjithnjë e më të vështirë për të blerë shtëpidhe për të banuarnë zonat e lagjeve që ishin të dominuara nga njerëzit e bardhë. Kjo ndodh kudo në SHBA dhe ndodh çdo ditë.

LS: A nuk ju duket ironike se nëse përdorimi i lëndëve narkotike nuk do të ishte i jashtëligjshëm nuk do të kishim një trafikim të këtillë të këtyre lëndëve?

DV: Shpallja e përdorimit të lëndëve narkotike në të paligjshme e ktheu çështjen e varësisë nga një çështje e “shëndetit publik” në një çështje të zbatimit të ligjit, dhe kështu një pretekst për zgjerimin e forcave policore dhe riorganizimin e sistemit të drejtësisë penale dhe të mirëqenies sociale për të parandaluar pakicat e përçmuara nga krijimi i lidhjeve politike dhe sociale që do t’i bënin ata që të përparonin dhe të zhvilloheshin. Industria e kujdesit shëndetësor u vendos në duart e biznesmenëve që kërkonin fitime në kurriz të pakicave të përçmuara, të varfërve dhe të klasës së thjeshtë të punës. Bizneset private krijuan institucione qytetare për të shenjtëruar këtë politikë që në fakt është represive. Mësimdhëniësit publikë kanë rikrijur kurrikula të rejaqë dyfishonin indoktrinim politik duke promovuar pikëpamjen raciste të Partisë së Biznesit. Burokracitë u krijuan për të nxitur zgjerimin e interesave të biznesit jashtë vendit, duke shtypur rezistencën politike dhe sociale ndaj industrive farmaceutike, mjeksore, prodhuese të drogës dhe të zbatimit të ligjit që përfitonin prej saj.

Do të na duhej një bibliotekë e plotë e mbushur me libra për të shpjeguar themelet ekonomike të luftës kundër drogës dhe arsyet për zgjedhjen nga industritë që përfitojnë prej saj të prespektivës sipas të cilës t’i lënë njerëzit “të bëjnë ç’të duan” kur vjen una tek përdorimi i drograve. Thënë në mënyrë më të përmbledhur, ata përfitojnë prej saj ashtu siç përfitojnë edhe nga mafia. Mjafton të thuhet se investitorët e Wall Street në industritë e drogës kanë përdorur qeverinë për të përhapur dhe për të transformuar fuqinë e tyre ekonomike në fuqinë ushtarake politike dhe globale; mos harroninë asnjë moment se, Amerika nuk është një komb i cili e prodhon vetë opiuminapo kokainënpër këtë arsyepërdoruesit e lëndëve narkotike janë një burim strategjik, mbi të cilin varen të gjitha industritë e mësipërme, duke përfshirë këtu edhe ushtrinë. Kontrolli i furnizimit të drogës në botë, si ligjore ashtu edhe ilegale, është çështje e sigurisë kombëtare. Lexoni librat e mi për shembuj se çfarë roli ka luajtur trafikimi i lëndëve narkotike gjatë 70 viteve të fundit.

LS: A është CIA pjesë e problematikës së opiumit aktualsht në Afganistan?

DV:Në Afganistan, zyrtarët e CIA menaxhojnë tregtinë e drogës nga zyrat e tyre të punës të cilat janë të gjitha nëntokë. Prodhimi i Opiumit është rritur me një shpejtësi të paprecedentëqë nga momenti që u krjua qeveria e Karzait në 2001-2002 dhe krijuan rrjete të shërbimeve të inteligjecës në rradhët e rezistencën afgane nëpërmjet “civilëve miqësorë”nën udhëheqjen e kryekomandantit të trafikimit të opiumit, Gul Agha Sherzai. Publiku amerikan është kryesisht i pavetëdijshëm për faktin se talebanët i dorëzuan armët e tyre dhe u dorëzuan pas pushtimit amerikan dhe se populli afgan u riarmatos vetëm pasi CIA vendosi të vinte në krye të qeverisë në Kabul Sherzain. Në bashkëpunim me vëllezërit Karzai, Sherzai i mundësoi CIA-s një rrjet informatorësh që të punonin kundër rivalëve të tyre të biznesit dhe jo kundër talibanëve siç mendohet në përgjithësi. Ashtu siç Anand Gopal ka bërë me dije në No Good Men Among The Living, si rezultat i këshillave miqësore të Sherzai, CIA në mënyrë periodike torturonte dhe vriste krerët më të respektuar të Afganistanit në një seri sulmesh në stilin Phoenix që radikalizuan popullin afgan. CIA filloi luftën si një pretekst për një pushtim të zgjatur dhe kolonizim të mëtejshëm të Afganistanit.

Në këmbim të shërbimeve që ofronte, Sherzai arriti të firmoste kontratën për të ndërtuar bazën e parë ushtarake amerikane në Afganistan, së bashku edhe me një franshizë të madhe të drogës. CIA-ja vendosi që luftëtarët afganë të drogës të përjashtoheshin nga listat e DEA-së dhe të mos përndiqeshin. Të gjitha këto informacionejanë të dokumentuara në librin e Gopalit. Zyrtarët e CIA-s në Afganistan ndjekin duke u argëtuar madje sesi normat e varësisë ndaj opumit (heroinës) rriten në mesin e të rinjve afganë, prindërit e të cilëve janë vrarë dhe mendjet e të cilëve janë dëmtuar nga një agresion më shumë se 15 vjeçar amerikan. Duke marrë paraysh të gjitha arsyet ekonomike, sociale dhe politike të përmendura, atyre nuk u intereson që droga të arrijë të futet deri në qytetet e brendshme të Amerikës.

Në të njëjtën kohë, trafikimi i drogës ka gjithashtu edhe“potencialine inteligjencës”. Zyrtarët e CIA-s kanë një marrëveshje bashkëpunimi me anë të së cilës mbrojnë kryekomandantët afganë, të cilët bëjnë shndërrimin e opiumit në heroinë dhe e shesin atë tek bandat e drogës ruse. Kjo gjë nuk është aspak ndryshe nga situata e policëve që punojnë me trafikantët e drogës mafioze në Amerikë; është një marrëveshje me një armik që undëson sigurinë politike të klasës sunduese. Thelbi i arsyes pse zgjidhet bashkëpunimi bazohet në faktin se krimi nuk mund të çrrënjoset, ai vetëm mund të menaxhohet.

CIA është e autorizuar të negociojë me armikun, por vetëm në rastet kur kanalet e komunikimit janë të sigurta dhe të papërgjueshme dhe që mund të mohohen kur të jetë e nevojshme. Një gjë e këtillë ndodhi gjatë skandalit të Contra Iran, kur Presidenti Reagan fitoi dashurinë e popullit amerikan duke premtuar që kurrë të mos negociohej me terroristët, ndërsa administrata e tij me dy fytyra dërgoi fshehurazi oficerë të CIA-s në Teheran për të shitur raketat iranianëve dhe për të përdorur paratë për të blerë armë për kontraktimin e drogës. Në Afganistan, marrëveshja e bashkëpunimit brenda nëngrupit të drogës i siguron CIA-s një kanal të sigurt drejt udhëheqjes talibane, me të cilën ata negociojnë për çështje të thjeshta duke filluar nga shkëmbimet e të burgosurve. Krimi –spiunazhi nëntokësor në Afganistan ofron hapësirë intelektuale për çdo marrëveshje bashkëpunimi të mundshme. Ka gjithmonë negociata paraprake për një armëpushim, dhe kjo është puna e CIA-s në çdo konflikt modern që Amerika merr pjesë. Megjithatë, Trump ka vendosurta zgjasë këtë pushtim për një kohë të pacaktuar.

Fakti që në Afganistan gjenden 600 oficerë nëpunës të DEA-s e bën të gjithë situatën që krijon CIA në të mohueshme.

LS: A po i rishfaq përsëri SHBA-ja karakteristikat më të veçanta të programit Phoenix në Afganistan? Po e ngre këtë pyetje duke u nisur nga fakti se udhëheqësit e talebanëve i kanë dorëzuar armët dhe ka filluar “Operacioni i Lirisë së Pafundme”.

Afganistani është një rasti studimi i programit standard me dy nivele Phoenix të zhvilluar për herë të parënë Vietnamin Jugor. Kjo është edhe luftë guerile që synon të arrijë“kuadrin e lartë”, si edhe luftë që përdoret për rekrutim dhe vrasje. Ky është niveli më i lartë. Kjo është gjithashtu një luftë psikologjike kundër popullsisë civile – duke i lënë të gjithë të kuptojnë se do të merren peng, do të burgosen, do të torturohen, do të vdesin ose do të vriten nëse lënë përshtypjen se janë mbështetës të rezistencën. Kjo është niveli i dytë – terrorizimi i civilëve në mbështetjen e qeverisë kukull amerikane.

Ushtria amerikane rezistoi që të mos përfshihej në këtë formë të neveritshme luftarake (të modeluar në forcat speciale të stilit SS Einsatzgruppen dhe policinë sekrete të Gestapo-s) gjatë pjesës më të hershme të Luftës së Vietnamit, megjithatë u përfshi në mundësimin e mbështetjes së ushtarëve nëpërmjet programit Phoenix. Ky ka qënë pikërisht momenti i parë kur CIA filloi të infiltrojë trupat e rinj të ushtrisë. Zyrtarët e CIA-s si Donald Gregg (të paraqitur nga luftëtarja revolucionare e luftës Ken Burns në serinë e Luftës së Vietnamit) dhe Rudy Enders (të cilët i kam intervistuan për librin tim Programi Phoenix)e kanë eksportuarprograminn Phoenix në El Salvador dhe Amerikën Qendrore në 1980, kur CIA dhe ushtria po bashkoheshin me forcat e tjera për të krijuar Delta Force dhe Komandën e Përbashkët Operacionale Speciale për të luftuar “terrorizmin” në mbarë botën duke përdorur modelin Phoenix. Nuk ka luftra më konvencionale, kështu që ushtria, për arsye ekonomike dhe politike, është krijuarnëpërmjet rekrutimiy të trupave të rinj të oficerëve të rekrutuar nga CIA vite më parë, forca policore de-facto të perandorisë amerikane, që vepronin në më shumë se 700 baza në mbarë botën.

LS: Në çfarë forme dhe mënyre aplikohet momentalisht programi Phoenix brenda territoreve të Amerikës?

DV: Më shumë se150 vite më parë,Karl Marx shpjegoi se si dhe pse kapitalistët i trajtojnë punëtorët në mënyrë të njëjtë qoftë brenda apo jashtë vendit. Ndëkohë që kapitalizmi zhvillohet dhe centralizon fuqinë e tij, ndërkohë që klima sa vjen dhe prishet, ndërkohë që hendeku midis të pasurve dhe të varfërve zgjerohet, dhe ndërkohë që resurset bëhen gjithnjë e më të rralla, forcat policore të Amerikës miratojnë strategjitë dhe taktikat e “fenomenit anti-terror” të stilit Phoenix për t’u përdorur kundër popullatës civile. Qeveria ka miratuar ligje “ndalimi administrativ”, të cilat janë baza ligjore për operacionet në stilin Phoenix, në mënyrë që civilët të mund të arrestohen me dyshimin se janë kërcënim për sigurinë kombëtare. Phoenix ishte një metodë burokratike e koordinimit të agjencive të përfshira në mbledhjen e informacioneve të shërbimeve të inteligjencës me ata që kryen operacione “anti-terrori” dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka krijuar “qendra të bashkimit” duke u bazuar në këtë model nëtë gjithë vendin. Rrjetat informuese dhe operacionet psikologjike kundër popullit amerikan janë përhapur gjithashtu edhe që nga ngjarjet e 11 shtatorit. Këtë çështje ekam shpjeguar në detaje në librin tim, The CIA as Organized Crime, CIA si Krim i Organizuar.

LS: Sa rol luan media kryesore në lidhje me perceptimin që ka populli i thjeshtë për CIA-n?

DV: Ky është elementi më kritik. Guy Debord është shprehur se sekreti dominon botën,dhe kryesisht ky është sekreti i dominimit. Mediat ju pengojnë të mësoni të vërtetën se si po kontrolloheni, duke ruajtur sekretet e CIA-s. Mediat dhe CIA janë të njëjta gjë.

Ajo çfarë FOX dhe MSNBC kanë të përbashkët është se, në një shoqëri kapitaliste me lëvizje të lirë, lajmi është një produkt. Zyrat e lajmeve synojnë audiencën demografike për të shitur një produkt. Është e gjitha veçse njëlajmi i rremë, përderisa secili prej medias pretendon prezantimin e lajmit për të kënaqur klientët e saj. Por kur bëhet fjalë për CIA-n, lajmi jo vetëmqë është i rremë, por është gjithashtu edhe helmues. Një gjë e këtillë nënshtron institucionet demokratike.

Çdo organizatë e brendshme ose operacioni i stilit Phoenix varet nga të shprehurit në mënyrë të tërthortëdhe të justifikueshme, si dhe nga fshehtësia zyrtare dhe vetë-censura e medias. Nevoja gjithëpërfshirëse e CIA-s për kontroll të plotë të informacionit kërkon ndërhyrje në media. Kjo ishte një nga humbjet e mëdha prej nga u nxorrën mësime të rëndësishme në Vietnam për udhëheqësit tanë. Kontrolluesit shumë të indoktrinuar dhe të mirë-shpërblehur, të cilët drejtojnë qeverinë dhe mediat, kurrë nuk do të lejojnë publikun të shohë masakrën që ata i shkaktojnë civilëve të huaj. Amerikanët kurrë nuk do të shohin fëmijët e gjymtuar irakianë, afganë, libianë dhe sirianë të vrarë duke plaçkitur forcat mepagesë të amerikaneve dhe bombatshkatërruese.

Nga ana tjetër, paraqitjet e falsifikuara të rrëmbimeve, torturës dhe vrasjeve të CIA-s janë lavdëruar dhe heroizuar në televizione dhe në filma. Tregimi i historisë së duhur është çelësi. Falë pjesëmarrjes së medias, Phoenix tashmë është bërë modeli për mbrojtjen e sigurisë politike të brendshme për udhëheqësit e Amerikës.

LS: A është CIA një armik i popullit?

DV: Po. CIA është një mjet që përdoret ng elita e pasur politike dhe kryen punët e pista për ata.

Referenca

(1) Dan Baum: “Legalize It All – How to win the war on drugs”, Harper’s Magazine, Nisan 2016.

(2) “Haldeman Diary Shows Nixon Was Wary of Blacks and Jews”, The New York Times, 18 Mayıs 1994.

Burimi : Counterpunch.org / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne