Daja dhe nipi lindin në të njëjtën ditë, por më të veçantë janë emrat e tyre

Një nënë siriane dhe vajza e saj kanë sjellë në jetë në të njëjtën kohë fëmijët e tyre në një spital në Turqi. Fatma Birinci, 42 vjeçe dhe vajza e saj Gade Birinci, 21 vjeçe lindën secila nga një djalë në spitalin turk në qytetin e Konya.

Nënë e bijë ishin larguar nga vendi i tyre 3 vjet më parë për shkak të konfliktit të përgjakshëm nga lufta civile dhe kishin zbuluar se ishin shtatzëna në të njëjtën kohë.

Emrat e dy të porsalindurve që janë dajë dhe nip janë Recep dhe Tayyip, në shenjë falënderimi për presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan që ka mikpritur në vendin e tij shumë emigrantë sirianë./ shqip

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne