CIA për rajonin: Mali i Zi i kërcënuar nga terrorizmi, ja çfarë po ndodh në Shqipëri, Serbi…

Inteligjenca amerikane jep alarmin për shtimin e rrezikut të terrorizmit në Mal të Zi. Në raportin më të fundit të publikuar në fazen zyrtare të CIA-s për vendet e rajonit, thuhet se sekti japonez  “Aum Shinrikyo” po përmirëson rrjetin e tij në Malin e Zi, megjithëse shumica e anëtarëve u dëbuan dy vjet më parë.

Drogat janë problemi më i madh në rajon

Mali i Zi është i vetmi vend në rajon ku CIA paralajmëron për rrezikun e terrorizmit. CIA thotë se Serbia nuk i zgjidhi problemet kufitare me Kosovën, Kroacinë dhe Bosnje dhe Herzegovinën.

Pretendohet se rruga për transportimin e heroinës nga Azia në Evropë kalon nëpër Serbi dhe se ekonomia e saj është e ndjeshme kur është fjala për pastrimin e parave.

CIA thotë se Shqipëria ka probleme me pastrimin e parave, si dhe kanale për kontrabandën e narkotikëve, armëve dhe emigrantëve në atë vend.

Në Bosnje dhe Herzegovinë, thuhet se po trajtohet problemi i pastrimit të parave dhe korrupsionit, ndërsa gjyqësori është i dobët.

Po ashtu thuhet se Kroacia është një vend tranzit për kontrabandën e kokainës nga Amerika e Jugut në Europën Perëndimore.

Organizata japoneze është riaktivizuar sërish në Mal të Zi pas goditjes në 2016

Sipas raportit, në këtë vend janë strehuar anëtarët e rrjetit të rrezikshëm që  është përgjegjës për sulminme gaz sarin në Tokio. Organizata ka nisur riorganizimin e saj përmes rekrutimeve.

Njësitë speciale të policisë malazeze, në mars 2016 arrestuan në Podgoricë 58 anëtarë të kultit famëkeq. Në këtë aksion u arrestuan 43 shtetas rusë, shtatë nga Bjellorusia, katër nga Japonia, tre nga Ukraina dhe një nga Uzbekistani.

Operacioni i arrestimit u krye në bashkëpunim me Shërbimet Inteligjente të vendeve partnere, që paralajëmruan se anëtarët e një “grupi të huaj fetar të tipit të mbyllur” po qëndrojnë në Mal të Zi. Më pas policia shpjegoi se anëtarët e sektit u dëbuan nga Mali i Zi pas arrestimit dhe marrjes në pyetje.

Sekti japonez është përgjegjës për sulmin terrorist në Japoni në vitin 1995, në të cilin 13 vetë u vranë dhe më shumë se një mijë të tjerë u plagosën.

Gjatë kohëve të fundit, Japonia vrau gjashtë anëtarët e fundit të kultit Aum Shinrikyo, të dënuar me vdekje për sulmijn në metronë e Tokios. Shtatë anëtarë të kultit, përfshirë udhëheqësin e Shoko Asahara, u ekzekutuan në korrik.

Kulti u akuzua gjithashtu për shtatë vrasje të tjera, si dhe një sulm të mëparshëm me gaz sarin në vitin 1994, kur u vranë tetë vetë dhe 600 të tjerë u plagosën.

Dëshmitarët e sulmit pretendonin se kishin vënë re paketa nga të cilat rridhte diçka dhe se menjëherë ndjenin avujt nga të cilët u dogjën sytë.  Agjenti nervor veproi brenda kap sekondave mbi viktimat, duke u shkaktuar të vjella, verbim, paralizë, deri edhe në vdekje.

Themeluar në vitin 1984, grupi tërhoqi mjaft të rinj, shumica e të cilëve ishin diplomuar në universitetet më të mira. Kulti kishte deklaruar rreth 10 000 anëtarë në Japoni dhe 30 000 në Rusi.

Organizata e tyre u shndërrua në një kult të ditës së gjykimit, që besonte se bota do të shkatërrohej nga lufta dhe vetëm ata do të mbijetonin.

Themeluesi i grupit, Shoko Asahara, i njohur gjithashtu si Chizou Matsumoto, e shpalli veten Krisht dhe i pari “i shkolluar” që nga Buda. “Aum Shinrikyo” fitoi statusin zyrtar si një organizatë fetare në vitin 1989. Pas sulmit në vitin 1995, kulti u tërhoq dhe u quajt “Alef” ose “Hikari no Va”.

“Aum Shinrikyo” konsiderohet si organizatë terroriste në Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera, por “Alef” ose “Hikari no Va” janë të ligjshëm në Japoni, edhe pse janë shpallur “fe të rrezikshme” nën mbikëqyrje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne