Damasku: Deklaratat e Putinit nuk përfshijnë Iranin

Burimet presidenciale siriane komentuan lidhur me deklaratën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, se do të tërheqë forcat e huaja nga Siria.

Burimet e presidencës siriane të cilat bënë deklaratë për televizionin el Meyadin, thanë se në deklaratën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, shprehja “forcat e huaja” nuk përfshinë Rusinë dhe Iranin.

Më 17 maj, presidenti rus, Vladimir Putin u takua me presidentin sirian, Bashar al Assad në Soçi dhe tha se situata në Siri po stabilizohet dhe se procesi i tërheqjes së “forcave të huaja” nga Siria do të fillojë së shpejti.

Përfaqësuesi i Posaçëm i Putinit në Siri, Aleksander Lavrentiyev i cili bëri një deklaratë lidhur me atë se çfarë ka nënkuptuar Putini me shprehjen “forca të huaja”, tha se në këtë shprehje përfshihen Amerika, Turqia, Hezbollahu dhe Irani.

Në deklaratën e bërë për televizionin el Meyadin, burimet e presidencës siriane thanë: “Irani dhe forcat ushtarake ruse janë në vendin tonë në përputhje me kërkesën e qeverisë siriane, kështu që është në duart e Damaskut që të kërkojë nga ata të largohen nga Siria.”

Në anën tjetër, në deklaratën e bërë për televizionin el Meyadin, ambasadori i Rusisë në Liban, Aleksander Zasipkin tha se Rusia nuk kishte ndonjë probleme me praninë e Iranit në Siri.

Ambasadori Zasipkin u shpreh: “Ne po luftojmë kundër terrorizmit në Siri së bashku me aleatët e Sirisë, Iranin dhe Hezbollahun. Megjithëse amerikanët pretendojnë se po luftojnë terrorizmin, ata po bëjnë justifikime boshe, pavarësisht se Siria i është afruar plotësisht shpëtimit nga terrorizmi. Është e natyrshme që të tërhiqen forcat e huaja, në mënyrë që të rimerret sovraniteti mbi të gjitha territoret e Sirisë.”

Burimi : Yakın Doğu Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne