Danimarka është vendi i ardhshëm Evropian që do ndalojë Burkën

Radha për të ndaluar burkën dhe nikabin tani po i vjen Danimarkës. Franca, Holanda, Landi Bavarez i Gjermanisë, Belgjika dhe Bullgaria e kanë ndaluar atë tashmë.

Duke e konsideruar mbulesën si një shenjë e shtypjes ndaj grave, Ministri i Jashtëm i Danimarkës tha se do të vijë një ndalim për këtë lloj maskimi.

Ndalimin e mbulimit të fytyrës e mbështetën gjithashtu shumica e partive vendim-marrëse të Danimarkës. Sidoqoftë, ende duhet gjetur një strategji mirëkuptimi për ta zbatuar atë.

Rreth 200 gra në Danimarkë e mbajnë veshjen e burkës./ Gazeta Impakt

burimi:thenews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne