Civilët përsëri objektiv i sulmeve ajrore të Amerikës në Siri

Avionët luftarakë amerikanë kanë sulmuar rajonin Dejrul Zur në lindje të Sirisë duke marrë jetën e të paktën 9 civilëve sirianë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia IRNA sipas të cilës, avionët luftarakë amerikanë kanë sulmuar të paktën 2 herë qytetin Mejadin në periferinë lindore të provincës Djerl Zur duke lënë të vrarë 9 civilë mes tyre një grua dhe 4 fëmijë. Edhe një ditë më parë avionët luftarakë amerikanë kanë sulmuar qytetin Mejadin ku kanë vrarë 50 civilë. Zakonisht rezultati i sulmeve të avionëve luftarakë amerikane në Siri është vrasja dhe plagosja e civilëve. Departamenti Amerikan i mbrojtjes ka pranuar se nga sulmet në Mosul të Irakut kanë humbur jetën më shumë se 100 civilë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne