CIA: “E kaluara e Muxhahedin-e-Khalk nuk përputhet me pretendimet e këtij grupi”

Një nga dokumentet e Gjykatës së Apelit të SHBA që i përket datës 25 Qershor 1999 flet mbi një raport të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në lidhje me grupin Muxhahedin-e-Khalk (MEK).

Në këtë raport CIA thekson se Muxhahedin-e-Khalk është grupi më i madh opozitar iranian që ka si qëllim rrëzimin e qeverisë së Iranit dhe krijimin e një qeverie sekulare në Iran. Në raportin e CIA-s theksohet: Aktivitetet e kaluara të Muxhahedin-e-Khalk janë bazuar në dhunë dhe terrorizëm çka bie ndesh me pretendimet e këtij grupi për përkrahjen e aspiratave demokratike. MEK u krijua në fillim në viteve 1960 dhe fillesat e tij flasin për shumë aktivitete anti-perëndimore. Muxhahedin-e-Khalk e ndihmoi Imam Khomeinin në përmbysjen e regjimit të Shahut. Si pjesë e këtyre përpjekjeve, anëtarët e MEK vranë 6 shtetas amerikanë, përkrahën sulmin kundër ambasadës së SHBA në Reheran dhe kundërshtuan lirimin e pengjeve amerikanë. Në vitin 1972, Muxhahedin-e-Khalk shpërtheu bomba me sahat në mbi 10 lagje të Teheranit. Këto shpërthime ndodhën në vende të tilla si Shoqata irano-amerikane si dhe në selitë e Pepsi-Cola dhe General Motors. Nga viti 1972 deri në vitin 1975, Muxhahedin-e-Khalk ka vendosur bomba në vende të tilla si zyra e kompanisë ajrore Panamerikan, Shell dhe ndaj disa institucioneve britanike në Iran. Nga mesi i viteve 1980, MEK, për shkak të shtypjes nga qeveria e Iranit dhe për arsye të mungesës së përkrahjes popullore, nuk mundi të kryejë sulme efikase terroriste.

Në vitin 1987, Muxhahedin-e-Khalk krijoi në lindje të Irakut dhe në rajonet kufitare me Iranian një degë të armatosur të quajtur Ushtria Çlirimtare Kombëtare e Iranit . Ky grup, në Prill të vitit 1992 shfrytëzoi përkrahësit e tij në SHBA, Kanada, Gjermani, Angli, Zvicër, Holandë, Suedi, Norvegji, Danimarkë dhe Australi për të kryer sulme të njëkohshme terroriste kundër ambasadave dhe përfaqësive të Iranit në këto vende. Sipas një raporti të BBC dhe Reuters, në Mars 1994, Muxhahedin-e-Khalk pranoi se anëtarët e tij kanë marrë pjesë në operacionet ushtarake për shkatërrimin e 14 tubacioneve të naftës në provincën Khuzestan në jugperëndim të Iranit. MEK mori përgjegjësinë edhe për 25 sulme të tjera të ngjashme në periudhën 8-18 Mars 1994. Për të marrë ndihma financiare dhe për të rekrutuar anëtarë të rinj, MEK synon iranianët që jetojnë jashtë Iranit, por që nuk janë pjesëtarë të këtij grupi. Bagdadi është aleati dhe përkrahësi më i afërt i Muxhahedin-e-Khalk. MEK ka zyra dhe anëtarë në mbarë Europën, në Amerikën Veriore, në Lindjen e Mesme dhe Australi. Këto zyra janë përgjegjëse për mbledhjen e ndihmave financiare sidomos nga iranianët jashtë vendit, të cilët i shfrytëzon edhe gjatë aktiviteteve të tilla si protestat, me qëllim që të tregojë se ka përkrahje popullore./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne