Damasku dëshiron t’i tërheq prap pranë vetës kurdët e lënë vetëm nga Amerika

 Një nga shkrimtarët e mirënjohur të botës islame, redaktori i përgjithshëm i gazetës Rey El-Yevm, Abdulbari Atvan i shqyrtoi zhvillimet e fundit në Afrin.

Duke u cilësuar se Ushtria Siriane duke hyrë në Afrin do t’i vrasë dy zogj me një gurë, në shkrimin e Atvan u tha se: “Me fjalët e Çavusholut, Ministrit të Jashtëm të Turqisë, shqetësimi për hyrjen e ushtrisë siriane në Afrin duhet të pritët natyrshëm për shkak se operacioni i Degës së Ullirit nuk e ka arritur ende qëlimin e dëshiruar. “

Nga Abdulbari Atvan

Shqetësimi i Turqisë Për T’a Parandaluar Hyrjen e Ushtrisë Siriane Në Afrin

Turqia ka treguar se është shqetësuar nga hapi që ka marrë ushtria siriane duke marrë për objektiv artilerinë si rrugë që e kanë përdorur për të hyrë në Afrin. Për këtë arsye, qeveria e Damaskut e ka shtyer hyrjen e ushtrisë siriane në qendrën e qytetit të Afrinit dhe e pa qartë mesazhin nga Ankaraja. Por, kjo vonesë nuk zgjati më shumë se ndërhyrja e Iranit dhe Rusisë dhe pas një vonese një ditëshe, ushtria siriane u kthye përsëri në Afrin.

Gjakftohtësia e Sirisë Ndaj Nxitjeve të Turqisë

Qeveria e Sirisë e priti me gjakftohtësi operacionin e Turqisë për Afrinin dhe priti me padurim ftesën e palëve që gjendën në Afrin. Duke u vonuar për ndërhyren në Afrin, Turqia shkaktoi dëme materiale dhe morale. Ndërsa, kurdët në anën tjetër, janë ftuar në një takim me qeverinë siriane përballë një numri të madh të ushtarëve turq dhe forcës amerikane pjesërisht.

Natyra e Luftës Po Ndryshon

Turqia e cila është një forcë me ndikim në rajon, nuk duhet të krahasohet me PYD-në e cila përbëhet nga kurdët sirian. Për këtë arsye, natyra e luftërave tashmë ka ndryshuar.

Është e Natyrshme që Damasku t’i Përgjigjet Pozitivisht Kërkesës së Kurdëve për Ndihmë

Duke pranuar se qeveria e Sirisë së bashku me operacionin e Turqisë për Afrinin janë siriane, kurdët në një kohë të shkurtër, kërkuan ndihmë nga qeveria siriane.

Është shumë e natyrshme që qevera e Damaskut t’i përgjigjet pozitivisht kësaj kërkeseje. Së pari, ushtria siriane dhe forcat e rezistencës do të sigurojnë kontrollë në Afrin dhe do të lidhin edhe një qytet me qeverinë e Damaskut. Ndërsa, fitimet tjera do t’a çaktivizojnë planin rajonal të Turqisë të cilin do t’a formonte në një zonë 30 kilometërshe.

Kundërshtimi Indirekt i Turqisë ndaj Qeverisë së Damaskut

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlyt Çavusholu, duke cilësuar se nuk janë të kënaqur me hyrjen e qeverisë së Damaskut në Afrin, në një deklaratë për shtyp të zhvilluar me homologun jordanez, tha se: “Nëse ushtria siriane shkon në Afrin për të mbrojtur PYD-në, askush nuk mund t’i ndalë trupat turke.”

Kushti i Pakuptimtë i Çavusholut për Qeverinë e Damaskut

Kushtet që i’a ka parashtruar Çavusholu për Afrinin qeverisë së Damaskut janë të pakuptimta. Ato nuk mund të pranohen nga ana e Sirisë. Sepse duket se Çavusholu ka harruar se Afrini është një qytet sirian. Hyrja e qeverisë së Damaskut në Afrin nuk mund të konsiderohet si një pushtim. Ajo u përgjigjet kërkesave të kurdëve, të cilët janë qytetarët e vet. A mund të pranoj Çavusholu parashtrimin e kushteve nga ndonjë shtet tjetër për hyrjen e ushtrisë turke në Diyarbakır?

Oportunizmi i Shtetit Sirian

Një tjetër pikë e rëndësishme këtu është se qeveria e Damaskut dëshiron të hapë një dialog të ri me kurdët duke e kthyer situatën aktuale në Afrin në një mundësi. Ashtu si Alepon, dëshiron qëedhe Idlibin t’a pastroj nga terroristët, për të ardhmen e shtetit sirian i cili dëshiron t’i tërheq prap pranë vetës kurdët e lënë vetëm nga Amerika.

Pajtohem me ata të cilët mendojnë se me hyrjen e ushtrisë siriane në Afrin, të gjitha grupet, duke përfshirë edhe Turqinë, do të largohet nga rajoni.

Burimi : Welayet News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne