Cinizmi si formë e Ideologjisë

Slavoj Zizek

Koncepti më elementar i ideologjisë është ndoshta fraza më e njohur e Marksit në Kapital “Sie wissen das nicht, aber sie tun es” (“ata nuk e dinë këtë, mirëpo e bëjnë”). Koncepti i ideologjisë implikon një lloj naiviteti bazik, themelor: mospranimi i predispozitave, të kushteve efektive të saj, një distancë, një divergjencë të ashtuquajtur realitet social dhe pasqyrimi jonë i shtrembëruar, vetëdija jonë rreme për të. Kjo është pse një “vetëdije e tillë naive” mund të shpërfaqet në një procedurë kritike-ideologjike. Qëllimi i kësaj procedure është të dërgojë një vetëdije ideologjike naive në pikën që ajo mund të pranojë kushtet e saja efektive, realitetin social që po e shtrembëron, dhe përmes këtij akti ta tretë vetëveten. Në versione më të sofistikuara të kritikës së ideologjisë – që janë zhvilluar nga Shkolla e Frankfurtit, për shembull – kjo nuk është vetëm të vësh një pikëpyetje mbi gjërat që shohim (realitetin social) ashtu siç “vërtet janë”, duke hedhur larg syzet e ideologjisë; çështja kryesore është të shohim se si realiteti në vetëvete nuk mund të riprodhojë vetveten pa të ashtuquajturin mistifikim ideologjik. Maska nuk është thjesht duke e fshehur gjendjen e vërtetë të gjërave; shtrembërimi ideologjik është i shkruar brenda esencës së saj.

Më pas arrijmë tek paradoksi i një qenieje e cila mund të riprodhojë veten vetëm për aq sa ajo është e refuzuar dhe e neglizhuar: në momentin që ne e shohim atë “ashtu siç vërtetë është”, kjo qenie e humbet veten, tretet në një asgjë ose, më saktë, e ndryshon veten një një realitet të llojit tjetër. Kjo është arsyeja pse ne duhet të shmangim metaforat e thjeshta të demaskimit, që i hedhin tutje mbulesat të cilat janë të përcaktuara të fshehin realitetin e zhveshur. Mund të shohim pse Lacani në seminarin e tij mbi Etikën e Psikanalizës e distancon veten nga gjestet çliruese të të thënit përfundimisht se “mbreti nuk ka rroba”. Çështja qëndron, në momentin e përcaktuar nga Lacani, se mbreti është i zhveshur vetëm nën rrobat e tij, kështu që nëse ekziston ndonjë gjest i pamaskuar i psikanalizës, ai është më afër shakasë së mirënjohur të Alphonse Allaisit të cituar nga Lacani: dikush tregon drejt nje gruaje dhe flet me një zë të tronditur, “Shikojeni atë, çfarë turpi, nën rrobat e saja ajo është totalisht e zhveshur” (Lacan, 1986, fq.231)

Por të gjitha këto tashmë janë të mirënjohura: dihet koncepti klasik i ideologjisë si “vetëdije e rreme”, mospranimi i realitetit social i cili është pjesë e vetë realitetit. Pyetja jonë është: A aplikohet koncepti i ideologjisë si vetëdije naive ende në ditët e sotme? A është duke operuar ende edhe sot? Në “Kritikën e Arsyes Cinike”, bestselleri i famshëm në Gjermani (Sloterdijk, 1983), Peter Sloterdijk e dërgon tutje tezën se gjendja dominante e funksionimit të ideologjisë është cinike, e cila bën të pamundur, të kotë – procedurën e kritikës klasike të ideologjisë. Subjekti cinik është mjaft i vetëdijshëm për distancën mes maskës ideologjike dhe realitetit social, por megjithatë ai insiston në maskën. Formula ashtu siç e ka propozuar Sloterdijk do të jetë: “ata e dinë shumë mirë çfarë po bëjnë, por ende vazhdojnë ta bëjnë”. Arsyeja cinike nuk është më naive, por është një paradoks i një vetëdije të rreme: njeriu e di pavërtetësinë shumë mirë, është mirë i vetëdijshëm për interesin partikular të fshehur prapa një universaliteti ideologjik, por nuk heq dorë nga kjo.

Ne duhet të dallojmë këtë pozicion cinik saktësisht nga ajo çka Sloterdijk e quan cinizëm. Cinizmi paraqet refuzimin popullor, të njeriut të pagdhendur ndaj kulturës zyrtare me anë të ironisë dhe sarkazmës: procedura klasike e cinizmit është të konfrontojë frazat patetike të ideologjisë zyrtare udhëheqëse – solemnin e saj, tonalitetin e rëndë – me banalitetin e përditshëm dhe t’i mbajë ata deri në tallje, kjo ekspozon prapa fisnikërisë së frazave ideologjike interesat egoiste, dhunën, pretendimet brutale për fuqi. Më pas kjo procedurë është më shumë pragmatike sesa argumentuese: ajo shkatërron propozimin zyrtar duke e konfrontuar atë me situatën e shpalljes së saj; ajo procedon ad hominem (për shembull kur një politikan predikon detyrën e sakrificës patriotike, cinizmi e shfaq fitimin personal që ai po e bën nga sakrifica e të tjerëve.)

Cinizmi është përgjigja për kulturën dominuese ndaj subverzionit cinik: kjo e pranon, e fut në llogari, interesin partikular mbrapa universalitetit ideologjik, distancën mes maskës ideologjike dhe realitetit, por ende gjen arsye që ta mbaj maskën. Ky cinizëm nuk është pozicion direkt i jomoralitetit, është më shumë mbi atë se si vetë moraliteti e vendos veten në shërbim të jomoralitetit – modeli i urtësisë cinike është të krijojë ndershmëri, integritet, si formë supreme e pandershmërisë, dhe moral si formë supreme të shthurrjes, të vërtetën si formën më efektive të gënjeshtrës. Prandaj ky cinizëm është një lloj “mohimi i mohimit” zvetënimi i ideologjisë zyrtare: e konfrontuar me pasurimin ilegal, me plaçkitje, reaksioni cinik konsiston në të shprehurit se pasurimi legal është shumë më shumë se aq dhe, për më tepër, i mbrojtur nga ligji. Ashtu siç e tha Bertolt Brecht në Operan për Tre Groshë: “çka është plaçkitja e një banke krahasuar me themelimin e një banke të re?”

Është e qartë se konfrontimi me arsye të tilla cinike si pasojë e bën kritikën tradicionale të ideologjisë të jetë jo funksionale. Nuk mundemi që ta nënshtrojmë tekstin ideologjik ndaj “leximit simptomatik”, duke e konfrontuar atë me pika boshe, me atë që duhet të shtypë për të organizuar vetveten, të ruaj konsistencën e vet – arsyeja cinike e merr parasysh këtë distancë paraprakisht. A na mbetet neve pastaj vetëm çështja të konfirmojmë se, me mbretërimin e arsyes cinike, ne e gjejmë veten në të ashtuquajturën botë post-ideologjike? Madje edhe Adorno vjen deri te ky konkluzion, duke filluar nga premisa se ideologjia është saktësisht, vetëm një sistem i cili bën një hamendësim për të vërtetën- kjo është ajo që nuk është thjeshtë një gënjeshtër por një gënjeshtër e sprovuar si e vërtetë, një gënjeshtër e cila prentendon që të merret seriozisht. Ideologjia totalitare nuk e ka më këtë pretendim. Ajo nuk do të thotë më, edhe sipas autorëve të saj, që të merret seriozisht- statusi i saj është vetëm një mjet për manipulim, diçka e jashtme dhe instrumentale; rregulli i saj është i siguruar jo nga e vlera e saj e vërtetë por thjeshtë nga një dhunë ekstra-ideologjike dhe nga një premtim fitimi.

Pikerisht në këtë pikë duhet të prezantohet ndarja mes simptomës dhe fantazisë me qëllim që të tregojë se si ideja që ne jetojmë në një shoqëri post-ideologjike lëviz pak si shumë në mënyrë të shpejtuar: arsyeja cinike, me të gjitha shkëputjet e saja, e lë të paprekur nivelin fundamental të fantazisë ideologjike, nivelin mbi të cilin ideologjia e strukturon realitetin social në vetëvete./ rreth.org

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne