Damasku: Terroristët masakrojnë civilët sipas urdhrave të padronëve perëndimorë

Në një letër drejtuar Kombeve të Bashkuara, Siria ka tërhequr vëmendjen për një rritje të shpejtë të sulmeve terroriste vdekjeprurëse kundër civilëve në Damask dhe periferitë e tij, duke i bërë thirrje organizatës botërore të marrë masat e duhura kundër vendeve që mbështesin dhe financojnë grupet e armatosura.

Ministria e Jashtme e Sirisë i dërgoi një letër shefit të OKB-së dhe kryetarit të Këshillit të Sigurimit të OKB, pasi grupet militante të vendosura në rajonin e Ghutës Lindore sulmuan kryeqytetin Damask dhe fshatrat rreth tij me predha vdekjeprurëse, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra njerëz, raportoi agjencia e lajmeve SANA. Letra e dënoi sulmin si “vazhdimësi e krimeve të kryera në bazë ditore nga këta terroristë kundër qytetarëve në Damask”, duke thënë se ata kanë gjuajtur më shumë se 1.500 predha në shtatë javët e fundit dhe kanë lënë qindra të vdekur e të plagosur. Ministria më vonë akuzoi disa zyrtarë perëndimorë se kanë mbështetur në mënyrë të drejtpërdrejtë terroristët dhe se i kanë inkurajuar ata për të kryer sulme, pa frikë se do të mbaheshin përgjegjës. “Këta zyrtarë janë bashkëpunëtorë në krimet e terroristëve kundër civilëve të pafajshëm në Damask dhe fshatrat e tij, pasi ata po mohojnë të drejtën e shtetit sirian për të mbrojtur qytetarët e tij, për të luftuar terrorizmin dhe për t’u përballur me ata që financojnë dhe armatosin terroristët”. Terroristët kanë masakruar civilët gjatë shtatë viteve të fundit “sipas udhëzimeve nga padronët e tyre” në kryeqytetet perëndimore dhe të shteteve të Gjirit Persik” thuhet në letrën e qeverisë së Damaskut./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne