CIA parandalon sulmin terrorist në Shën Peterburg

Autoritetet ruse kanë shmangur një sulm terrorist të Shtetit Islmaik me ndihmën e CIA-s amerikane. Këtë e konfirmoi vetë presidenti rus Vladimir Putin, i cili i telefonoi homologut amerikan për ti shprehur mirënjohjen.

Siç bëjnë të ditur mediat ruse, zyrtarët e CIA-s kishin informuar kolegët e tyre të agjencisë ruse të zbulimit FSB për një plan të militantëve të Shtetit Islamik për të kryer një seri sulmesh terroriste të përmasave të mëdha në Shën Peterburg, më 16 dhjetor.

Falë të dhënave të CIA-s, agjentët rusë e parandaluan sulmet gjatë një aksioni të gjerë anti-terror, zhvilluar natën mes të mërkurës dhe të enjtes. Gjatë atij aksioni, policia ruse arrestoi 7 militantë të Shtetit Islamik dhe sekuestroi në banesat e tyre sasi të konsiderueshme bombash e municionesh.

Objektiv i sulmeve, ndër të tjerë ishte edhe katedralja e Kazanit në qendër të Shën Pjetërburgut. Sipas shërbimit rus të zbulimit FSB, celula e Shtetit Islamik planifikonte të kryente sulme të përgjakshme edhe gjatë festave të fundvitit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne