Çifutët shkatërruan Rusinë, thotë politikani nga partia e Putinit

Ligjvënësi tha ‘Ju e shkatërruat vendin tonë’ në vitin 1917 dhe në vitin 1991′; ndërsa kolegët bënë thirrje për dëbimin e tij

Një politikan nga partia e presidentit rus Vladimir Putin akuzon hebrenjtë për shkatërrimin e Rusisë.

Akuza nga Oleg Bolychev, një ligjvënës i partise qeverisëse, Rusia e Bashkuar e parlamentit rajonal të Kaliningradit, u bë në parlament më daten 6 shkurt, sipas agjencisë së lajmeve Regnum, e cila raportoi të enjten.

Gjatë një debati, Bolychev i quajti kundërshtarët e tij “Cifutë, të fëlliqur në opozitë”, duke shtuar: “Ju shkatërruat vendin tonë në vitin 1917 dhe në vitin 1991.”

Kongresi çifut rus dënoi ligjvënësin, duke thënë se ishte i indinjuar ndaj deklaratës dhe i bënë thirrje autoriteteve për ta hetuar atë.
Bolychev u kundershtua flake per flake edhe nga kolegët brenda partisë në pushtet, disa prej të cilëve kërkuan që ai të dëbohej.

“Është e pabesueshme që një figurë publike mund të bëjë deklarata të tilla ekstremiste,” i tha agjensisë së lajmeve AFP, ligjvënësi Alexander Khinshtein.

Bolychev i hodhi poshte akuzat se vërejtjet e tij ishin anti-semite dhe i kundershtoi pretendimet mbi ekstremizmin duke i quajtur “përçartje dhe provokime”.
.
“Nuk po flisja për çifutët, por për situatën në vend. Isha duke folur për tradhtarët që shkatërruan një shtet të madh dy herë “, tha ai./ gazeta impakt

burimi:timesofisrael

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne