Cipras: Kuvendi grek do të ratifikojë Marrëveshjen e Prespës

Kryeministri grek Aleksis Cipras në mesazhin e tij për Vitin e Ri shprehu bindjen se Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet nga Parlamenti grek. Cipras tha se 2019-ta do të jetë vit i shpërblimit të imazhit dhe rolit të Greqisë në nivel evropian dhe ndërkombëtar si fuqi e stabilitetit, paqes dhe bashkëpunimit në rajonin më të gjera të destabiluzuar. “Në këtë drejtim, hap i rëndësishëm është Marrëveshja e Prespës, e cila do të ratifikohet nga Kuvendi grek, duke e mbyllur në këtë mënyrë një nga cilklet më joproduktive 30 vjeçarë të mungesës së aktivitetit, gjë që i kushtoi shumë vendit tonë”, u shpreh Cipras për të shtuar: “. Me ratifikimin e Marrëveshjes, Greqia përfundimisht e mbron trashëgiminë e madhe kulturore dhe karakterin antik grek të Maqedonisë Antike, por në të njëjtën kohë edhe e siguron rolin e saj udhëheqës në rajonin e Ballkanit, tha Cipras në fjalimin e tij të Vitit të Ri drejtuar qytetarëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne