Daçiç: Disa përfaqësues shqiptarë kanë folur se ndarja është zgjidhja më e mirë për Kosovën

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se disa përfaqësues shqiptarë kanë folur se ndarja është zgjidhja më e mirë për Kosovën. Sipas tij, pala kosovare pa praninë e ndërkombëtarëve, do të pranonte edhe ndarjen.

“Unë vazhdoj të them se shqiptarët, kur do të fillonim të bisedonim me ta pa mentorët e tyre, do të pranonin për ndarjen e Kosovës, pasi kjo edhe për ata do të ishte një zgjidhje e mirë”, tha ai, transmeton Novosti.

“Duhet të pranoj që presidenti Aleksandar Vuçiq ka bartur mjaft ngarkesë kur bëhet fjalë për kërkimin e zgjidhjeve për Kosovën. E dini, nuk është aspak e lehtë të diskutohet dhe të bindet një pjesë e mirë e bashkësisë ndërkombëtare që t’i rishikojë gabimet e tyre. Shumë nga Perëndimi nuk dëshirojnë të pranojnë asgjë përveç përmbushjes së të gjitha kërkesave të shqiptarëve. Kjo nuk mundet. Serbëve kurrgjë, e shqiptarëve të gjitha. E çfarë janë pastaj këto bisedime? Këto janë ultimatume”, u shpreh ai, përcjell KP.

Daçiq ka folur edhe për përballjet me ambasadoren e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku.

“E keni parë që ndaj çdo argumenti tim në OKB, Vlora Çitaku përmeni Sllobodan Millosheviq. Aman, njerëz, lini njeriun, ai ka vdekur, hajde të zgjedhim problemet”, theksoi ai.

I pyetur se me cilin përfaqësues nga Prishtina Serbia do të gjente gjuhën e përbashkët, Daçiq tha se është e vështirë të bisedohet me Behgjet Pacollin, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne