Çka është ezani, si thirret dhe përkthimi në gjuhën shqipe – Tregojani atyre që se dinë!

Koha e çdo namazi lajmërohet me ezan. Fjala “edhan” në gjuhen arabe do të thotë “informim”, kurse në kuptimin terminologjik do të thotë lajmërim apo informim për hyrjen e kohës së namazit të caktuar.
Ezanin e thërret muezini, – zakonisht personi me zë të bukur, që të tërheq sa më tepër besimtarë.
Ezani ësthë sunneti – muekkede (sunnet i fortë), dmth. sunnet të cilin nuk duhet lënë.

Teksti i ezanit është kështu:

ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER!
ESH-HEDU EN LA ILA-HE IL-LELLAH,
ESH-HEDU EN LA ILA-HE IL-LELLAH!
ESH-HEDU ENNE MUHAMEDEN RESULULLAH, ESH-HEDU ENNE MUHAMEDEN RESULULLAH!
HAJJE ALES-SALAH,
HAJJE ALES-SALAH!
HAJJE ALEL-FELAH,
HAJJE ALEL-FELAH!
ALLAHU EKBER, ALLAHU EKBER!
LA ILAHE IL-LELLAH!

Te ezani i sabahut, pas fjalëve: “Hajje alel-felah!”, thuhet edhe:

ESSALATU HAJRUN MINEN-NEVM!
ESSALATU HAJRUN MINEN-NEVM!

Që do të thotë:

Namazi është më i mirë se gjumi! Dmth. më mirë është ta falish namazin e sabahut se sa të flesh.

Përkthimi i tekstit të ezanit:

Allahu është më i madhi!
Dëshmoj se s`ka Zot tjetër përveç Allahut!
Dëshmoj se Muhammed është i dërguari i Zotit!
Ejani në namaz!
Ejani në shpëtim!
Allahu është më i madh!
S`ka Zot tjetër përveç Allahut!

Ezani thirret ngadalë, me pushime dhe me zë të lartë.

Çka duhet të bëjmë kur e dëgjojmë ezanin?

Kur dëgjohet ezani, duhet ta ndërpresim punën dhe ta dëgjojmë muezinin duke i përsëritur fjalët e tij në vete, me përjashtim në thënien “Hajje ales-salah”, me çrast duhet thënë “La havle ve la kuvvete il-la bil-lahil alij-jil adhim”. Po ashtu, edhe në thënien: “Hajje ales-salah”, dëgjuesi thotë “Ma shae Allahu kane ve lem jeshae lem jekun.”

E kur muezini e mbaron ezanin, atëherë është mirë që ata që e kanë dëgjuar ta këndojnë në vete këtë dua:

ALLAHUMME RABBI HADHIHID –DA`VETIT – TAM-METI VES-SELATIL-KAIMETI, ATI MUHAMMEDENIL – VESILETE VEL –FADILETE VED – DEREXHETE RREFIATE, VEB`ATH-HU MEKAMEN MAHMUDENIL-LEDHI VE VEADTEHU, INNEKE LA TUHLIFUL-MIAD!

Përkthimi:
O Zot! Zot i kësaj thirrjeje të plotë si dhe i këtij namazi që falet, jepi Muhammedit vyrtite dhe nderime të larta dhe bëre që në botën tjetër të jetojë në atë gradë që Ti i ke premtuar. Në të vërtetë, Ti, o Zot, nuk e harron premtimin!

Burimi: Koha islame

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne