‘Ciao’ Panucci, FSHF kontakton selektorin e ri të Shqipërisë

Humbja e Kombëtares së Shqipërisë kundër Skocisë, me rezultatin 0:4, duket se ka qenë goditja e fundit për Christian Panuccin.
Mediet në Shqipëri, që nga dje, kanë shkruar se vendimi për largimin e trajnerit është marrë nga presidenti Duka, megjithatë ky vendim mund të shtyhet deri pas ndeshjes ndaj Uellsit.
Sot, “Panoramasport” shkruan se selektori i ardhshëm i kombëtares “kuq e zi” do të jetë Bledar Kola,
Kola më herët ishte përfaqësues i kombëtares, kur luante si mesfushor, gjatë viteve 1990-2001.
Ai mësohet të jetë kontaktuar nga FSHF, dhe mund të jetë pasardhësi i Christian Panuccit.
Kola thuhet se veçse ka biseduar me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne