Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi sot se Republika Domenikane ka tërhequr njohjen për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Në një prononcim për ‘Tanjug’ Daçiç tha se një tjetër shtet ka tërhequr njohjen e pavarësisë.

Më herët shteti serb ka pretenduar se njohjen për pavarësinë e Kosovës e kanë tërhequr edhe disa shtetet tjera si Suriname, Liberia, Sao Tome dhe Principe, Guinea Bissau, Burundi, Papa Guinea dhe Lesoto, pretendime këto që janë hedhur poshtë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Republika Domenikane e kishte njohur Republikën e Kosovës si shtet me 11 dhjetor të vitit 2012.

4