Çlirohet tërësisht aeroporti më i madh ushtarak i Alepos

Si rezultat i avancimit të ushtrisë së Sirisë në pjesën lindore të Alepos, forca siriane kanë arritur të çlirojnë më shumë rajone strategjike nga pushtimi i terroristëve të ISIS.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se forcat e ushtrisë së Sirisë të premten kanë çliruar nga pushtimi i terroristëve 35 fshatra dhe aeroportin ushtarak Xharah i cili konsiderohet aeroporti më i madh ushtarak në Alepo. Gjatë këtyre operacioneve janë vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS. Grupi terrorist ISIS këtë aeroport e shfrytëzonte si bazë ushtarake të tij për trajnimin e forcave të reja. Ushtria e Sirisë dhe forcat aleate të saj kanë arritur që brenda më pak se një jave kanë arritur të çlirojnë dhe spastrojnë nga elementë terroristë më tepër se 13 mijë km2 në rajone të ndryshme të këtij vendi. Forcat siriane gjithashtu duke vendosur kontrollin e tyre mbi dhjetëra fshatra, arritën të afrohen pranë kufijve të Rakas, qendrës kryesore të ISIS në Siri./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne