Celso Ismael Correia, ministër i Tokës, Mjedisit dhe Zhvillimit Rural të Mozambikut, ka njoftuar se më shumë se 417 persona kanë humbur jetën në vendin e tij si pasojë e ciklonit “Idai”.
Bëhet e ditur se i njëjti ciklon ka shkaktuar 259 të vdekur në Zimbabve dhe 56 në Malavi gjithashtu.
Ndërkohë që aksionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, mësohet se dhjetëra-mijëra persona janë diagnostikuar me malarie dhe kolerë.
Të paktën 1,7 milionë njerëz, gjysma e të cilëve fëmijë, janë prekur si pasojë e ciklonit “Idai” dhe vërshimeve që goditën javën e kaluar Mozambikun, Zimbabvenë dhe Malavinë, shtete në Afrikën Jugore.
Presidenti i Mozambikut, Filipe Nyusi, shpalli 3 ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave të stuhisë dhe përmbytjeve në vend./ trt