Dëbimi” i arabishtes: statusi i arabisht-folësve në Izrael

Parlamenti izraelit në pjesën më të madhe të kohës është një vend poterexhinjsh. Vitin e kaluar, gjërat u tensionuan në mënyrë të veçantë kur një ligjvënës i krahut të djathtë, Betzalel Smotrich, shkaktoi rrëmujë duke i neveritur izraelitët arabë si “analfabetë”. Smotrich shpejt mori mbi vete nga deputetë të tjerë cilësime edhe më të rënda si “ignoramus”.

Edhe pse ata mund të mos jenë të rrjedhshëm në hebraisht, gjithë izraelitët arabë rriten duke folur arabisht. Por, nëse ndërhyrja e Smotrich ishte veçanërisht mizore, qasja e tij nuk është e veçantë. Arabishtja prej kohësh është margjinalizuar në shoqërinë izraelite. Përse ndodh një gjë e tillë?

Në një artikull shpjegues, “The Economist” tregon përpjekjet që janë bërë për ta “dëbuar” gjuhën arabe nga territoret ku jetojnë arabët.

Pas luftës së vitit 1948, disa qindra mijë arabë palestinezë e gjetën veten brenda shtetit të Izraelit. Mbërritja e gati një milion hebrenjve Mizrahi nga vendet arabe, po ashtu rriti popullsinë e arabisht-folësve.

Arabishtja u bë një gjuhë zyrtare e shtetit izraelit.

Sot, arabishtja është gjuha amtare e një të pestës së popullsisë. Pjesa më e madhe e të lindurve arabë mund të flasin edhe hebraisht. Përdorimi i dy gjuhëve dhe kalimi nga njëra tek tjetra nuk është shumë e vështirë: si arabishtja ashtu edhe hebraishtja janë gjuhë semitike, me shumë tipare të përbashkëta. Megjithatë deri në vitin 2002, arabishtja gjendej rrallë në përdorimet zyrtare. Ligje të reja e zgjeruan përdorimin e saj, por izraelitët sërish e hedhin poshtë rëndësinë e saj. Në vitin 2014, deputetët e parlamentit u përpoqën të anulojnë statusin special të arabishtes.

Një tension i tillë i ka rrënjët në qendërzimin e hebrenjve tek projekti zionist. Përpara viteve 1880, askush për dy mijë vjet nuk e kishte folur hebraishten në formë bisedimore. Plani i zionistëve për ta rilindur gjuhën ishte një mënyrë për të formësuar një identitet të përbashkët midis hebrenjve nga vende dhe origjina të ndryshme. Hebraishtja pas kësaj, u promovua në mënyrë agresive nga shteti i ri i Izraelit. Gjuhët e folura tradicionalisht nga hebrenjtë si arabishtja dhe jidishtja, nuk inkurajoheshin. Këngët arabisht dëgjoheshin rrallë në radion e Izraelit. Madje, edhe tani, jepen më shumë para për shkollat hebreje sesa për ato arabe. Dhe kur dëgjohet arabisht, ajo shpesh përdoret keq. Për arabët, Jeruzalemi njihet si “Al Quds”, apo Faltorja e Shenjtë. Por, në shenjat rrugore qyteti shënohet në mënyrë jo-akademike si vjen drejtpërdrejt nga hebraishtja si “Yerushalayim”.

Duke ditur rëndësinë fetare të Jeruzalemit për muslimanët, pretendimet e zionistëve për të gjithë qytetin janë të tmerrshme.

E gjitha kjo çoi në pretendimin se qeveria dëshiron të spastrojë gjithë trashëgiminë e pasur arabe të rajonit. Sido që të jetë, kjo i bënë arabisht-folësit, ngurrues për të t’u integruar në shoqërinë izraelite. Plot 70 për qind e tyre mendojnë se trajtohen si qytetarë të dorës së dytë, edhe pse flasin hebraisht çdo ditë. Ndjesi të tilla reflektohen edhe në jetën politike. Për shembull, deputetët arabo-izraelitë refuzuan të përcjellin funeralin e ish-presidentit Shimon Perez. Mosbesimi vjen nga të dyja palët. Një sondazh i fundit sugjeron se gati gjysma e hebrenjve izraelitë mbështesin dëbimin e arabisht-folësve nga vendi. Megjithatë ka edhe disa shenja pozitive.

Në vitin 2016, një film arabisht u përzgjodh si përfaqësues i Izraelit për çmimet Oskar. Të gjithë fëmijët izraelitë tashmë duhet të mësojnë pak arabisht.

Në të vërtetë, ka nga ata hebrenj izraelitë që po rizbulojnë rrënjët e tyre arabe. Një grup popullor muzikor, A-WA, i përbërë nga hebrenj të Jemenit, kanë publikuar disa hite në arabisht. Por, mund të kërkojë akoma kohë derisa ndryshime të tilla të reflektohen deri lart.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne