Davutoğlu: Prishtina është shtëpia ime, ashtu siç është Konya

Ish-kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutoğlu, i cili qëndron në Prishtinë me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës,  është pritur në një takim nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili ka vlerësuar rolin e Davutoğlu-t dhe të diplomacisë turke në lobimin për shtimin e numrit të njohjeve dhe për procesin e përgjithshëm të shtet-ndërtimit.

Më herët, Davutoğlu mori pjesë në promovimin e librit të tij “Qytete dhe Qytetërime”, që u organizua në Prishtinë nga Instituti Albanologjik dhe Shtëpisë Botuese Logos A, në kuadër të aktivietete për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Ai poashtu fali namazin e xhumasë në xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë, ku myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, mbajti hytbenë e xhumasë dhe iu drejtua besimtarëve me mesazhin e pavarësisë.

Nga Zyra e Kryeministri theksuan se në takimin mes Haradinajt dhe Davutoğlu-t është biseduar edhe për zhvillimet e fundit politike, për proceset e integrimit euroatlantik dhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Kryeministri Haradinaj theksoi se në Kosovë është krijuar një klimë e favorshme për investitorët potencial.

Ndërsa Davutoğlu, nga ana e tij, përgëzoi kryeministrin Haradinaj dhe qytetarët e Kosovës për 10 vjetorin e pavarësisë, duke vlerësuar të arriturat dhe sukseset që janë shënuar gjatë kësaj dekade.

Davutoğlu në promovimin e librit të tij: Tani na duhet një Ballkan i ri ku të gjitha kombet jetojnë bashkë

Davutoğlu, në promovimin e librit të tij “Qytete dhe Qytetërime”, deklaroi se Prishtina është shtëpia e tij, ashtu siç është qyteti turk Konya. Ai duke rikujtuar se Turqia është vendi i parë që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe që ka bërë përpjekje të shumta për njohjen e saj nga shtete të tjera, theksoi se “Kosova do të jetë gjithmonë e pavarur”.

“Ka disa njerëz që përpiqen të bëjnë dallimin mes turqve dhe shqiptarëve në bazë të disa tendencave nacionaliste. Por, në fund të fundit, ekziston një realitet social, ka më shumë kosovarë që jetojnë në Turqi se sa në Kosovë dhe ka më shumë shqiptarë që jetojnë në Turqi se sa që jetojnë në Shqipëri. Ky është fakt. Disa njerëz që kanë paragjykime historike mund të përpiqen ta ndryshojnë atë fakt, por ky është fakt. Për ne, çfarëdo që të ndodhë në Prishtinë apo në Prizren, është sikur të ndodhë në Konya apo në Stamboll, sepse ka aq shumë njerëz që i kanë zemrat në Prishtinë, në Gjakovë apo në Prizren, Gjilan e Pejë. Ne i shohim të gjitha qytetet e Kosovës si të Turqisë, sepse secilin prej tyre e kemi në zemër”, dekaroi Davutoğlu.

Duke theksuar se ata që shprehen se shteti Osman ka qenë imperialist dhe që po përpiqen të ndryshojnë historinë e të krijojnë konfrontime mes këtyre popujve, Davutoğlu tha se ata duhet të dinë se që nga viti 1520 e deri më tani ai është i vetmi kryeministër turk që vjen nga Konya, por se këto 500 vitet e fundit në Turqi ka pasur kryeministra të shumtë shqiptarë.

Duke u shprehur se 80 milionë njerëz nga Turqia janë pranë kosovarëve, ai deklaroise: “Tani na duhet një Ballkan i ri ku të gjitha kombet jetojnë bashkë, krah për krah duke respektuar territoret, duke respektuar njëri tjetrin. Ballkani është një pjesë e vogël e Evropës, jo shumë e madhe. Nëse nuk mund të ndajmë bashkë këtë gjeografi të vogël ajo nuk do të jetë qendra e kënaqësisë dhe prosperitetit”.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ishte i pranishëm në këtë promovim, theksoi se Davutoğlu është një mik i madh i Kosovës, i cili gjithmonë e ka mbështetur Kosovën.

“Nëse Republika e Kosovës deri më tani është njohur nga 116 shtete, në njohjen ndërkombëtare të Kosovës, në vendosjen e Kosovës në hartën politike të botës, rol të madh ka pasur Turqia, për të cilën unë e di. Por e dinë edhe presidenti Thaçi, në atë kohë si kryeministër dhe shumë të tjerë e dinë se cilat shtete në mënyrë konkrete, kontributi atë botë i kryeministrit Davutoğlu, i presidentit Erdogan, i ministrit të Jashtëm, ka qenë konkret për ta njohur Republikën e Kosovës”, tha Hoxhaj.

Davutoğlu pas namazit të xhumasë: Turqia që nga fillimi ka mbrojtur kauzën e pavarësisë së Kosovës

Davutoğlu, poashtu fali namazin e xhumasë në Xhaminë e Madhe “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë, ku myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, në hytbenë e xhumasë iu drejtua besimtarëve me mesazhin e pavarësisë.

Davutoğlu, pas faljes së namazit, duke folur për media tha se Turqia ka merita të mëdha sa i përket njohjes së shtetit të Kosovës.

“Me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës ndodhemi në qytetin e shpirtit tonë, në Prishtinë. Ne dhe vëllezërit tanë kosovarë jemi dy popuj të cilët i ka lidhur historia dhe fati përjetësisht. Turqia që nga fillimi ka mbrojtur kauzën e Kosovës dhe ka bërë çfarëdo që është dashur të bëhet për një pavarësi të ndershme të popullit të Kosovës”, u shpreh Davutoğlu.

Ndërkaq, Tërnava në emër të të gjithë besimtarëve falënderoi edhe ish-kryeministrin Davutoğlu-n për kontributin dhe mbështetjen që ai i ka dhënë për Kosovën.

Sot në të gjitha xhamitë e Kosovës, imamët ligjëruan për 10 e pavarësisë së Republikës së Kosovës si dhe për vlerën dhe rëndësinë e kësaj dite.

sh-kryeministri i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutoğlu, i cili qëndron në Prishtinë me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, sot është pritur në një takim nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili ka vlerësuar rolin e Davutoğlu-t dhe të diplomacisë turke në lobimin për shtimin e numrit të njohjeve dhe për procesin e përgjithshëm të shtet-ndërtimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Më herët, Davutoğlu mori pjesë në promovimin e librit të tij “Qytete dhe Qytetërime”, që u organizua në Prishtinë nga Instituti Albanologjik dhe Shtëpisë Botuese Logos A, në kuadër të aktivietete për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Ai poashtu fali namazin e xhumasë në xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë, ku myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, mbajti hytbenë e xhumasë dhe iu drejtua besimtarëve me mesazhin e pavarësisë.

Nga Zyra e Kryeministri theksuan se në takimin mes Haradinajt dhe Davutoğlu-t është biseduar edhe për zhvillimet e fundit politike, për proceset e integrimit euroatlantik dhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Kryeministri Haradinaj theksoi se në Kosovë është krijuar një klimë e favorshme për investitorët potencial.

Ndërsa Davutoğlu, nga ana e tij, përgëzoi kryeministrin Haradinaj dhe qytetarët e Kosovës për 10 vjetorin e pavarësisë, duke vlerësuar të arriturat dhe sukseset që janë shënuar gjatë kësaj dekade./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne