‘Çmendet’ Rama, kërcënon nënkomisarin: Nuk do t’i ndahemi këmba këmbës atij horri…

Kryeministri Edi Rama kalon çdo parashikim duke kërcënuar nënkomisarin Emiljano Nuhu, i cili denoncoi rastin e përdhunimit të Xhisiela Malokut nga djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Në reagimin e tij Rama është treguar edhe më i ashpër se vetë Taulant Balla. Kryeministri e ka quajtur ‘horr’ oficerin e policisë.

‘Një horr i kthyer në hero, ka sabotuar hetimin dhe ka përdorur rastin për të marrë azil. Nuk do t’i ndahemi këmba këmbës atij horri’, tha Rama, duke i mëshuar idesë se Emiljano Nuhu e ka sajuar këtë denoncim vetëm për të përfituar azil politik.

Ky është një tjetër rast i paprecedentë i kryeministrit, që sulmon dhe kërcënon ata të cilët  denoncojnë njerëzit e oborrit të ‘Rilindjes’. Me po të njëjtën gjuhë reaguan edhe ndaj Dritan Zaganit tre vjet më parë, por më pas rezultoi se të gjitha akuzat e Zaganit për drogën dhe Saimir Tahirin ishin të vërteta.

Burimi: LAPSI.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne