Cipras pas takimit me Erdoganin: I vështirë por frytdhënës

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi një takim kokë më kokë me Kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras.

Takimi u zhvillua gjatë ditës së dytë të Samitit të NATO-s në Bruksel.

Takimi i zhvilluar kokë më kokë ndërmjet Erdoanit dhe Ciprasit, në kuadër të pjesës së veçuar për takimet ndërmjet liderëve, zgjati 1 orë e 45 minuta.

Cipras, në deklaratën e bërë për gazetarët grekë pas takimit, tha se me Erdoanin zhvilluan një takim “të vështirë por të frytshëm”.

“Nuk mund të them se ishte një nga takimet më të lehta por dola më me shpresë nga sa hyra në takim” tha Cipras.

Ai tha se në takim u shqyrtuan marrëdhëniet turko-greke në të gjitha dimensionet dhe shtoi se ndërmjet dy vendeve ka mundësi të mëdha të pavlerësuara.

“Besoj se mund të fillojmë përsëri negociatat hulumtuese. Në çështjen e Qipros mund të vendosim në vijë përsëri dialogun e dy shoqërive. Ashtu siç e kam bërë të ditur edhe më parë se dola më me shpresë nga takimi, të mund ti tejkalojmë këto me rrugën e dialogut dhe të hapim një agjendë pozitive” tha Cipras.

Ai tha se me Presidentin Erdoan arritën në konsensus për reduktimin e tensionit në Egje dhe shtoi: “Ky është lajmi më i mirë që doli nga takimi. Me presidentin turk ramë dakord që kanalet e komunikimit ndërmjet shefave të shtatmadhorisë dhe ministrave të jashtëm të qëndrojnë të hapur. Të dyja palët ranë dakord për tu përpjekur për gjetjen e rrugës së reduktimit të tensionit në Egje”. / trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne