Cutillo: Korrupsioni dhe gjyqësori kanë mbajtur larg investitorët e mëdhenj italianë

Italia është partneri më i madh tregtar i Shqipërisë, me 57% të totalit të eksporteve dhe 28% të importeve, sipas të dhënave të INSTAT. Por, rëndësia e shtetit fqinj nuk është kaq e lartë, kur flitet për investimet e huaja. Sipas Bankës së Shqipërisë, stoku i investimeve të huaja nga Italia deri në fund të 9-mujorit 2017 ishte 639 milionë euro, duke u renditur pas Greqisë, Kanadasë, Zvicrës dhe Holandës.

Nga Italia kanë munguar përgjithësisht në vite investimet e mëdha. Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, në një intervistë për “Monitor”, pohoi se arsyet lidhen me përvojat e kaluara jo të mira, për shkak të fenomeneve të korrupsionit, problemeve në lidhje me pronësinë e tokës dhe perceptimit të gjerë të një sistemi joefikas gjyqësor dhe jo garantues për sigurinë juridike dhe marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet palëve.
Një tjetër kërkesë që vjen nga sipërmarrës, të cilët dëshirojnë të operojnë në industri me një rëndësi të caktuar, është që të kenë vende fizike të dedikuara, zona industriale të pajisura posaçërisht me akses në shërbimet thelbësore të nevojshme për aktivitete prodhuese, siç janë energjia, uji, dhe transporti urban.

Por, interesi i sipërmarrësve italianë është zgjeruar së fundmi. Në datat 18, 19 dhe 20 shkurt 2018 do të organizohet në Shqipëri një Mision Sistemi i Sipërmarrjeve Italiane, promovuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Kooperacionit me qëllimin për të thelluar mundësitë e tregtisë dhe të investimeve për sipërmarrjet italiane në Shqipëri.

Kjo vizitë, thotë z. Cutillo, është mundësi e jashtëzakonshme për Shqipërinë, nëse do të dijë si ta mirëpresë këtë. “Për ta bërë këtë, mendoj se është thelbësore përmirësimi i ‘klimës aktuale të biznesit’, për të zbatuar reformat strukturore në sektorët kyç dhe në veçanti në sistemin gjyqësor, një administratë publike efikase dhe të shëndetshme, homologë ekonomikë të aftë për të respektuar rregullat dhe kushtet në çdo kohë”.

Përse u vendos për t’u organizuar tani ky mision?

Siç e dini dhe ju, Italia përfaqëson një pikë referimi themelore në rrugën e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe është partneri kryesor tregtar, me një vlerë të shkëmbimeve në 2016-n që kapërceu 2.2 miliardë euro. Shkëmbimet tregtare me Italinë përfaqësonin 36.77% të totalit të volumit tregtar të Shqipërisë. Gjithashtu, në gjashtëmujorin e parë të 2017-s, shifrat janë inkurajuese, me një rritje prej 7.1%.
Pavarësisht se jemi të kënaqur për këtë raport që e vendos Italinë në një pozicion të privilegjuar, ambicia është që të bëjmë më shumë dhe më mirë.
Pikërisht në këtë drejtim është vendosur që të organizohet një Mision për Sipërmarrjet Italiane në Shqipëri, i cili përfaqëson veprimtarinë ndërkombëtare më të rëndësishme nga qeveria italiane.

Misioni, i cili do të mbahet më 18-19-20 shkurt të ardhshëm, do të udhëhiqet nga nënsekretari i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ivan Scalfarotto, dhe do të ketë pjesëmarrjen aktive të ICE, Konfindustria, ABI dhe natyrisht Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, me objektiv thellimin e mundësive tregtare dhe investuese për kompanitë italiane në Shqipëri.

Si do të jetë i strukturuar?

Të hënën, më 19 shkurt, do të mbahet Forumi i Biznesit Italo-Shqiptar në Hotel Tirana International. Forumi, i hapur për mediat dhe organizatat e tjera mediatike shqiptare dhe ndërkombëtare, do t’u kushtohet marrëdhënieve bilaterale politike dhe ekonomike, si dhe mundësive për bashkëpunim dhe investim që ofron tregu shqiptar.

Forumi do të pasohet nga një seminar mbi programet dhe instrumentet e financimit në rajon dhe nga tre tavolina sektoriale në fokus të misionit – Infrastruktura, në kuptimin e tij më të gjerë (turistik, spital, shkollë, transportit, etj.), Energjisë së Gjelbër; Agro-industrisë dhe përpunimit të ushqimit – si dhe një sesion pasdite të takimeve B2B me kompanitë shqiptare, me qëllim të fillimit të kontakteve dhe hulumtimit të fushave të mundshme të bashkëpunimit.
Dita e fundit, e martë 20 shkurt, do t’i kushtohet vizitave të kompanisë dhe objekteve të tjera infrastrukturore të pranishme në territorin shqiptar.

Cilat janë rezultatet e pritshme?

Një mision i tillë, i cili zakonisht synon tregjet shumë më të mëdha dhe larg gjeografikisht, gjithashtu konfirmon se sa fuqishëm beson Italia në potencialin e Shqipërisë, duke sjellë këtu kompanitë e saj të nivelit më të lartë, me synimin që të lehtësojë investimet e dobishme për të dyja palët.

Sfida për Shqipërinë do të jetë të dijë si të mirëpresë këtë mundësi të jashtëzakonshme. Për ta bërë këtë, mendoj se është thelbësore përmirësimi i “klimës aktuale të biznesit”, për të zbatuar reformat strukturore në sektorët kyç, dhe në veçanti në sistemin gjyqësor, një administratë publike efikase dhe të shëndetshme, homologë ekonomikë të aftë për të respektuar rregullat dhe kushtet në çdo kohë.

Realizimi i një misioni sipërmarrës të këtij lloji nga partneri kryesor ekonomik shqiptar, në fazën fillestare të një qeverie të re dhe në një vit kaq të rëndësishëm për rrugën europiane të Shqipërisë, është një sinjal i rëndësishëm që duhet kuptuar plotësisht. Për një zhvillim më të madh ekonomik të vendit, nuk duhet të ketë hapësirë për informalitet, korrupsion dhe sjellje që bien ndesh me ligjin nga të dy anët.

Si e vlerësoni interesin e sipërmarrjeve italiane ndaj Shqipërisë?

Shqipëria ka tërhequr interes të madh nga investitorët italianë që nga fillimi i viteve 1990. Operatorët tanë kanë gjetur shumë faktorë pozitivë këtu, si afërsia gjeografike, njohja e gjuhës italiane, prirjet kulturore dhe prania e një force punëtore të disiplinuar dhe të zellshëm me një kosto konkurruese. Ishte një interes i qëndrueshëm me kalimin e kohës, gjë që çoi në praninë 600 bizneseve aktive, kryesisht të vogla dhe të mesme, të përqendruara në veçanti në sektorin e prodhimit, veçanërisht atë të përpunimit fason, në energji dhe, së fundmi, në shërbime (mjafton të përmendet fenomen i përhapur i qendrave të thirrjeve telefonike).

Edhe pse ka pasur përmirësime të konsiderueshme në disa sektorë, ka nevojë të punohet për të krijuar kushte për trajtim të sigurt, të drejtë dhe të qëndrueshëm me kalimin e kohës. Nëse niveli i taksave luan rol të rëndësishëm në zgjedhjen e vendit ku të bëhet investimi, sipas mendimit tim, por edhe sipas shumë operatorëve ekonomikë me të cilët kjo ambasadë është në kontakt të përditshëm, nuk është elementi kyç. Investitorët këmbëngulin në fakt te një faktor i konsideruar thelbësor: Ata kanë nevojë për ligje të qarta.
Ata gjithashtu mund të pranojnë kosto më të larta, por duan të dinë kur zhvillojnë një “plan biznesi”, se cilat janë ligjet për investimet dhe ata duhet të jenë në gjendje të mbështeten në faktin se këto ligje janë të qarta dhe të qëndrueshme.

