Debati mbi rolin e islamit ka ngritur argumente të reja mbi ideologjinë në sjelljen e njerëzve.

SIMON COTTEE

Në artikullin e tij tek Atlantic me titull “What ISIS Really Wants?” marsin e shkuar, Graeme Wood këmbëngulte se “shteti Islamik është islamik. Tejet islamik”. Kritikët e Wood kanë qenë gjithashtu tejet empatik në argumentet e tyre se ISIS është një perversion i besimit islam. Sipas tyre, politika sekulare, më tepër se sa feja apo ideologjia e tij, janë çelësi për të kuptuar ekzistencën dhe apelin e dhunës së xhihadit.

Pak kohë pas masakrës së Orlandos në qershor, i njëjti argument ridoli në skenë. Sipas një linje hetimi, Omar Mateen ishte një homoseksual i ndrydhur dhe aksionet e tij ishin të pashpjegueshme pa një kuptim të rrethanave psiko-sociale të tij dhe kësisoj të bazave sekulare, për të kuptuar rrënjët e urrejtjes së tij ndaj komunitetit LGBT. Në mënyrë të ngjashme “islami radikal” ka pasur pak të bëjë me masakrën dhe lidhja e Mateen me ISIS ishte më shumë një tymnajë dhe një mënyrë që ai kish zgjedhur për t’i rritur pikët vetes. Kjo mund të na tregojë se masakra e Orlandos nuk qe vetëm se një urrejtje sekulare dhe jo një terror fetar, apo një islam radikal pra jo një ISIS.

Një qasje tjetër është ajo se Mateen ishte i vetëm në aktin e tij terrorist, aksionet e tij qenë frymëzuar, në mos drejtë për drejtë apo tërthorazi nga ISIS. Zëdhënsi i ISIS, Ebu Muhamed el-Adnani mori përsipër këtë veprim gjatë muajit të Ramazanit. Për më tepër, sipas kësaj qasjeje, veprimi i Mateen për të targetuar komunitetin LGBT në veçanti është totalisht në përputhje me termat dhe homofobinë e ISIS.

Këto qasje mospërputhëse – njëra që nënvizon origjinën sekulare të ISIS të lidhur me dhunën dhe tjetri që nënvizon rrënjët teologjike të “Islamit radikal”- reflektojnë thellësisht diferencën mbi rolin e ideologjisë në shoqëri dhe jetën politike.

Në fakt, çështja e shumëdebatuar “A është ISIS islamik?” është, në fund të ditës, një debat mes idealistëve dhe materialistëve dhe paradaton kundërshtitë e sotshme—apo aq më tepër dhunës së ditëve të fundit të ISIS në Bangladesh, Irak dhe kudo gjetkë. Në Angli në veprën “Age of the American Revolution”, botuar më 1930, historiani britanik Sir Lewis Namier paralajmëronte rreth atyre figurave publike që marrin mbi supe principe të larta morale për të shpjeguar veprimet e tyre dhe këmbëngulte se ide të tilla janë racionalizima ex post facto që nuk kanë lidhje me motivet individuale të veprimit. Me pak fjalë, për Namier, njësoj si për historianët marksist që ai nuk i honepste dot, idealet e përdorura nga politikanët qenë dytësore, të vendosura për të dorëzuar qëllimin e vërtetë dhe tërësisht të veçuar. Namier dhe pasuesit e tij u kritikuan nga historianët pragmatistë të kohës për cinizmin e tyre. Hebert Butterfield, fjala vjen, argumentonte se shumë figura janë “thellësisht të lidhura me këto ideale” në të cilat ato bazojnë veprimet e tyre.

Beteja rreth rolit të ideologjisë në veprimet e njeriut qe një pikë nevralgjike e debatit mes Christopher Browning dhe Daniel Goldhagen mbi natyrën dhe origjinën e Holokaustit. Sipas librit të Goldhagen “Hitler’s Willing Executioners”, “njerëzit e zakonshëm” që vranë dhe goditën me armë çifutët apo asistuan në deportimet e tyre në kampet e përqëndrimit vepruan kësisoj sepse ato kishin përbrendësuar “një qasje hitleriane mbi çifutët dhe kësisoj besonin se zhdukja e tyre ishte e drejtë dhe e dobishme.” Kundër këtij argumenti, Browning, në veprën e tij “Ordinary Men”, argumenton se ushtarët gjermanë i vranë hebrenjtë jo sepse qenë thellësisht anti-semitë por sepse aty ishin “faktorë” të fuqishëm në veprim që i shtynë ato të vrasin çifutët. Për Browning, me një rëndësi më të madhe se sa ideologjia ishte konformiteti i grupit apo presioni i shfaqur: dëshira për lavde dhe karrierë dhe mbi të gjitha frika për t’u pikasur si frikacak gjatë aktit të vrasjes. Duke komentuar mbi këto qasje kundërthënëse, filozofi Nick Zangwill shkruan, “Goldhagen, në një qasje hegeliane, mendon se ideologjia qe ajo që e shtyu këtë periudhë të historisë; Browning, nga ana tjetër ka një qasje marksiste, dhe mendon se ideologjia nuk e shtyu këtë periudhë të historisë.”

E njëjta ndarje mund të shihet edhe sot në argumentimin mbi ISIS, ku një palë insiston se ideoligjia radikale e islamit është çelësi i të kuptuarit të dhunës së këtij grupi, qoftë ajo e lidhur drejtë për drejtë, e inspiruar apo deduktuar dhe pala tjetër argumenton se janë faktorët materialë që e shtyjnë. Siç janë vetë interesi politik dhe lidhjet sociale, duke eleminuar çdo dimension ideologjik dhe religjioz.

Sipas leximit Namierit të ISIS, ky grup erdhi në pushtet si pasojë e dështimit të shtetit në Irak, ndërsa xhihadistët, në bashkëpunim me ish anëtarët e partisë Baathiste të regjimit të shkuar të Sadam Husejnit, ishin të aftë të nxirrnin në pah pakënaqësitë e sunive duke marrë territore dhe burime. Ideologjia, sipas kësaj qasje, nuk e ka drejtuar këtë ngjarje historike, por në fakt, njësoj siç ka ndodhur me territorin, ajo e aneksuar nga ISIS dhe rikrijuar prej saj ka shërbyer për qëllime politike. Dalia Mogahed, fjala vjen, argumenton duke kundërshtuar Graeme Wood, se “një lexim i dhunshëm i Kuranit nuk të çon në dhunë politike. Dhuna politike të çon në leximin e dhunshëm të Kuranit.” Apo nëse perifrazojmë opinionesten e “The Atlantic”, Kathy Gilsinan që ka parafrazuar Mogahed: “Nuk është interpretimi i ISIS mbi tekstet islamike që na çon drejt brutalitetit- është dëshira e grupit pas dhunës që na çon në interpretimin e tillë të tekstit.” Sipas kësaj qasjeje, ideologjia legjitimon dhunën e ISIS, por nuk e shkakton atë.

Leximi sipas Namierit shtrihet gjithashtu edhe tek individët që zbatojnë aktet e dhunshme në emër të ISIS. Gazetari britanik Mehdi Hasan, fjala vjen, ka nënvizuar se “nuk janë myslimanët më të devotshëm ato që puqen me terrorizmin apo i bashkohen grupeve të tilla si ISIS.” Duke iu referuar dy britanikëve që përpara se të bashkoheshin me grupet xhihadiste në Siri kishin blerë libra me tituj “Islami për fillestarë” dhe “Kurani për Fillestarë”, Hasan shkruan “Religjioni luan shumë pak rol, në mos asnjë të tillë, në procesin e radikalizimit.”

Kjo qasje ka pasur shumë pasues sidomos që prej momentit që Wood botoi shkrimin e tij vitin e shkuar. Duke shkruar pas sulmeve në Bruksel që ndodhën në mars, opinionisti i Washington Post, Ishaan Tharoor argumenton se “radikalizimi është i bazuar jo aq shumë në ndjenjat fetare se sa në rrethanatt lokale dhe është i lidhur me forma të tjera të kriminalitetit.” Ndonëse Tharoor i referohet kompleksitetit të çështjes së radikalizimit xhihadist, gjithsesi, ai sugjeron, duke cituar Cas Mudde (një profesor i asociuar në “School of Public and International Affairs at the University of Georgia”), se më e rëndësishme se kjo është historia se si Europa “ka krijuar kushtet për ndjenjat që kanë shpënë në terrorizëm.”

Nga ana tjetër qendron argumenti i atyre që këmbëngulin, në një stil hegelian, e që na kujtojnë Zangwill, se ka një lidhje të drejtëpërdrejtë mes besimit dhe aksionit dhe që të fundit janë të shtyrë pashmangshmërisht nga e para. “Besoni,” shkruan filozofi ateist Sam Harris, “se ju jeni anëtarë të njerëzve të zgjedhur, të shplarë nga eksporti i kulturës së djallit që po i çon fëmijët tuaj larg Zotit, besoni se ju do të shpërbleheni në përjetësi me të mira të pafundme nëse do të ndesheni me jetë ndaj jobesimtarëve-dhe nëse drejtoni një avion drejt një ndërtesë është thjesht një çështje që mund t’ju kërkohet për të arritur këtu.” Ayaan Hirsi Ali, një ish myslimane që sot është një nga kritiket më të ashpra të Islamit për çështjen në fjalë shkruan “shkaku i (xhihadit) terrorizmit” ndodhet “në teologjinë radikale të islamit”. Ajo gjithashtu shkruan vazhdimisht mbi çështjen se religjioni “është më së shumti një tymnajë e cila përpiqet të fshehë motivet reale, siç janë problemet socio-ekonomike.”

Por në nxitimin e tyre për të mallkuar apo lartësuar islamin, pjesmarrësit e të dy palëve të këtij debati kanë vendosur të injorojnë atë çfarë veshët e papolitizuar u duket si një gjëmim i të vërtetës; ajo që njerëzit që angazhohen në aksionet e xhihadit mund të kenë të dyja ndjesitë brenda vetes si atë të karakterit sekular dhe atë të karakterit fetar. Këtë e pohon Peter Bergen, i cili kohët e fundit ka botuar një trajtesë kërkimore mbi aktivizmin xhihadist në SHBA që prej 11 shtatorit 2001:

Më duket se përgatitësit qenë përgjithësisht të motivuar nga një numër i madh faktorësh, përfshirë edhe ideologjinë islamike, ndryshe nga politika e jashtme amerikane në botën myslimane; gjithashtu edhe nga një nevojë për t’i dhënë vetes një ideologji apo organizim ato i dhanë një sens qëllimit të tyre; dhe një “hapje konjiktive” ndaj islamit militant që ka qenë precipituar nga zhgënjimi personal, si fjala vjen vdekja e një prindi. Për shumë, bashkimi me një grup xhihadist apo kryerja e një akti i jepte atij mundësinë të shndërrohej në heroin e historive të tij. Por në çdo rast, proporcioni i shkaqeve të veprimeve të tij varionte.

Ka një tjetër kuptim në të cilin debati mes arsyes ideologjike (apo religjioze) dhe ajo materiale (apo sekulare) shndërrohet në artificial. Ndonëse xhihadistët në qasjen e parë janë motivuar nga qëllimet e kësaj bote, si fjala vjen fama apo gjendja politike, ato gjithsesi kanë pasur nevojë për të legjitimuar dhunën përmes apelimit të një ideologjie fetare që, siç Graeme Wood ka pohuar bindshëm, ka bazat e saj sado e kontestueshme që është ajo. Nëse ato nuk do të kishin një qasje të tillë ndaj ideologjisë dhe nëse një qasje e tillë nuk do të gjente mbështetje të gjerë dhe vazhdimësi, sado e vogël qoftë kjo, kapaciteti i tyre për aktet e dhunës do të qe i vogël—apo do të lidhej me një qasje tjetër kulturore. Sikundër intelektuali historian Quentin Skinner ka pohuar, në kritikën ndaj Namier ashtu dhe e antagonistëve të tij, “Çdo veprim do të frenohet deri në pikën që nuk do të legjitimohet” Sipas argumentimit të Skinner, “çdo princip që ndihmon për të legjitimuar një rrjedhë ngjarje është gjithaq edhe një konditë për ndodhinë e saj.” Më qartësisht këtë mund ta shprehim kështu: Ideologjia nuk është shkaku i vetëm, por është një shkak, derisa ajo legjitimon dhe kësisoj lehtëson kryerjen e një veprimi.

Omar Mateen, kushdo ka qenë dhe çfarëdo gjëje të donte të kryente, kish nevojë për narrativën luftarake të islamit dhe qasjen e tij ndaj martirëve, sado që interpretimi i tij qe i lëkundshëm për të interpretuar aktet e tij vrasëse. Ai e gjeti këtë intepretim tek ISIS. Kjo nuk i dha atij dëshirën për të vrarë. Nuk mund të themi se kjo e ka shtyrë atë të vrasë në çastin që ai e bëri dhe personat që ai vrau. Por i dha atij licensën morale, sado halucinante, për ta bërë atë duke ia lehtësuar veprimin. Kjo është arsyeja se përse motivet ideologjike-fetare njësoj si ato personale dhe politike, duhet të bashkërendohet në një qasje të duhur për të kuptuar sjelljen e dhunshme të xhihadistëve.

Përktheu: Xhodi Hysa/ erasmusi.org

13