Debate për refugjatët/ Noka: Po të vijnë 600 mijë refugjatë, këtu s’do flitet më shqip a merr vesh apo jo?!

Është mbledhur sot Komisioni Parlamentar i Sigurisë ku deputetët e PD po debatojnë me zv/ministren e Brendshme, Elona Gjebrea për çështjen e refugjatëve.

Flamur Noka duke folur i revoltuar, tha se një anëtar kabineti ka dhënë garanci shteteve të BE-së se Shqipëria ka kapacitete dhe mund të presë rreth 600 mijë refugjatë nga zonat e luftës.

Elona Gjebrea i kërkoi PD të mos përhapë panik, pasi kemi thënë “kemi kapacitete”, por s’kemi dhënë shifra.

Flamur Noka në diskutimin e tij më tej u shpreh:

Nuk po përhapim panik, por po përpiqemitë parandalojmë të keqen. Është bërë gati mafia e qenieve njerëzore të veprojë në Shqipëri. Janë 300 skafe të mafias gati për një biznes shumë fitimprurës të qenieve njerëzore. Shqipëria do të bëhet vend i pajetueshëm. Nesër pasnesër këtu shumica do jenë irakian, sirianë dhe shqiptarët në pakicë. Si moj zonjë thua panik kur kanë ikur 500 mijë shqiptarë?! Të vika keq që ne themi se këtu do vijnë 600 mijë vete nga vendet islamike. Ky vend do të kthehet në arene të qenieve njerëzore. Vetem për shqiptarë sdo të kete vend për të jetuar këtu.
A merr vesh moj vajzë apo jo? Nipërit tanë sdo flasin më shqip me këtë që doni ti bëni vendit!!

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne