Clinton bëhet priftëreshë?

Hillary Clinton dëshiron të predikojë. Kjo është ajo që i tha Bill Shiladit, pastorit të saj gjatë një promovimi të kohëve të fundit për librin e saj të ri në lidhje me devotshmërinë e përditshme gjatë fushatës së vitit 2016.

Hillary Clinton, kandidate demokrate në zgjedhjet presidenciale në SHBA pas një bisede me Bill Shiladi, një nga pastorët e “Kishës metodiste”, botoi një artikull në mediat konservatore të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka shprehur edhe një herë dëshirën dhe ambicien e saj për të përparuar nëpërmjet shërbimit të predikimit dhe të fesë. Agjencia e lajmeve Atlantik, i është referuar një artikulli të botuar vjeshtën e vitit të kaluar nga Newsweek, ku shkrimtari Kenneth Woodward tha se ish sekretarja amerikane ka pasur gjithmonë një ëndërr të fshehtë. Vjeshtën e kaluar, ish redaktori i Newswëeek Kenneth Woodward zbuloi se Clinton i tha atij në vitin 1994 se ajo mendonte “gjithnjë” për t’u bërë një metodiste në ministri. Ajo kërkoi që të mos shkruante për këtë. Duke marrë parasysh dëshirën e saj, Clinton ish kandidate për zgjedhjet presidencialë, pas një humbjeje të dhimbshme në zgjedhjet e vitit të kaluar, është munduar të riparojë imazhin e humbur dhe t’i tregojë popullit amerikan se është një person i besuar dhe i sinqertë me themele të forta etike dhe fetare. Në fund të këtij artikulli, thuhet se tani që Clinton nuk ka votë tjetër për të humbur, ajo ndoshta mendon se mund të ketë ende diçka për të fituar./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne