Daçiç: Pablo Escobar do te kishte trajtim më të mirë gjatë arrestimit se Gjuriqi që kishte në Kosovë

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për atë se Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe ta lejojë që ajo ta fitojë karrigen në KB.

Daçiq për televizionin serb Pink ka thënë se gjithmonë është angazhuar që për çështje të Kosovës “të gjendet një zgjidhje kompromisi e cila do t’i evitonte shkaqet për të cilat ekzistojnë konfliktet”.

“Nuk është në interesin tonë që ta ashpërsojmë situatën, por që ajo të bëhet e qetë dhe të zbatohet Marrëveshja e Brukselit”, ka thënë Daçiq dhe i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të sqarohet se a e do Serbinë si partner apo si peng i marrëdhënieve të këqija”.

Duke shtuar se do ta presë 20 prillin të sheh se a do t’i plotësojë Prishtina detyrimet e veta nga Marrëveshja e Brukselit mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Daçiq pretendon se nëse nuk i përmbushë atëherë Serbia duhet të vendosë se si të veprojë tutje.

Ai e ka vlerësuar edhe arrestimin dhe dëbimin e drejtorit të zyrës së qeverisë për të ashtuquajturën “Kosovë dhe Metohi” Marko Gjuriq të hënën e kaluar si turp për skenën politike në Evropë dhe për BE.

“Unë mendoj se Pablo Escobar do të kishte trajtim më të mirë sikur ta kishin arrestuar. Gjuriq nuk është kriminel, nuk e ka shkelur ligjin, nëse është fjala për arsyet politike, ka mundur të veprohet ndryshe”, ka thënë Daçiq.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne