Englantina Gjermeni, ish-ministre e Turizmit në qeverinë “Rama 1”, nuk e ka kursyer veten për të dalë në manifestimet e komunitetit gay si përkrahëse e kauzës së tyre.

E së fundi, pas një tërheqjeje nga protagonizmi politik, edhe nga fakti se nuk është më në qeveri, ajo ka ridalë në skenë si relatore projektligjin e strehimit social, ku si kategori me përparësi është caktuar pikërisht komuniteti LGBT.

Kur u propozua që tek kategoritë prioritare të përfshihen zjarrfikësit, ishte Gjermeni ajo që potencoi “psenë” e përfshirjes aty të LGBT-së

“Për zjarrëfikësit nuk kemi pasur ndonjë shprehje nga grupet e interesit apo që të ketë dalë në pah që është një kategori që ka nevojë për përparësi. Ndërsa sa i përket LGBT, është një ndër kategoritë që mund të trajtohet me përparësi për shkak të stigmës dhe frymës mbytëse që ekziston në shoqërinë shqiptare”, tha deputetja socialiste.

Eshtë ky ndër rastet më të paprecedenta që ky komunitet shpërblehet me shtëpi, vetëm nga fakti se një pjesë e shoqërisë nuk pajtohet me devijancat e tyre seksuale.

Por  është gjithashtu një pagesë e shtrenjtë për hapjen e negociatave me BE-në, pasi në rezolutën paraqitur Komunitetit Europian, hartuar dhe miratuar me konsensus nga dy kahjet politike, është dhe kushti “i përkujdesjes” ndaj komunitetit LGTB. Ndaj, në diskutimin e projektligjit, nuk pati asnjë kundërshtim për këtë pikë, edhe pse opozitës i takon të reagojë në emër të pozicionit djathtist.

39