Ligjet

Investitorët këmbëngulin në fakt te një faktor i konsideruar thelbësor: Ata kanë nevojë për ligje të qarta. Ata gjithashtu mund të pranojnë kosto më të larta, por duan të dinë kur zhvillojnë një “plan biznesi”, se cilat janë ligjet për investimet dhe ata duhet të jenë në gjendje të mbështeten në faktin se këto ligje janë të qarta dhe të qëndrueshme.

Cilët janë sektorët me interes të lartë nga sipërmarrjet italiane për të investuar në Shqipëri?

Historikisht sektorët me interes më të madh përfaqësohen nga: shërbimet; industria e tekstilit dhe e këpucëve; e makinerive dhe pajisjeve; produkteve bujqësore-ushqimore; energjia dhe mineralet; kimikatet dhe plastikat; materialeve të ndërtimit dhe metaleve. Prania e qendrave të thirrjeve telefonike, disa prej tyre të mëdha, dhe kompanitë e tjera të shërbimit janë gjithashtu të përhapura.
Vitet e fundit, kompanitë italiane po dëshmojnë interesin në rritje të kompanive italiane në turizëm, energji eficiente dhe në zhvillimin ekologjik, veçanërisht në lidhje me grumbullimin, ruajtjen dhe asgjësimin e mbeturinave; të cilët janë sektorë strategjikë për të ardhmen e Shqipërisë. Së fundi, unë nuk do të harroj fushën e inovacionit, që ka interes në rritje dhe që, me siguri, do të përfitojë edhe nga integrimi më i madh ekonomik brenda Rajonit të Ballkanit Perëndimor në vitet e ardhshme.

Në Shqipëri mungojnë kompanitë e mëdha italiane. Përse ka interes për këto kompani për të hyrë në Shqipëri?

Edhe pse prania e biznesit italian në Shqipëri është kryesisht e përbërë nga biznese të vogla dhe të mesme, ka edhe kompani më të mëdha – duke filluar nga Banka Intesa San Paolo, një nga tre bankat e para në vend, si dhe disa biznese të mesme industriale që operojnë kryesisht në sektorin e çimentos, agroushqimit dhe energjisë.

Mungesa e grupeve të mëdha italiane në sektorët strategjikë të vendit (për shembull telekomunikacionet dhe sigurimet), në disa raste është rezultat i përvojave të kaluara jo të mira, për shkak të fenomeneve të korrupsionit, problemeve në lidhje me pronësinë e tokës dhe perceptimit të gjerë të një sistemi joefikas gjyqësor dhe jo garantues për sigurinë juridike dhe marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet palëve.

Arsyet

Mungesa e grupeve të mëdha italiane në sektorët strategjikë të vendit (për shembull telekomunikacionet dhe sigurimet), në disa raste është rezultat i përvojave të kaluara jo të mira, për shkak të fenomeneve të korrupsionit, problemeve në lidhje me pronësinë e tokës dhe perceptimit të gjerë të një sistemi joefikas gjyqësor dhe jo garantues për sigurinë juridike dhe marrëdhënieve kontraktuale ndërmjet palëve…

Për të gjitha këto çështje, dua të theksoj, se autoritetet shqiptare janë shumë të vetëdijshme dhe po përpiqen të përmirësojnë, në veçanti përmes reformës së sistemit gjyqësor. Një tjetër kërkesë që vjen nga sipërmarrës, të cilët dëshirojnë të operojnë në industri, me një rëndësi të caktuar, është që të kenë vende fizike të dedikuara, zona industriale të pajisura posaçërisht me akses në shërbimet thelbësore të nevojshme për aktivitete prodhuese, siç janë rryma, uji dhe transporti urban.

Megjithatë, Shqipëria ka shumë karakteristika të përshtatshme për tërheqjen e investitorëve të huaj si: burime të rëndësishme natyrore, kosto konkurruese të punës dhe të tatimit, si dhe përparësinë e pozicionit strategjik si një portë për të gjithë Rajonin. Afërsia dhe lidhjet historike midis vendeve tona, si dhe shpërndarja e gjerë e gjuhës italiane dhe prania masive e qytetarëve shqiptarë në territorin italian, sipas mendimit tim, e bën Italinë partnerin natyror të Shqipërisë, veçanërisht për të shoqëruar ekonominë shqiptare drejt Bashkimit Europian.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne