Daçiq në konferencë, ky shtet e tërhoqi sot njohjen e Kosovës

Beogradi zyrtar po vazhdon luftën diplomatike ndaj Republikës së Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq në një konferencë për media së bashku me homologun e tij nga Unioni i Komoreve, Suef Mohamed-El-amin, ka treguar dokumentin për tërheqjen e njohjes për pavarësinë së Kosovës.

Daçiq ka konfirmuar se ka shkuar në dhjetë numri i shteteve që e kanë tërhequr njohjen Kosovës.

“Unioni i Komoreve ka revokuar njohjen për Kosovën deri në gjetjen e një kompromisi përfundimtar ndërmjet dy shteteve. Shfuqizohet njohja e Kosovës me qëllim që të lejojë të dy palët të arrijnë një zgjidhje të drejtë politike rreth statusit të Kosovës”, thuhet në disa prej pikave të këtij dokumenti.

Burimi: Mesazhi.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne