Daçiç ironizon: Jepjuani shqiptarëve vizat, ne ua japim autobusët që të ikin nga Kosova!

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiç i është përgjigjur me ashpërsi një studenti francez.

I cili gjatë ligjëratës së tij ka pyetur për gj,enocidin që e ka bërë Serbia.

Ivica Dacic u ka folur anëtarëve të organizatës studentore “BBE-Bourgogne Balkan Express” të Fakultetit të shkencave politike Sciences Po në Paris.

RTVrs bën të ditur se kur një student e ka pyetur për gje,nocidin e paradokoshëhm, të cilin e ka bërë Serbia, Daciq ka qenë i ashpër dhe ka pyetur kush po thotë se Serbia ka bërë gje,nocid dhe se kjo është pyetje e pavend, sidomos duke pasur parasysh vi,ktimat serbe në L,uftën e Dytë Botërore.

“Kjo është dëshmi se sa jeni të indoktrinuar dhe se nuk mendoni racionalisht”, ka thënë Daciq, duke shtuar se “mos serbët kanë bërë g,jenocid ndaj vetes, duke pasur parasysh se në vendet në rrethinë kanë mbetur më pak se sa kanë qenë.

Duke folur se si shqiptarët ‘po e bëjnë punën e tyre’, duke krijuar, sipas tij “Shqipërinë e madhe’, Daciq është prehur me cinizëm të papërmbajtur ndaj tyre.

“Nëse (shtetet perëndimore) i duan kaq shumë, pse nuk ua jepni liberalizimin e vizave?

Pse jeni kaq cinikë.

Ja, ne po angazhohemi që Kosovës t’ia jepni liberalizimin e vizave.

Ne pastaj do t’ua paguajmë autbosët, nuk ka problem”, ka thënë ai, duke aluduar në largimin e shqiptarëve nga Kosova.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne