Corbyn bën thirrje që Britania e Madhe të dënojë sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve

Kreytari i Partisë Laburiste Britanike , Jeremy Corbyn, ka bërë thirrje që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të dënojë vrasjen e palestinezëve nga Izraeli, si dhe të ngrijë shitjet e armëve në shtetin okupues.

Vërejtjet e tij erdhën pas një raporti te OKB-së, i cili zbuloi se Izraeli mund të ketë kryer krime lufte kundër palestinezëve.

Në Twitter , Corbyn shkroi: “OKB thotë se vrasjet e demonstruesve në Gaza, përfshirë fëmijët, mjeket dhe gazetarët, mund të përbëjnë “krime lufte ose krime kundër njerëzimit “.

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të dënojë pa mëdyshje vrasjet dhe të ngrijë shitjet e armëve në Izrael”.

Raporti i OKB-së, i botuar më parë këtë javë, thoshte se: “Forcat izraelite të sigurisë vranë dhe qëlluan demonstruesit palestinezë të cilët nuk përbënin kërcënim per vdekje ose dëmtim të rëndë të të tjerëve, dhe as që po marrin pjesë drejtpërdrejt në armiqësi”, duke shtuar se protesta kishte qenë “civile në natyrë”./ MEMO

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne