Studimet më të fundit në Britaninë e Madhe kanë përcaktuar moshën kur jemi më të lumtur.

Pas shumë teorive, të cilat më parë shpjeguar se cila është mosha kur njeriu arrin kulmin e lumturisë, do të habiteni nga përfundimet e studimit të fundit.

Sipas ekspertëve të London School of Economics and Political Sciences, kulmi i lumturisë është në moshën 23 dhe 69 vjeç.

Për të arritur në këtë përfundim studiuesit pyetën 23 mijë vullnetarë të moshave nga 17 deri në 85 vjeç, dhe zbuluan se lumturia ka formën e U-së, ku më poshtë është në moshën e mesme dhe kulmon sërish në fund të spektrit.

Mosha 23 vjeç është koha kur njeriu përfundon studimet dhe sheh përpara për të ndërtuar karrierën dhe të krijojë të ardhurat e para reale vetë, me të gjitha liritë që vijnë.

Ndërsa në moshën 69-vjeçare shumë njerëz janë gati të shijojnë pensionin dhe të kujdesen për familjen që është rritur pas tyre. Por megjithatë nuk është një lajm dhe aq i keq për ata të moshës së mesme, pasi studime të ndryshme kanë treguar disa hapa për t’u siguruar për të qenë të lumtur në çdo moshë./ trt

69