Debatet për deputetin gjerman/ Doris Pack “shuplakë” të fortë Ramës, shigjeton edhe mediat

Deklarata e kryeministrit Rama në drejtim të Kryetarit te Komisionit të Çështjeve të BE-s në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum ka sjellë reagime të shumta, mes të cilave ish-eurodeputetja Doris Pack.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Pack ka reaguar ashpër pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, ndërsa e ka quajtur deklaratën e kreut të ekzekutivit shqiptar një histori mashtruese e fabrikuar nga vetë ai.

Në reagimin e saj, ajo është shprehur se jo të gjithë janë në kategorinë e Ramës, të cilët mund të shiten apo blihen, ndërsa shton se është turp edhe për mediat të cilat shpërndajnë shpifjet e kryeminstrit.

“Një histori e pabesueshme dhe e fabrikuar në mënyrë perfekte nga #Edi Rama, kryeministri shqiptar, për shpifje ndaj #Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit të Evropës në Bundestagun Gjerman. #Rama mendon për të tjerët se janë në kategorinë e tij: të gjithë mund të blihen e shiten. Turp për të dhe gazetarët që përhapin shpifjen”, shkruan ajo në postimin e saj.

Po sot kryetari i PD-së, Lulzim Basha dënoi ashpër sulmet që sipas tij, Edi Rama po bën nga mediat e kontrolluara prej tij, në drejtim të Kryetarit të Komisionit të Çështjeve të BE-s në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne