Daily Mail: Anglia po përgatitet për luftë me Korenë Veriore

Siç duket Anglia po përgatit një plan luftarak në mënyrë që nëse paraqitet nevoja, të jetë e gatshme për tu përballur me atë që ajo e quan kërcënimeve të Koresë Veriore.

Gazeta angleze “Daily Mail” duke cituar burime të informuar, ka njoftuar se Anglia po përgatitet për një luftë të mundshme me Korenë Veriore dhe pretendoi se vetëm edhe një testim raketor nga Paniani do të mjaftojë që Amerika të reagojë ushtarakisht. Vlen të theksohet se të martën e kësaj jave Koreja Veriore manifeston përvjetorin e themelimit të Partisë Komuniste dhe pritet që të kryejë testim të ri raketor. Një prej veprimeve të mundshme të Anglisë në përballje ushtarake me Korenë Veriore mund të përmendet dërgimi i aeroplanmbajtëses më të re të flotës ushtarake angleze “HMS Quin Elizabeth” në rajon. Një burim i qeverisë së Londrës ka thënë se veprimi i mundshëm i Anglisë kundër Koresë Veriore mund të krahasohet me luftën Farkland dhe pretendoi se në atë luftë ishin në pyetje interesat kombëtare të Anglisë ndërkohë që në luftën e mundshme kundër Koresë, Anglia do të jetë pjesë e një koalicioni ndërkombëtar./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne