Danimarkë, vetëm 43 për qind e anëtarëve të kishës besojnë në Zot

Zbulohet se më shumë se gjysma e anëtarëve të kishës në Danimarkë nuk i besojnë Zotit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas hulumtimit të zhvilluar nga kompania YouGov për gazetën “Kristelig Dagblad” në mesin e anëtarëve të kishës vetëm 43 për qind besojnë në Zot.

Në hulumtim thuhet se “anëtarësimi në kishë shihet si një pjesë e indentitetit të një danezi, por se kjo nuk nënkupton që personi është fetar”.

Në vendin me një popullsi prej 5.7 milionë banorë, theksohet se 75 për qind e popullsisë është e anëtarësuar në kishë duke paguar edhe taksën e kishës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne