Gjyqtarët që shërbejnë në gjykatat e shkallës së parë dhe apelit, në Tiranë apo në rrethe, ashtu si anëtarët e organeve më të larta të drejtësisë, posedojnë pasuri befasuese në raport me pagat e tyre dhe nivelin e jetesës në Shqipëri. Disa gjyqtarë thonë se nuk e kanë ditur se kishin edhe një apartament tjetër në bashkëpronësi, ndërsa dikush tjetër deklaron se bashkëjetuesja e tij bën 7 punë njëherësh. Shqiptarja.com u referohet vetëm deklaratave së pasurisë për vitin 2016 dhe jo deklaratave fillestare apo deklaratave të viteve të ndërmjetëm, çka do të thotë se, pasuria e pasqyruar është vetëm një pjesë e pasurisë reale që posedojnë gjyqtarët.

Artan Gjermeni

Gjatë vitit 2016, gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Artan Gjermeni, deklaron katër pasuri të reja të paluajtshme, konkretisht terren sportiv, lokal, tokë bujqësore dhe shtëpi banimi. Gjyqtari deklaron një shtëpi banimi në Lushnje, me sipërfaqe 74 m2, me dëshmi trashëgimie, 66.6 % të pjesës. Gjermeni është gjithashtu pronar në masën 100 % i një toke bujqësore, me sipërfaqe 1 856 m2, në fshatin Kutje të Lushnjes, përfituar me dëshmi trashëgimie. Ai deklaron se  posedon 20 % të një terreni sportiv, me sipërfaqe 1 092 m2, i mbuluar dhe me dhoma zhveshje. Po gjatë vitit 2016, gjyqtari është bërë bashkëpronar në masën 20 % i një tjetër pasurie të paluajtshme, ku përfshihen truall me sipërfaqe 450 m2 dhe ndërtesë, bar kafe, 1 kat me sipërfaqe 90 m2.

Në deklaratën e pasurisë nuk të dhëna për vendndodhjen e terrenit sportiv dhe lokalit. Gjyqtari ka gjithashtu në pronësi një dyqan me sipërfaqe 40 m2, në Tiranë, të cilin e ka dhënë me qira si dhe një zyrë në qytetin e Lushnjes, dhënë gjithashtu me qira. Artan Gjermeni deklaron rreth 370 mijë USD depozita dhe llogari bankare, konkretisht depozitë në vlerën 18 586 203 lekë, depozitë të bashkëshortes, në vlerën 16 537 246 lekë, llogari bankare, shtuar me 3 489 181 lekë në 2016, llogaria e rrjedhëse 1 049 272 lekë etj. Duke përfshirë pagat, të ardhurat nga qiratë, shtesat dhe gjendjet në llogari dhe depozita bankare, shuma arrin mbi 450 mijë USD.

Çuditë e drejtësisë

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Anila Capo, deklaron një overdraft në Bankën Credins, me një vlerë të pazakontë, 1 700 000 lekë. Bashkë me bashkëshortin zonja ka marrë edhe 300 mijë euro kredi në Bankën Amerikane të Investimeve. Ata kanë marrë edhe një kredi në Bankën Credins, 130 mijë euro si dhe një huamarrje personale 13 mijë euro. Bashkëshorti i gjyqtares, Sejdin Zere, rezulton administrator i pesë kompanive, ku deklaron 1 967 424 lekë pagën dhe 3 875 081 lekë fitime.

Kurse, Ken Dhima, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative në Vlorë, deklaron një apartament banimi me sipërfaqe 51,65 m2, sipas vërtetimit të dokumentit hipotekor datë 01.03.2014, për të cilin gjyqtari thotë se nuk e ka ditur se kishte 1/5 e pasurisë. Në mars të vitit 2014, ILDKP e kallëzoi penalisht Ken Dhimën për deklarim të rremë, fshehje të pasurive dhe për mosmbulim të vlerës së krijimit të aseteve dhe shpenzimeve me burime të ligjshme për vitet 2005, 2007 dhe 2008.

Bashkëjetuesja që bën 7 punë

Alma Osmanaj, bashkëjetuesja e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdallai, rezulton me të ardhura nga shatë punë të ndryshme, brenda dhe jashtë vitit, në sektorin privat dhe publik. Për vitin 2016, ajo deklaron 13 049 443 lekë ose rreth 100 mijë euro të ardhura si notere në Tiranë, 3 047 836 lekë të ardhura nga paga në Ministrinë e Drejtësisë, 94 237 lekë të ardhura nga paga si juriste pranë QSUT, 17 100 lekë të ardhura si pedagoge pranë ‘Albanian University”, 73 mijë USD të ardhura nga punësimi jashtë vendit, 1 350 euro të ardhura nga punësimi pranë Projektit të Grupit të Krizave Ndërkombëtare dhe 3 mijë euro të ardhura nga shërbimi lidhur me ReSPA, financim nga BE.

Mbetet e paqartë se si zonja në fjalë ka punuar njëherësh në dy institucione publike siç është QSUT dhe Ministria e Drejtësisë. Gjithashtu duket e habitshme se si ajo ka punuar njëherësh në QSUT, Ministrinë e Drejtësisë, jashtë vendit, si notere në Tiranë etj. Ndërkaq, Alma Osmanaj deklaron apartament në Tiranë, me sipërfaqe 118 m2, me vlerë 7 758 900 lekë, garazh në Tiranë me vlerë14 500 euro, makinë tip Toyota me vlerë 1 400 000 lekë dhe apartament në Golem me vlerë 50 mijë euro.

Shitblerjet e pasurive

Ilir Çeliku, ish-gjyqtar i Apelit në Vlorë, deklaron se gjatë vitit 2016, ka shitur pasuri të paluhatshme në në Tiranë, në vlerën 250 mijë euro.

Gjyqtarja Aantoneta Prendi ka shitur një pasuri të paluajtshme të paspecifikuar, për të blerë një apartament në Tiranë, me sipërfaqe 86 m2, me vlerë 69 690 euro.

Ndërsa Enkeleda Kapedani, gjyqtaren në  Gjykatën e Elbasanit ka shitur tokë arë në Golem, me vlerë 1 400 000 lekë. Gjyqtarja e Beratit thotë se ka marrë një hua pa afat për blerjen e një apartamenti.

Pasuritë e disa gjyqtarëve të shkallës së parë dhe apelit Artan Gjermeni, Gjykata e Tiranës (2016)

Shtëpi banimi në Lushnje, 74 m2, me dëshmi trashëgimie, 66.6. % të pjesës.

Tokë bujqësore me sipërfaqe 1 856 m2, në fshatin Kutje të Lushnjes, me dëshmi trashëgimie, 100 % të pjesës.

Truall dhe ndërtesë, terren sportiv, i mbuluar dhe me dhoma zhveshje, me sipërfaqe 1 092 m2, (1 kat 56 m2), fituar me dëshmi trashëgimie, 20 % të pjesës.

Truall me sipërfaqe 450 m2 dhe ndërtesë, bar kafe, 1 kat me 90 m2, fituar me trashëgimi në 2016, 20 % të pjesës.

Të ardhura nga qira e dyqanit në Tiranë, me sipërfaqe 40 m2, 120 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e zyrës në Lushnje, 210 000 lekë.

Llogari bankare, shtuar në 2016 me 3 489 181 lekë.

Depozitë bankare në Raiffesien Bank, vlerën 18 586 203 lekë

Depozitë bankare në Raiffesien Bank e bashkëshortes, 16 537 246

Llogaria e rrjedhëse e pagës dhe shpërblimeve në Credins Bank, 1 049 272 lekë.

Kartë krediti me limit, 50 000 lekë.

Llogari e rrjedhëse në emër të djalit, 4 438 dhe 13 138 lekë.

Llogari e rrjedhëse e bashkëshortes si notere, 319 188 lekë.

Të ardhura nga paga, 1 372 511 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si notere, 5 111 297 lekë.

Të ardhura nga paga e djalit si këshilltar ligjor pranë… 234 432 lekë.

Bledar Abdallai, Gjykata e Tiranës

Paga si gjyqtar, 1 136 590 lekë.

Pjesëmarrje në mbledhjet e Komisionit të Apelit të FSHF, 51 000 lekë.

Bashkëjetuesja, Alma Osmanaj, apartament në Tiranë, me sipërfaqe 118 m2, 7 758 900 lekë.

Garazh në Tiranë, me sipërfaqe 20 m2, 14 500 euro,

Makinë tip Toyota, 1 400 000 lekë.

Apartament me sipërfaqe 98 m2, në Golem, 50 mijë euro.

Llogari kursimi, 65 092 lekë.

Llogari kursimi, 3 451 USD. Llogari kursimi, 1 001 euro.

Të ardhura si notere në Tiranë, 13 049 443 lekë.

Të ardhura nga paga në Ministrinë e Drejtësisë, 3 047 836 lekë.

Të ardhura nga paga si juriste pranë QSUT, 94 237 lekë.

Të ardhura si pedagoge pranë ‘Albanian University”, 17 100 lekë.

Të ardhura nga punësimi jashtë vendit, 73 845 USD.

Të ardhura nga punësimi pranë Projektit të Grupit të Krizave Ndërkombëtare, 1 350 euro.

Të ardhura nga qira, 3 600 euro.

Të ardhura nga shërbimi lidhur me ReSPA, financim nga BE, 3 mijë euro.

Anila Capo, Gjykata e Tiranës (2016)

Overdraft në Bankën Credins, 1 700 000 lekë.

Hua në Bankën Amerikane të Investimeve, 300 mijë euro.

Paga si gjyqtare, 1 383 660 lekë.

Llogari bankare, 94 757 lekë.

Llogari bankare, 55,92 GBP.

Llogari bankare, 814 lekë.

Llogari bankare, 1 160 lekë.

Llogari bankare, 1 704 lekë, minus 2 348 euro, 8 209 lekë, 2 997 lekë.

Bashkëshorti, Sejdin Zere, paga si administrator i pesë kompanive, 1 967 424 lekë.

Fitimi nga aktiviteti i 5 kompanive, 3 875 081 lekë.

Të ardhura nga kontrata e qerasë me shoqërinë…, 20 400 euro.

Pagesë e shpronësimit në favor të S. Zere, 34 200 000 lekë.

Kredi personale në Bankën Credins, 130 mijë euro, detyrimi i mbetur 125 962 lekë.

Huamarrje personale 13 mijë euro, detyrimi i mbetur 6 500 euro.

Alkelina Gazidedja, Gjykata e Tiranës (2016)

Interesa nga depozita në emër të bashkëshortit, 72 380 lekë.

Hapje depozite në emër të bashkëshortit, 1 000 000 lekë.

Mbyllje llogarie në emër të bashkëshortit,, 381 lekë.

Hapje dhe mbyllje fond investimi, 837 000 lekë.

Interesa nga depozita në emër të bashkëshortit, 3 106 lekë.

Gjendje cash në shtëpi, 1 400 000 lekë.

Gjendje lekë në bankën Raiffeisen Bank, 717 510 lekë.

Llogari biznesi në emër të bashkëshortit, 500 000 lekë.

Interesa nga depozita në ProCredit Bank, në emër të djalit, 5 751 lekë.

Interesa nga depozita në ProCredit Bank, në emër të djalit, 3 052 lekë

Mbyllje e depozitës në emër të djalit, 57 360 lekë.

Interesa nga llogaria e kursimit në emër të djalit, 449 lekë, 87 lekë.

Gjendje llogarie në ProCredit Bank 11 500 lekë, 28 000 lekë dhe 119 lekë.

Pakësim llogarie, 100 000 lekë.

Biznes person fizik Donald Gazidedja, 450 180 lekë.

Shpenzime për biznesin, 233 522 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare, 1 322 186 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortit, 3 108 333 lekë.

Të ardhura nga qiraja e dyqanit, 306 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e një pjesë të shtëpisë, 168 000 lekë.

Të ardhura nga biznesi i djalit Donald Gazidedja, 182 500 lekë.

Të ardhura nga puna e djalit Donald Gazidedja, programim online, 500 euro.

Kontratë qiraje ambienti ku ushtron aktivitetin bashkëshorti, 7 000 lekë në muaj.

Kontratë qiraje ambienti ku ushtron aktivitetin djali, 25 000 lekë.

Tarifë shkollimi e bashkëshortit tek shkolla e avokatisë në Tiranë, 30 000 lekë.

Tarifë shkollimi i deklarueses për titullin doktor shkencash, 213 000 lekë.

Tarifë shkollimi e djalit në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, 25 000 lekë.

Tarifë shkollimi e djalit Alrdi Gazidedja, tek shkolla Protagonistët Tiranë, 144 000 lekë.

Tarifë për licencën e avokatisë së bashkëshortit, 112 000 lekë.

Intership kryer nga djali në konsullatën shqiptare në Milano në Itali, 250 euro.

Blerje me internet card nga djali Donald Gazidedja, 13 642 lekë.

Tokë arë në Dibër, figuron në emër të babit tim, Agim Gazidedja, 1920 m2.

Aksione në shoqërinë Albtelekom, blerë me bono privativi, në emër të Dritan Gazidedja, pasi ka qenë punonjës i ndërmarrjes, e cila u privatizua.

Adelajda Gjuzi, Gjykata e Beratit (2016)

Hua pa afat për blerje apartamenti, 1 680 000 lekë.

Pasuri në përdorim, i llojit garazh në Selitë,12 mijë euro.

Gjendje cash, 10 000 lekë. Llogari rrjedhëse nga paga, 56 836 lekë.

Paga si ndihmësgjyqtare në Gjykatën e Lartë, 485 lekë.

Paga si gjyqtare, 447 582 lekë.

Të ardhura të përfituara nga Shkolla e Magjistraturës, 32 049 lekë.

Depozitë bankare, 143 340 lekë.

Depozitë bankare, 15 193 lekë.

Depozitë bankare, 280 127 lekë.

Kursime cash, 100 000 lekë.

Bashkëshorti magazinier tek ‘Dule’ sh.p.k, 501 600 lekë.

Administrator i ‘XHS Bioprodukt’, me qendër në Fier.

Blerje pajisje kondicionimi, 460 588 lekë.

Paulin Çera, Gjykata Durrës (2016)

14 dynym tokë mbjellë pemtari në Peshkopi.

Makinë Fort Focus, 2 500 euro.

Llogari bankare e pagës, 466 953 lekë.

Llogaria bankare e pagës, 580 623 lekë.

Kredi bankare, 500 000 lekë.

Overdraft, minus 242 746 lekë.

Bashkëshortja, e punësuar në Drejtorinë Arsimore Dibër, llogari bankare në BKT, 397 063 lekë.

Antoneta Prendi, Gjykata e Tiranës (2016)

Shitje e pasurisë së paluajtshme për blerje apartamenti në Tiranë, me sipërfaqe 86 m2, me vlerë 69 690 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtare, 1 120 150 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit pranë shoqatës SOS, 734 102 lekë.

Të ardhura si eksperte për reformën në drejtësi, 29 523 lekë dhe 26 059 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit, 100 000 lekë.

Huan shtetasit… 28 mijë euro për pagimin e këstit për blerjen e apartamentit.

Kredi për blerje apartament banimi, 3 475 000 lekë.

Bashkëpronësi e 12 000 m2 tokë, në fshatin Vithkuq të Korçës.

Brunilda Kadi, Gjykata e Tiranës, anëtare e KLD, (2016)

Llogari rrjedhëse, pjesë e kursimeve nga pagat, 1 478 268

Depozitë në SHBA, 3 975 USD, krijuar nga puna e bashkëshortit.

Llogari rrjedhëse, 39 USD dhe 45 euro.

Llogari rrjedhëse në Shqipëri, 6 475 USD.

Cash krijuar nga puna e bashkëshortit në SHBA, 16 mijë USD.

Të ardhura nga paga, 1 140 885 lekë.

Pagesë nga Shkolla e Magjistraturës, 19 660 lekë.

Të ardhura si anëtare e KLD, 102 000 lekë.

Të ardhura si eksperte për reformën në drejtësi, 373 313 lekë.

Shërbim konsulence nga shoqëria, Ed-Kontruksion, pagesa në dy vite, 650 000 lekë.

Të ardhura të krijuara nga puna në SHBA si nënkontraktor në fushën e transportit, 23 mijë USD.

Kredi për mobilim shtëpie, 85 mijë euro, detyrimi i mbetur 16 973 euro.

Pasuria 2015 Shtesë në depozitë në SHBA, 2 986 USD.

Blerje makine, 1200 USD.

Paga si gjyqtare, 1,167,129 lekë.

Gazmend Kadi, 27 762 USD të ardhura në SHBA.

Gazmend Kadi, shlyer nga taksat federale 3 659 USD.

Kredi për mobilim shtëpie, 85 000 euro, deri në vitin 2028, shlyer 12 mijë euro.

Enkeleda Kapedani, Gjykata e Elbasanit

Cash nga shitje e një are në Golem, 1 400 000 lekë.

Llogari rrjedhëse, 9 133 lekë.

Llogari rrjedhëse, 73 726 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime, 20 860 lekë, 579 692, 50 000 lekë, 391 231 lekë, 7 500 lekë.

Kredi konsumatore, 1 000 000 lekë.

Bashkëjetuesi, shtëpi banimi me sipërfaqe 300 m2 truall dhe 156 ndërtesë, në Tiranë, 1/6 pjesë.

Tokë bujqësore, me sipërfaqe 26 580 m2, 1/6 pjesë.

Gjendje cash nga shitja e makinës, 400 000 lekë.

Dhënë hua shtetasit… 28 mijë euro.

Kontratë qiraje me afat njëvjeçar, 20 000 lekë në muaj.

Ilir Çeliku, ish-gjyqtar i Apelit në Vlorë

Shitur pasuria e paluajtshme në Tiranë, 250 mijë euro.

Paga si gjyqtar, 1 278 828 lekë.

Paga e bashkëshortes në shoqërinë përmbarimore ‘Sperd Solution’, 211 365 lekë.

Paga e bashkëshortes në shoqërinë përmbarimore…, 352 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si aksionere në shoqërinë përmbarimore‘Sperd Solution’, 2 589 786 lekë.

Shitja e kuotave nga bashkëshortja në shoqërinë përmbarimore ‘Sperd Solution’, 50 000 lekë.

Kredi bankare në BKT, në shumën 50 mijë euro.

Shlyer kredia bankare, 2 538 000 lekë.

Bashkëshortja llogari rrjedhëse 105 mijë euronga shitja e pasurisë së paluajtshme.

Llogari rrjedhëse 55 mijë euro nga nga shitja e pasurisë së paluajtshme.

Aksionere në shoqërinë përmbarimore ‘Sperd Solution’, 50 % të kuotave janë dhuruar nga ortaku Ardit Hajdini.

Kastriot Gramshi, Gjykata e Tiranës

Apartament me sipërfaqe 63 m2, Tiranë,

48 mijë euro (kursime të akumuluara para emërimit si gjyqtar).

Shtëpi me sipërfaqe 180 m2, në Nju Jork, 184 mijë dollarë.

Të ardhura si gjyqtar, 1 076 512 lekë.

Të ardhura si lektor në SHBA, për periudhën mas-shtator 2016, 2 919 euro.

Të ardhura nga qiraja e apartamentit në SHBA, 9 800 dollarë.

IRS Tax Return 2015-2016, 18 242 dollarë.

Hua e dhënë pa interes 20 mijë dollarë.

Kredi në SHBA, për shtëpi banimi, 184 646 dollarë.

Depozitë në SHBA, 263 dollarë.

Klorinda Çela, Gjykata e Tiranës

Të ardhura nga paga si gjyqtare, 1 081 326 lekë.

Paga e bashkëshortit, Ken Dhima, pranë Gjykatës Administrative në Vlorë, 1 071 389 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ambientit të shërbimit, 1 732 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e njësisë së shërbimit në Tiranë, 748 000 lekë.

Të ardhura nga kontrata e kredisë bankare e lidhur me meje dhe bashkëshortit Ken Dhima, 21 000 000 lekë.

Detyrim nga shoqërisë për blerje njësi shërbimi, shlyer 50 mijë euro, mbetur 55 mijë euro.

Detyrim huaje ndaj një shtetasi, shlyer 14 000 000 lekë, mbetur 700 000 lekë.

Ken Dhima, Apartament banimi me sipërfaqe 51,65 m2, pjesa 1/5, sipas vërtetimit të dokumentit hipotekor, datë 01.03.2014. (Për këtë ambient, i cili është rezultat i ligjit nr. 7652, kamë marrë dijeni nga babai im vetëm në tetor të vitit 2016. Për këtë arsye nuk e kam deklaruar këtë pasuri në deklaratat periodike të pasurisë. Kam menduar se ka qenë regjistruar vetëm në emër të babait).

37