‘Dëbo ambasadorin e Izraelit’: Qeveria e Irlandës sulmohet për standardet e dyfishta lidhur me rastin e Gazës dhe Skripalit

Ministri i jashtëm i Irlandës akuzohet për hipokrizi lidhur me dështimin për dëbimin e ambasadorit izraelit mbi vrasjen 60 palestinezëve të hënën nga forcat e mbrojtjes të Izraelit (IDF), pavarësisht dëbimit të diplomatit rus mbi rastin Skripal pa pasur prova.

Ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri Simon Coveney dëboi një diplomat rus në muajin mars pas kërkesës së Britanisë se Rusia qëndronte pas helmimit të agjentit të dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në Salisbury. Vendimi u përball me reagime të shumta në Irlandë, të cilët pohuan se lëvizja ishte e nxituar dhe e bërë para se të paraqiteshin provat.

Politikanët dhe aktivistët e opozitës tani po pyesin pse përgjigjja e njëjtë e aplikuar në rastin Skripal nuk po zbatohet në një situatë ku 60 njerëz vriten dhe mijëra të tjerë plagosen nga forcat izraelite.

Coveney lëshoi të hënën ​​një deklaratë për Gazën ku tha se ne të gjithë kemi “një përgjegjësi politike për uljen e tensioneve dhe mbrojtjen e protestuesve të paarmatosur”. Ai tha se ishte “shumë i shqetësuar nga përdorimi i pabarabartë i forcës” dhe bëri thirrje për një hetim të pavarur.

Ministri gjithashtu thirri ambasadorin izraelit Ze’ev Boker në një takim të martën për të shprehur “tronditjen dhe llahtarin” e tij mbi ngjarjet e së hënës, raporton TheJournal.

Liderja e Sinn Feinit, Mary Lou McDonald tha se veprimet e Coveneyit nuk janë të mjaftueshëm dhe bëri thirrje që ambasadori izraelit në Irlandë të dëbohej.

“Unë e di se zëvendëskryeministri (Tánaiste) e ka thirrur ambasadorit izraelit në një takim – në të vërtetë Tánaiste duhet ta dërgojë në shtëpi ambasadorin e Izraelit. Shteti irlandez duhet të tërheqë misionin diplomatik nga Izraeli,” tha ajo.

Po ashtu edhe levizja irlandeze e solidaritetit palestinez (IPSC) po bën thirrje për dëbim të trupit diplomatik. “Kjo ishte dita e vetme më vdekjeprurëse për palestinezët në territoret e pushtuara në katër vite,” tha kryetari i IPSC- së, Fatin Al Tamimi. “Ambasadori izraelit dhe stafi i tij duhet të dëbohen për apartheid ndërsa ambasadori irlandez në Tel Aviv duhet të tërhiqet nga misioni diplomatik, ashtu siç bëri Afrika e Jugut”.

Irlandezët në mediat sociale u shprehën se Coveney po mban qëndrim të ndryshëm nga trajtimi i rastit të diplomatit rus. Ata thanë se qeveria irlandeze ndjehet e lumtur kur vjen puna për të ndjekur urdhrat e Britanisë, por në lidhje me “krimet kundër njerëzimit”, dështon plotësisht.

Ndërkohë, fushata e levizjes irlandeze të solidaritetit palestinez (IPSC) do të mbajë protesta në të gjithë vendin, ku do të bëjë thirrje për dhënien fund të “masakrës së vazhdueshme të palestinezëve të paarmatosur” nga forcat izraelite./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne