Daçiç “kërcënon” Britaninë e Madhe për Kosovën

Lajmet se me të marrë Britania kryesimin e Këshillit të Sigurimit më nuk do të mbahen seanca të rregullta për Kosovën, ka shkaktuar reagim në Serbi.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka treguar pozicionin e Serbisë në këtë temë para ambsadorit britanik në Beograd, Denis Keefe.

Daçiq ka theksuar se “Serbia nuk do ta shihte me sy të mirë Britaninë”, nëse merret një vendim i tillë.

Sipas gazetës serbe Novosti, Daçiq i ka thënë ambasadorit se heqja e raporteve për Kosovën nga rendi i ditës në OKB nuk është vendim i favorshëm.

Ai tutje ka theksuar se këto mbledhje janë të dosmosdoshme.

Shefi i diplomacisë serbe sipas kësaj gazete ia ka përcjellur pikëpamjet serbe përfaqësuesve diplomatë të Britanisë.

“Qëndrimi i Britanisë për Kosovën pas marrjes së kryesimit të Këshillit të Sigurimit është i papranueshëm”, citohet të ketë thënë Daçiqi.

Sesionet e Asamblsë së Përgjithshme të OKB-së për Kosovën mbahen çdo tre muaj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe me disa shtete përkrahëse të Kosovës po duan ta ndryshojnë këtë format, gjë që është kundërshtuar nga Rusia dhe Kina.

Si mundësi janë përmendur raportimet më të rralla për Kosovën, ose mbajtja e seancave të mbyllura për publikun.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne