Daçiç: Shqiptarët nuk janë fuqi të cilës duhet t’u frikësohemi

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë se deklaratat e Kosovës dhe zyrtarëve shqiptarë për krijimin e Shqipërisë së Madhe i janë drejtuar Brukselit dhe jo Beogradit.

Ai theksoi se këto deklarata janë të rrezikshme për stabilitetin e rajonit.

“Shqiptarët janë duke luajtur për gjithça ose asgjë, deklaratat e tyre kanë për qëllim jo Beogradin por t’ia bëjnë të qartë Brukselit … nëse nuk jemi në BE do të shkaktojmë konflikte”, ka thënë Daçiç për TV Pink, transmeton KosovaPost.

“Prandaj, unë e pyes Brukselin: Nëse më shumë vlerëson një vend që kontribuon në stabilitet apo ata që shkaktojnë konflikte”, shtoi Daçiç.

Daçiqç theksoi se shqiptarët nuk janë “fuqi të cilës dikush duhet ti frikësohet”, dhe shtoi se Serbia sigurisht që nuk ua ka frikën dhe fakti që reagon mençur është reflektim i forcës.

Duke folur për situatën në Maqedoni, ai përsëriti se Serbia nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të Maqedonisë kushdo të të vijë në pushtet, duke theksuar se Serbia është e interesuar për stabilitetin në rajon.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne