Qëllimi ka qenë – siç sqaroi Ivica Daçiç – që negociatat të përfundojnë deri në fundin e mandatit të përfaqësueses së lartë të Bashkimi Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, në tremujorin e tretë të këtij viti, por pas gjithçka që ndodhi dhe bllokimit të negociatave, ai dyshon që diçka e tillë të jetë e mundur.

Kryediplomati serb tha se tashmë është më se e sigurt që në të ardhmen Mogherini nuk do të jetë negociatore.

“Ka më shumë arsye që e bëjnë të vështirë përfundimin e negociatave deri në fund të vitit. Shqiptarët nuk heqin dorë nga këmbëngulja që ne të njohim pavarësinë”, u shpreh Daçiç.

Kur bëhet fjalë për përmbylljen e negociatave në një vit në të cilin mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe zgjidhet Komisioni Evropian i ri – vijoi Daçiç – nuk mund të presim një dialog të intensifikuar.

Megjithatë ai si cilësoi si një sukses të madh faktin që bisedimet janë rikthyer tek zgjidhjet thelbësore, jo vetëm tek çështjet teknike.

“Tani të gjithë ata për të cilët pavarësia nuk diskutohej, krijojnë hapësirë -siç thonë amerikanët – për një zgjidhje relative që do të respektojë qëndrimet e të dyja palëve”, nënvizoi diplomati më i lartë i Serbisë.

Daçiç shtoi se nuk është hequr dorë nga demarkacioni si një zgjidhje për Kosovën, por sipas tij, kjo ide nuk është përpunuar.

“Është në tavolinë, por për këtë model nuk diskutohet. Ne nuk heqim dorë nga një ide që ka kompromisin”, tha Daçiç, i cili ka folur edhe për formatin e negociatave duke thënë se nëse kërkohet përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Serbia do të kërkojë nga ana e saj edhe përfshirjen e Rusisë./ trt

5